Llapi kërkon vetëm tre pikët, Suhareka për mos tu mposhtur - formacionet zyrtare

Llapi dhe Suhareka takohen në stadiumin 'Zahir Pajaziti' në Podujevë në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat janë duke kërkuar pikët për të mbetur edhe më tej pjesë e elitës së futbollit kosovar.
Llapi aktualisht ndodhet në pozitën e parafundit me 26 pikë, derisa Suhareka një pozitë më lartë me tre pikë më shumë.
Vendasit kërkojnë vetëm fitoren, në anën tjetër mysafirët do të kënaqeshin edhe me një pikë, pasi do të mbanin distancën me Llapin.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric, Emini, Rama, Namani, Blakcorri, Musolli, Ramadani, Hasani, Veliu, Baftiu, Tahiri.
Suhareka: Avdimetaj, Hasanaj, Ajvazi, Memolla, Stijepovic, Kodra, Susuri, Boshnjaku, Berisha, Fetahaj, Zeka.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/03/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































