Kontrolle të përforcuara te prodhuesit me leje të integruara A dhe B, rritje të kontrollit në stacionet e kontrollit të automjeteve, kontroll të aktiviteteve ndërtimore dhe bashkëpunim me komunat që duhet përmes Inspektoratit, t’i për forcojnë kontrollet, janë pjesë e masave për reduktimin e ndotjen e ajrit, deklaroi Ane Llashkovska, zëvendësministre e Mjedisit Jetësor gjatë qëndrimit të sotëm në Prilep.
Llaskoska theksoi se para rreth dy muajsh janë miratuar një sërë masash afatshkurtra dhe afatgjata për ndotjen e ajrit. Masat afatshkurtra, siç u sqarua, do të jenë në fuqi për sa kohë të zgjasë sezoni i ngrohjes. Ato masa, sipas asaj që u tha, janë përgatitur së bashku me Ministritë e Punëve të Brendshme, Transportit dhe Ekonomisë dhe Punës, me ministrinë e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale, si dhe me komunat dhe Qytetin e Shkupit, “sepse vetëm së bashku mund të luftojmë me këtë problem”.
“Një pjesë e masave janë kontrolle të përforcuara të atyre objekteve industriale, prodhuesve që kanë leje të integruar A dhe B. Në këtë periudhë këtyre prodhuesve të mëdhenj u rekomandohet të zvogëlojnë prodhimin, megjithatë, jo ta mbyllin plotësisht, sepse me rifillimin e prodhimit do të shkaktohet ndotje edhe më e madhe, ndërsa humbjet do të jenë shumë të mëdha”, theksoi Llashkoska.
Një pjesë e masave, shtoi ajo, është edhe rritja e kontrollit të stacioneve të kontrollit të makinave, sepse u konstatua se një nga ndotësit më të mëdhenj janë makinat, veçanërisht nafta.
“Ka metoda dhe aparate që mund t’ matin këto gazra të shkarkimit, kështu që edhe atje po marrim kontroll të zgjeruar. Ndotje të madhe ka atje, ku kryhen aktivitete ndërtimore, ndaj kemi marrë masa dhe duhet të fillohet edhe me kontroll. Ndalohet në periudhën nga ora 7:30 deri në orën 18:30 të sillen makina ndërtimore në kantiere. Ditët e fundit kemi parë që aty ku ka aktivitete ndërtimore nuk respektohen masat e rekomanduara dhe as masat për ngrohje. Vërejmë se pronarët e atyre objekteve ndërtimore për t’i ngrohur punëtorët djegin çdo gjë dhe çdo gjë në fuçi dhe kështu rritet ndotja”, tha Lashkoska.
Me komunat kërkohet bashkëpunim më i madh. Një nga rekomandimet, siç theksohet, është larja e shpeshtë e rrugëve në këtë periudhë të sezonit të ngrohjes, sepse një nga treguesit ishte se pluhuri është një ndotës i madh.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ishin një nga ndotësit më të mëdhenj dhe aty tashmë kanë filluar kontrollet inspektuese.
Problemi më i madh për ndotjen, siç u theksua, ngrohja, në këtë moment nuk mund të zgjidhej plotësisht. Qeveria ka një plan afatgjatë, u theksua, të bërë për periudhën 2024-2030, që parashikon një ndryshim gradual të sistemeve të ngrohjes, fillimisht në institucionet shtetërore dhe komunale.
Sipas Llashkoskës, në këtë periudhë kritike duhet të merren parasysh edhe kushtet e komunikacionit nëpër qytete. Ishte paraparë vendosja e një regjimi të posaçëm të komunikacionit në të gjitha komunat.
Komunat me MPB-në duhej të kishin rënë dakord që mjetet e rënda transportuese të mos qarkullojnë në qendrat e qyteteve, por të shkojnë në devijime në një periudhë të caktuar kur do të bëjnë vlerësimin.
Ndryshe, në vend stacione matëse janë vendosur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe të cilat relativisht e masin nivelin e ndotjes së ajrit, ka 22, prej tyre, njëra është mobile. Njëri nga stacionet matëse është vendosur rreth Spitalit të Përgjithshëm të Prilepit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buleshkaj: 141 zyrtarë publikë nuk deklaruan pasurinë brenda afatit ligjor, i pret gjoba deri në 30% të pagës

Arben Fetai i reagon Ali Ahmetit: Unë s’jam argat i askujt, deklaratat e tilla janë hipokrizi

Haradinaj viziton një familje në Klinë për Pashkët: Shqiptarët kanë kremtuar gjithmonë së bashku

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Mitrovicë, i vërtetohet dënimi me 15 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e vëllait pas fjalosjes për t’ia ndalur zërin muzikës

Edhe një aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, katër të lënduar

Një hap historik për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë – realizohet për herë të parë pensioni i dyfishtë

Përurohet Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare në Kosovë

Si rrallë herë, aureola diellore shfaqet edhe në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

CNN: Kjo është strategjia e vërtetë pas shpalljes së papritur të armëpushimit të Rusisë

Dalin pamjet, policia ruse kap burra në palestra fitnesi dhe i dërgon në luftë

Zbulohet klubi të cilit Florian Wirtz dëshiron t’i bashkohet sezonin e ardhshëm

LIVE: Finalja e Big Brother VIP Albania 4, banorët shikojnë rrugëtimin e tyre

Duda Balje: Sot si parti e kemi vendosur që të shkojmë në opozitë

Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit