Në muajt e parë të jetës, përpara se të mësojë si të mbajë lodrat në duar apo të ulet, bebja jote do t’i vlerësojë gjërat që vëzhgon me sy dhe përmes tingujve që do të dëgjojë. Shikimi i saj do të jetë i paqartë fillimisht dhe do të fokusohet në gjëra që janë në distancë nga 22 në 35 cm nga sytë.
Kur të jetë rreth një muajsh, do të jetë në gjendje të njohë fytyrën tënde, ndërsa do të shijojë piktura me fytyra të mëdha. Format me kontraste e ngjyra të forta do të tërheqin vëmendjen e saj, sepse janë më të lehta për tu parë. Ka mësuar të shijojë tinguj dhe muzikë të lehtë (këshillohet ta vësh në gjumë me një ninullë), ndërsa objektet që lëvizin ngadalë e prodhojnë tinguj të lehtë, tani bëhen edhe më interesante se sa objektet që nuk lëvizin dhe nuk lëshojnë tinguj.
Lodra që mbahen në duar: pamja e tij e kufizuar do ta bëjë që të pëlqejë çdo gjë që lëviz në hapësirën e tij të të parit. Nuk do të jetë në gjendje të mbajë lodra në duar për pak kohë, por do të tregojë preferencat e tij duke parë me vëmendje atë që ai do.
CD ose kuti muzikore: muzika është një nga mënyrat më të mira të argëtojë dhe relaksojë beben. Lëre të dëgjojë llojet e ndryshme të muzikës dhe shiko si reagon.
Libra prej rrobe me dizajne të forta: librat prej cope me modele të theksuara janë dizajnuar posaçërisht për bebet. Shtrihu në krah të bebes në mënyrë që ai të të shikojë si kthen faqet dhe lexon me zë të lartë – diçka që ka vlerë edhe në moshën e tij.
Rraketake çorape dhe për duart: vishini një lodër të butë që bën zhurmë në dorë ose çorape që bën zhurmë dhe lëre të zhytet në orë të pafundme argëtimi, pasi eksperimenton me gjymtyrët e veta dhe me tingujt e rinj.
Pasqyrë që nuk thyhet: edhe nëse në këtë fazë ai nuk do të kuptojë që ajo që po shikon është refleksioni i tij, bebja do t’i konsiderojë pasqyrat interesante. Në të vërtetë kur është 3 muajsh mund të ketë zhvilluar lidhje me idhullin e tij dhe të nisë t’i buzëqeshë. Përpiqu të gjesh një pasqyrë që të varet në anë të krevatit ose në tavolinën e ndërrimit.
Lodra që zhvillojnë shqisat: një lodër e butë që fishkëllen ose luan muzikë të lehtë kur e shtyp mund të bëhet lodra e tij e dashur për muajt e ardhshëm, shkruan Babylino. Tingujt që prodhon çdo herë që e shtyp do ta ndihmojnë të kuptojë që kjo ndodh me dorën e tij.
Lodra rrotulluese me muzikë: bebet dashurojnë muzikën e lehtë, kështu që është ide e mirë të varësh një lodër muzikore rrotulluese diku që ai të ketë mundësi ta shikojë ndërsa lëviz e të dëgjojë tingujt; në të vërtetë bebja mund të mësohet ta shikojë atë për pak minuta para se të flejë. Ndonjëherë mund t’ia afroni për të lejuar beben të luajë me të për aq kohë sa mund ta shikojë atë, pa lodhur sytë. Shmang vendosjen e saj mbi kokën e bebes, është më mirë të shohë në vijë diagonale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh

Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Mit apo fakt: A rriten qimet më të trasha nga brisku?

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame