LAJMI I FUNDIT:

Lidhjet shpirtërore ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebre

Lidhjet shpirtërore ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebre

Në histori, shqiptarët nuk njihen për krime ndaj popujve tjerë. Me gjithë pushtimet e jashtme, e përkundër rrezikimit të ekzistencës tonë, ia dolëm të mbijetojmë. Dhe, mbetemi i vetmi popull në Evropë që gjatë Luftës së Dytë Botërore, ia hapi derën një populli më të largët e me histori të ngjashme – hebrenjve.

Nuk dihet saktë se sa hebrenj kaluan këtej. Por, nuk janë të rëndësishme shifrat sa mbetet i rëndësishëm qëllimi madhor – fakti që ekzistonte gatishmëria për të ndihmuar.

Qytetërimi nuk mund të ekzistojë pa humanizëm, e kush tregoi humanizëm më të lartë se shqiptarët gjatë periudhës së Holokaustit?


Me gjithë rrezikun, fshatra e qytete në Kosovë, që nga Mitrovica, Prishtina, Peja, Gjakova, Deçani, Gjilani etj. pranuan dhe strehuan qindra hebrenj.

Shqiptarët nuk dinin çdo të thotë të jesh antisemit, sepse kur ata i takonin hebrenjtë, së pari e shihnin njeriun, pastaj mikun, duke i respektuar njësoj si njerëzit e gjakut. Për shqiptarët ka një Zot dhe një Besë, e kjo bëri që hebrenjtë mes tyre ta gjejnë Tokën e Premtuar. Lidhja e tyre u forcua aq sa, shkaku i respektit, në shumë raste familjet shqiptare myslimane i pagëzuan fëmijët me emra hebrenj. Dhe, jo vetëm në Kosovë e jo vetëm tek shqiptarët e fesë islame, por në gjithë trojet shqiptare, te familjet katolike, ortodokse apo ato të bektashizmit. Kudo ndër shqiptarë hebrenjtë gjetën ngrohtësinë e njerëzinë. Ndaj, nuk ka dëshmi, për asnjë rast, për asnjë hebre që të jetë dorëzuar nga dora shqiptare tek autoritetet naziste.

Kjo lidhje që u krijua mes shqiptarëve dhe hebrenjve, duhet ruajtur, si dhe historitë e qindra familjeve që u vëllazëruan. Ata duhet të jenë shembull për mbarë botën; dëshmi se çdo të thotë të tregohesh njeri dhe t’ia shtrish dorën dikujt kur ka nevojë.

Institucioni Yad Vashem në Jerusalem, deri tani zyrtarisht ka njohur 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve”, për kontributin e tyre në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Në trend

Më shumë
Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Magazina
‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Magazina
Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Politikë
Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë - rrëfimi i Samir Manes

Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë - rrëfimi i Samir Manes

Ekonomi
Barcelona ka interesim serioz për transferimin e top sulmuesit italian

Barcelona ka interesim serioz për transferimin e top sulmuesit italian

La Liga
Kalo në kategori