LAJMI I FUNDIT:

Lojërat tradicionale të Rugovës shënohen me shumë aktivitete

Lojërat tradicionale të Rugovës shënohen me shumë aktivitete

Lojërat tradicionale të Rugovës janë lojëra popullore, karakteristik etno-kulturore e trevës së Rugovës që prezantojnë llojllojshmërinë e traditave, zakoneve dhe dokeve të kësaj ane.

Në këto lojëra bëjnë pjesë shkathtësitë fizike, lojërat luftarake të burrave, lojërat humoristike, dëfryese e këngët dhe valët tradicionale.

Mal Kapllan Nikçi, si njëri ndër më të vjetrit në publik ka thënë se në kohën e tij ishte shumë i vështirë organizimi i këtyre lojërave.


“Këto lojëra janë tradita shumë të vjetra. Në vitin 1947 vëllai im ka formuar ansamblin autokton “Rugova”. Në atë kohë kemi pasur shumë  vështirësi në sigurimin e gardërobës. E kemi mbajt aktivitetin më shumë vështirësi, tash është mirë duke shkuar puna. Lojërat janë mbajtur të vendi i quajtur “Bregu i Zenel Agës”. Ky tubim na ka mbetur traditë”, shprehet për RTV Dukagjinin, Mal Kapllan Nikçi.

Kësaj radhe fshati Stankaj ishte Nikoqir i shumë qytetarëve nga brenda dhe atyre nga diaspora që shkuan nga afër t’i përcjellin këto lojëra.

Njëra nga këto lojëra ishte rrëzimi i duarve ku kishte interesim të madh nga të pranishmit. Kampion në këtë disiplinë u shpall Kujtim Qorraj.

“Ndihem mirë, gara ka qenë mjaft e fortë. Është hera e dytë që marr pjesë. Këtë vit arrita të zë vendin e parë”, shprehet Kujtim Qorraj, përcjell Telegrafi.

I pranishëm në ngjarje ishte edhe Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili përgëzoi organizatorët dhe u uroi fat garuesve.

“Më mbetet vetëm t’u përgëzoj për organizim dhe t’u uroj sukses garuesve. Urime dhe paçim gjithmonë kësi lloj lojërash”, deklaroi Gazmend Muhaxheri.

Të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë ishin edhe organizatorët.

Kjo është hera e 28 që organizohet këto lojëra tradicionale në Rugovë, dhe sipas organizatorëve ngjarja do të zhvillohet edhe shumë herë të tjera./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Politikë
Berisha uron Bajramin dhe bën premtimin: Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

Berisha uron Bajramin dhe bën premtimin: Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

Lajme
Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Lajme
Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli në Drenas

Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli në Drenas

Kronika e Zezë
Kalo në kategori