Ëndrra e kamotshme e Tahir Batatinës për ta bërë Llapin evropian është realizuar dhe sot do ta përjetojë ndeshjen e parë.

Skuadra kosovare pasi ka arritur ta fitoj Kupën e Kosovës do të luaj në UEFA Conference League.


Ndeshja e parë e Llapit në Evropë do të jetë ndaj një skuadre shqiptare dhe ajo do të zhvillohet fillimisht në udhëtim.

Të besuarit e Tahir Batatinës do të përballen me ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi.

160128930 10159014222622243 7327797101952734760 o

Pritet një takim tejet interesant me dy skuadrat bardhekaltër që duan kalimin në rrethin e dytë.

Shkupi është një skuadër shumë mirë e organizuar e cila edicionin e fundit në kampionatin maqedonas ishte nën-kampion.

203254321 284106393355367 79042662756103673 n  9  1

Takimi mes dy skuadrave shqiptare zhvillohet në stadiumin ‘National Arena Toshe Proeski’ në Shkup me fillim nga ora 20:00.

Kujtojmë që pas një jave ndeshja kthyese do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app