Pas disa rezultateve negative, Llapi është rikthyer tek fitorja si vendas duke mposhtur Vushtrrinë.
Djelmoshat e trajnerit Tahir Batatina kanë shënuar fitore të lehtë me rezultat 3-0 ndaj Vushtrrisë e cila bënë një hap drejt rënies nga elita.
Me të filluar ndeshja, më saktësisht në minutën e shtatë Alban Mavriqi ka shënuar për 1-0.
Ndërkohë golin e dytë dhe të tretë për vendasit i realizoi mesfushori Hamdi Namani në minutën e 71-të dhe në të 90-tën.
Fitoreve iu rikthye edhe Gjilani që në shtëpi mposhti skuadrën e fundit në tabelë Istogun.
Bardh e kuqtë kanë shënuar një gol për tri pikë shumë të rëndësishme duke iu falur mesfushorit Egzon Shabani.
Ndërkohë në Pejë, Ilir Nallbani ka filluar detyrën e trajnerit te Besa me një barazim pa gola 0-0 ndaj Trepçës ’89. /Telegrafi/