Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj sot me ndeshjet e xhiros së 27-të, ku tre prej tyre janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, ku Llapi pret skuadrën e fundit në tabelë, Lirinë e Prizrenit.


Llapjanët kërkojnë tre pikët ndaj Lirisë së fundit në tabelë dhe me fitoren eventuale ata do të bëhen lider të ri të Superligës.

Liria Llapi 1

Sfidë shumë interesante zhvillohet edhe në Gjilan, ku Gjilani që po lufton t'i shpëtoj rënies pret Dukagjinin e Klinës që ndodhet në një pozitë më komode.

Dueli tjetër i ditës së sotme zhvillohet në Drenas, me Feronikelin '74 që është nikoqir i Fushë Kosovës.

Të tre sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app