Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Llapit dhe Wislas në kuadër të raundit të parë kualifikues për në fazën grupeve në Ligën e Evropës.

Ndeshjen më mirë e nisën llapjanët, që rrezikuan pas vetëm gjashtë minutash me anë të Elvir Gashijanit, që u rrëzua në zonë, mirëpo gjyqtari nuk dha penallti.


Dy minuta më vonë, Wisla rrezikoi me anë të Olivier Sukiennicki, por Ilir Avdyli bëri një pritje të lehtë.

451833467 907347234743094 5072873935779895522 n

Skuadra polake mendoi se kishte shënuar, në minutën e 17-të nëpërmjet Olivier Sukiennicki, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Pas vetëm dy minutash, Gashjani sërish rrezikoi për Llapin, por që topi u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Gashjani në 45 minutat e parë ishte fantastik, duke mos i lënë mbrojtësit e Wislas të mbusheshin frymë nga depërtimet e tij.

451517615 907347061409778 759345382078563141 n

Kujtojmë se ndeshja e parë në Poloni ka përfunduar 2-0 në të mirë të Wislas, andaj Llapi duhet të shkojë për gjithçka ose asgjë në 45 minutat e dytë. /Telegrafi/

telegrafi sport app