LAJMI I FUNDIT:

Llashkovska: Qeveria e LSDM-së as nuk dëshiron, as nuk ka kapacitet ta zgjidhë problemin me Ohrin

Llashkovska: Qeveria e LSDM-së as nuk dëshiron, as nuk ka kapacitet ta zgjidhë problemin me Ohrin

“Është e qartë se pushteti në krye me LSDM, as nuk dëshiron, e as nuk ka kapacitet ta zgjedh problemin me Ohrin. Derisa përgjegjësinë e hedhin tek njëri tjetri, Ohri për herë të parë do të gjendet në listën e vendeve të rrezikuara të trashëgimisë botërore, në shoqëri të Afganistanit, Kongos, Irakit, Palestinës, Sirisë dhe Uzbekistanit”.

Këtë e theksoi sot deputetja e OBRM-PDUKM-së Ane Llashkovska, në lidhje me gjendjen e rajonit të Ohrit, i cili rrezikon të vendoset në listën e vendeve të rrezikuara nga UNESCO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Llashkovska tha se institucionet, në vend që të fillojnë zgjidhjen e problemit me ndërtimet pa leje, qeveria propozon ligj të ri me të cilin sipas saj, blenë kohë dhe ikë nga përgjegjësia.


“Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së nuk do ta mbështetin këtë ligj, pasi është skandaloz. Me këtë zgjidhje ligjore vetëm hidhet përgjegjësia tek Këshilli i ri, i cili duhet të vendosë me badenter çfarë është kundër Kushtetutës”, tha Llashkovska.

Ajo i bëri thirrje qeverisë që të fillojë punën dhe të zgjidh problemin me ndërtimet e egra në rajonin e Ohrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Blinera Mehmeti
Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Shëndetësi
Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Lajme
Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Lajme
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Lajme
“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

Lajme
Kalo në kategori