LAJMI I FUNDIT:

Loci: Një paciente nga Peja në gjendje të rëndë, pesë të tjerët po trajtohen në shtëpi

Loci: Një paciente nga Peja në gjendje të rëndë, pesë të tjerët po trajtohen në shtëpi

Gjashtë persona janë konfirmuar të prekur me COVID-19 nga komuna e Pejës, ku një prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë, ndërsa 5 raste të tjera janë duke u trajtuar në shtëpitë e tyre dhe gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, thotë se si komunë i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Loci për KosovaPress, ka bërë të ditur se gjendja e një pacienteje që gjendet në Klinikën Infektive është e rëndë, ndërsa 5 personat e tjerë të prekur nga ky virus janë duke u trajtuar nëpër shtëpitë e tyre.


“Që nga fillimi i pandemisë janë 6 raste të konstatuara, ku një prej tyre, rasti i parë është i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa 5 raste të tjera janë duke u trajtuar në vendbanimet e tyre, pra në izolim shtëpiak. Gjendja shëndetësore nuk ka qenë e mirë për shkak të moshës së pacientes dhe sëmundjeve kronike të tjera të cilat i ka. Ndërsa gjendja shëndetësore e 5 personave të tjerë është stabile”, tha ai.

Loci bëri të ditur se kanë bërë gjurmimin e të gjithë personave që kanë pasur kontakt me personat e prekur me virusin COVID-19.

“Po, janë protokollet të cilat i përdorim tek personat të cilët janë konstatuar dhe janë kontaktet të cilat i monitorojmë, pra kontaktet e para, të dyta dhe të treta. Si dhe i përcjellim të gjitha rastet të cilave iu ka caktuar masa e izolimit shtëpiak”, tha Loci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori