Agjenda e automobilistëve kosovarë gjatë kësaj vere ka qenë mjaft e ngjeshur. Përveç angazhimit në kampionatin vendor dhe pjesëmarrjes në garën që u zhvillua ditë më parë në Zagreb, në këtë fundjavë, ata sërish do ta sprovojnë veten me garues të një vendi tjetër.
Në adresë të Federatës së Automobilizmit të Kosovës ka ardhur një ftesë nga Mali i Zi, për garën që do të mbahet në Llovçen. Kryetari i FASK-së, Ismet Rexhepi, vlerëson se paraqitja e garuesve tanë në këtë garë do të jetë e rëndësisë së shumëfishtë.
“Është e qartë se shkuarja në këtë garë e ka edhe koston e saj, por garuesit tanë dhe ne si Federatë kemi nevojë për përvoja të reja, prandaj besoj se ky udhëtim do ta ketë efektin e tij pozitiv. Garuesit do ta shohin nivelin e tyre edhe në krahasim me automobilistët e vendeve tjera, pjesëtarët e skuadrës do të fitojnë një përvojë më tepër për organizimin e garës, derisa, ne zyrtarët e FASK-së do të tregojmë se jemi të hapur për bashkëpunim me federatat e vendeve tjera”, është shprehur Rexhepi.
Besart Pruthi me Honda CRX (kategoria e tretë) e Besfort Hana me Opel Corsa (kategoria e gjashtë) nga Gjakova 137, Arbër Rexhepi me Golf 3GTI e Besfort Bunjaku me Renault Clio (të dy në kategorinë e katërt) nga Ferizaj, sikur edhe Korab Bajraktari me Peugeot 206, i cili do të paraqitet në kategorinë e dytë.
Bekim Kovaçi e Afrim Sipahi nga Prizreni D&G (me Yugo) do garojnë në kategorinë e parë, ndërsa Bardhyl Canoli Prishtina PRT me BMW do të paraqitet në kategorinë e gjashtë.
Në ekspeditën tonë do të jenë edhe kryetari i FASK-së Ismet Rexhepi, nënkryetari Agron Dida, sekretari Valdrin Rexhepi dhe pjesëtarët e skuadrës Visar Gjikolli, Ymer Mariqi e Diamand Kryeziu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si u krijua logoja e Mercedesit?

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina
Bentley nxori në shitje një model të ri të "biçikletave" që shndërrohet në gjashtë forma të ndryshme
Franca mund ta subvencionojë me miliarda euro fabrikën e baterive Prologium

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës