Loja është aktivitet shoqëror, e cila te njerëzit eliminon prirjen drejt lakmisë dhe arrogancës dhe zhvillon kujdesin mbi ndjenjat dhe mirëqenien e të tjerëve. Mbi të gjitha, loja është shprehje e lirisë.
Psikologët e zhvillimit të fëmijëve konsiderojnë se loja është shumë e rëndësishme për kapërcimin e prirjes së lindur drejt agresionit dhe dominimit. Mirëpo, falë lojës e cila çon në bashkëpunim reciprok, shoqëritë kanë arritur të mbijetojnë. Ata thonë: “Loja dhe gjendja e mirë shpirtërore nuk kanë qenë vetëm mënyrë që jeta të jetë sa më argëtuese, por mjete për ruajtjen e shoqërisë dhe promovimin e barazisë reciproke, etj.
Barazia dhe rregullat
Loja është aktivitet shoqëror, e cila te njerëzit eliminon prirjen drejt lakmisë dhe arrogancës dhe zhvillon kujdesin mbi ndjenjat dhe mirëqenien e të tjerëve. Shoqëria e cila harron se si të zhvillohen lojërat, është shoqëri të cilën e përbëjnë individët vetjakë. Mbi të gjitha, loja është shprehje e lirisë. Ajo është çdo gjë, vetëm jo obligim, pranon që t’u binden rregullave të caktuara, të cilat vendosen me marrëveshje.
Prandaj, loja është një ndër aktivitetet më demokratike. Fëmijët nuk mund t’i mësojnë vlerat demokratike nëpërmjet aktiviteteve, të cilat i bëjnë të rriturit, por ekskluzivisht vetëm nëse i shijojnë vetë, nëpërmjet lojës me fëmijët e tjerë. Kjo është situata në të cilën të gjithë fëmijët janë të barabartë, vendosin bashkërisht, por, ajo që është më e rëndësishme, patjetër duhet të respektojnë të drejtat e të tjerëve, po qe se dëshirojnë që edhe vetë të marrin pjesë, transmeton Telegrafi.
Përparësitë e lojës së lirë
Loja e rëndomtë jogaruese është kryesore për zhvillimin e ndjenjës ndaj të tjerëve. Ajo është loja e lirë të cilën nuk e kanë organizuar të rriturit, ajo i përfshin fëmijët e të gjitha moshave dhe nuk ka karakteristika garuese. Gjithashtu, nuk ka më asgjë të përbashkët me video-lojërat, me shikimin e TV-së apo me aktivitetet e organizuara jashtëshkollore të fëmijët, siç është sporti.
Bashkëpunimi në vend të garave
Prania e të rriturve plotëson dëshirat dhe nevojave vetjake të tyre. Kjo është pikërisht ajo që loja i mëson fëmijët – të jenë në harmoni me të tjerët, të bëjnë kompromise, të marrin në konsideratë nevojat e të tjerëve. Shtytja e fuqishme për të luajtur, e cila ekziston te fëmijët, nuk është nevojë e thjeshtë për argëtim. Loja për fëmijë nuk është ikje nga realiteti, por mënyrë që të hyjnë në realitetin e jetës dhe me to t’ia dalin –si fizikisht, ashtu edhe intelektualist dhe emocionalisht.
Loja është ambient i sigurt
Nëpërmjet lojës, fëmijët realitetin e transformojnë në imagjinatë dhe në atë mënyrë në një ambient të sigurt mësojnë që të ballafaqohen me sfidat reale. Për ta loja është edhe përvojë, edhe trajnim. Prandaj, edhe mënyra me të cilën luajnë fëmijët shpreh veçoritë e shoqërisë në të cilën jetojnë – ata në lojën e tyre i praktikojnë ato situata çfarë i presin në jetën reale. Fëmijët, shpejt ‘nuhasin’ dhe pa gabuar e dinë se cilat shkathtësi do t’u nevojiten dhe i praktikojnë në lojërat e tyre.
Problem shkakton implikimi i të rriturve
Të rriturit nuk duhet të përzihen në lojën e tyre; nuk duhet të imponohen si autoritarë dhe mbrojtës, andaj loja shndërrohet në ankesa dhe në naze, pastaj fëmijët sillen me më pak përgjegjësi dhe pjekuri sesa kur luajnë me moshatarët e tyre. Në atë mënyrë humbet fryma e vërtetë e lojës. Loja i mëson fëmijët me shkathtësinë e negociatave, zgjidhjen e problemeve dhe me mbështetjen në vetvete. Loja e cila nuk mbikëqyret pikërisht është me rëndësi kryesore për zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve. Ajo ndihmon që fëmija të mësojë rregullat shoqërore, si edhe të mësojë t’i krijojë rregullat e veta.
Zvogëlimi i pjesëmarrjes në lojë në fëmijëri shprehet në aftësinë tonë të ndërtimit të marrëdhënieve me njerëzit kur të rritemi. Nëpërmjet lojës, ne mësojmë të japim dhe të marrim, t’i kuptojmë ndjenjat e të tjerëve, të zgjidhim konfliktet – që është bazë e çdo lidhjeje. Të rriturit nuk bën që fëmijëve t’ua ndalojnë këto leksione të rëndësishme me implikimin e tyre.
Është për të ardhur keq që fëmijët e sotëm kanë aq pak raste që vërtet të luajnë, pa mbikëqyrjen e të rriturve, ashtu siç kemi luajtur ne kur kemi qenë fëmijë, tërheqin vërejtjen psikologët. Jo vetëm se për këtë shkak mbizotëron epidemia e peshës së madhe trupore dhe e depresionit te fëmijët, por janë gjenerata e cila po rritet pa mundësinë që t’i mësojnë vlerat e vërteta shoqërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu duket sot fëmija i lindur me shenjën e zemrës në ballë

Truku të cilin çdo femër e ëndërron: Stili i flokëve që jua bën fytyrën t’ju duket më e hollë

Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Këshilla për damat: Si të bëheni një zonjë e vërtetë (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Sandro Tonali sfidon ligjet e fizikës me golin e tij, tifozët duan që italianit t'i jepet çmimi 'Puskas'

Trump shpall tarifat e reja: Kosovës dhe Shqipërisë 10 për qind, Serbisë 37 për qind

Trajneri i Galatsarayt, Okan Buruk prononcohet pas ndeshjes për rastin kur Jose Mourinho i kapi hundën

Skandal pas derbit të Stambollit, Mourinho humbet ndeshjen – kap për hunde trajnerin e Galatasarayt

Xheneta Fetahu befason ndjekësit me transformimin e saj të guximshëm

Historike, Gjermania nis zyrtarisht dislokimin e përhershëm të trupave në kufirin me Rusinë