Lodhje dhe dhimbje në sytë e vogëlushes siriane - fotografia që ka prekur të gjithë (Foto)

E në këtë fotografi rrëqethëse, jo e paparë nga ne, duket qartë lodhja dhe dhimbja në sytë e saj.
Ndjeshmëria e kësaj fotografie, ka bërë që ajo të shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale, duke u shoqëruar me komente nga më të ndryshmet, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ua përcjellim disa nga komentet që shprehin ndjeshmëri dhe mbështetje për vogëlushen:
“Sa e ëmbël kjo vogëlushe por aq trishtuese ta shohish në këtë gjendje - Zoti ju ndihmoftë”.
“Zemra e vogël, ti meriton gjithçka për të qenë e lumtur si femijët e tjerë. Fytyra jote e mërzitur duhet të rrijë e qeshur - Zoti të ndihmoftë zemër”.
“O sa e mjerueshme. Po më kujton kohën e luftës. Kështu isha edhe unë dikur. Zoti e ruajtë e i ndihmoftë”.
“Zoti ta ktheftë këtë mërzi në lumturi o shpirt se ti je e pafajshme dhe nuk e meriton këtë maltretim”.
“Ruaje o Zot dhe çelja fatin e jetës bukuroshes së vogël”.
“Botë e ftohtë, Gjynah sa e bukur kjo vogëlushe me përjetu këtë situatë aq të vështirë”.
“Këta lotë të fëmijëve dhe këto viktima nëpër dete e oqeane që po jesin për shkak të një karrige të një personi, Assadit...”. /Telegrafi/




















































