Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar sot komunat Ferizaj dhe Lipjan me ç’rast ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Ferizajt Agim Aliu dhe atë të Lipjanit, Imri Ahmeti, të cilëve u ka ofruar mbështetjen e Ministrisë që drejton për projektet e tyre në fushën e energjisë, trajtimit të ujërave të zeza, infrastrukturës dhe punësimit.
Pas takimit me kryetarin e Ferizajt, Ministri Lluka tha se janë trajtuar shumë tema që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Komunës së Ferizajt, mirëpo më tepër rëndësi i është kushtuar trajtimit të ujërave të zeza, projekt ky në vlerë rreth 25 milionë euro që do të financohet nga fondet e huaja përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ku do të ketë një kontribut Qeveria e Kosovës si dhe Komuna e Ferizajt.
Çështje tjetër që është diskutuar në këtë takim ishte edhe infrastruktura energjetike në vend. “Nëse duam që t’i mbështesim bizneset duhet që t’u sigurojmë furnizim stabil me energji elektrike, e në këtë aspekt duhet të bashkëpunojmë me KEDS, KOSTT sepse duhet t’i rrisim kapacitetet energjetike në Ferizaj, në mënyrë që t’i përkrahim bizneset vendore duke ditur që Komuna e Ferizajt është kontribuuesi i dytë më i madh pas Prishtinës”, tha Lluka.
Sa i përket ndërmarrjeve publike, kreu i MZHE-së tha se ato duhet të subvencionohen që të funksionojnë, mirëpo ato duhet ta dëshmojnë se do të punojnë sipas standardeve më të mira të qeverisjes korporative në mënyrë që këto ndërmarrje të menaxhohen mirë dhe nga këto shërbime të përfitojnë qytetarët.
Nga ana e tij, Kryetar i Ferizajt Agim Aliu tha se Ferizaj është ndër qendrat më të rëndësishme si për nga numri i banorëve po ashtu edhe për nga kapacitetet biznesore që ka, dhe falënderoi Ministrin Lluka për angazhimin dhe gatishmërinë për mbështetjen e projekteve konkrete, ndër të cilat përmendi atë për trajtimin e ujërave të zeza dhe efiçiencës së energjisë.
Aliu tha se nga Ministri ka marrë mbështetje edhe për përmirësimin e kushteve të bizneseve të komunës sa i përket furnizim stabil me energji elektrike.
MZHE mbështet zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Komunën e Lipjanit
Ministri Lluka po sot ka qëndruar edhe në Komunën e Lipjanit, ku është pritur nga I pari i kësaj komune, Imri Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për projektet e përbashkëta që ndërlidhen MZHE-në.
“Ne si MZHE u pajtuam që të shikojmë mundësinë e futjes së Komunës së Lipjanit në rrjetin ngrohjen qendrore të Prishtinës me shtimin e kapaciteteve të TC “Kosova e Re”. Ne do t’i shumëfishojmë kapacitetet e koogjenerimit që do të thotë që me këto kapacitete ta mbulojmë Fushë Kosovën, Obiliqin e ku do të përfshihet edhe Lipjani”, tha Lluka, duke shtuar se për këtë fillimisht duhet të bëhet një studim i fizibilitetit.
Gjithashtu, në takim u diskutuan edhe mundësitë që MZHE të përfshijë Lipjanin në mbulimin me fibra optik, në kuadër të projektit të digjitalizimit ekonomik të vendit që zhvillohet me Bankën Botërore.
Ndër të tjera, Ministri Lluka ka diskutuar edhe për zonat ekonomike në vend, për mundësinë e zhvillimit të një të tillë edhe në këtë komunë sepse Lipjani ka pozitën strategjike, si zonë afër Aeroportit të Prishtinës, ka një avantazh jashtëzakonisht të madh për investuar, të cilët janë të interesuar të vijnë për të investuar në këtë komunë.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti e vlerësoi takimin me Ministrin Lluka si shumë konstruktiv dhe frytdhënës në angazhimet e përbashkëta. “Projekti kyç për të cilin kemi diskutuar është çështja e studimit të fizibilitetit për çështjen e koogjenerimit që mendojmë se është një nga projektet më të rëndësishme të Lipjanit dhe mbulimi me fibrat optikë që i mungojnë Lipjanit”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?