LAJMI I FUNDIT:

Llavrov: Rusia ndërmerr masa ushtarake nëse ISIS nga Mosuli tërhiqet në Siri

Llavrov: Rusia ndërmerr masa ushtarake nëse ISIS nga Mosuli tërhiqet në Siri

Rusia do të ndërmarrë masa ushtarake në rast se luftëtarët e grupit Shteti Islamik nga qyteti irakian Mosul zhvendosen në Siri, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse, Sergei Llavrov.

“Mosuli është qytet i madh, me popullatë prej 1,5 milionë banorësh, nëse jo edhe më shumë”, tha Llavrov.

“Kuptohet, ne e ndjekim këtë operacion, sepse të gjithë jemi të interesuar për shkatërrimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik”, vërejti ai.


Llavrov deklaroi se Mosuli për momentin nuk është tërësisht i rrethuar dhe se nuk i di shkaqet për atë.

“Është e mundur që thjesht të mos kenë mundur”, deklaroi ai.

Llavrov shfaqi shpresë se kjo i referohet pafuqisë, e jo veprimeve targetore.

“Ky korridor që po ruhet, megjithatë, krijon rreziqe që Shteti Islamik të largohet nga qyteti irakian Mosul për në Siri”, tha ai.

“Kuptohet, ne do ta vlerësojmë gjendjen dhe do të sjellim si vendime politike, ashtu edhe ushtarake, nëse kjo ndodh, në Siri, ku grupi ynë (ushtarak) vepron me lutje të Qeverisë së ligjshme, paraqiten kontigjente plotësuese të Shtetit Islamik”, theksoi ai.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, gjithashtu, tha se vendi i tij shpreson se vëmendje ndaj këtij fakti do të kushtojë edhe SHBA-­ja, e cila aktivisht merr pjesë në operacionin në Mosul.

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori