Në periudhën më të nxehtë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve, elektriciteti dhe drama janë në maksimum pas ndeshjeve të para. Ashtu siç ishin të paparashikueshme ndeshjet e para, aq më të paparashikueshme do të jenë ato kthyese, prandaj Telegrafi.com merr guximin për të zbërthyer favoritët për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Manchester United – Bayern Munich (1-2)
Ndeshja e parë në Allianz Arena me plot kuptimin e fjalës ka vënë në pah një United që nuk është mësuar të vuajë. Bayerni i Louis Van Gaal bëri çdo gjë mirë dhe lirisht ka mundur të sigurojë kualifikimin po të mos ekzistonte muri i gjallë holandez në portë, Van der Saar, që pati njërën prej paraqitjeve më të mira në karrierë.
Ndeshja kthyese do të jetë tejet, tejet e paparashikueshme. Rooney është konfirmuar se do të mungojë, kurse Robben dhe Shweinsteiger kthehen në mesfushën e Bayernit. Nëse Ferguson hyn me një plan të qartë që nga fillimi, duke implementuar presion në mesfushë dhe duke parë ndihmën e spektatorëve, është shumë e mundshme që United të kualifikohet. Sidoqoftë, një gol i Bayernit do të ishte vrasës për Djajtë e Kuq kur dihet dizavantazhi që do të ekzistonte në atë rast. Në këtë takim favorit nuk ka.
Bordeaux – Lyon (1-3)
Lyoni tregoi klasin francez në Evropë në sfidën e parë duke na bërë të mendojmë se tashmë ka siguruar kualifikimin. Sidoqoftë, Bordeaux është skuadër shumë e rrezikshme në shtëpi . Marouane Chamakh e do shumë skuadrën e Lyonit ndaj së cilës gjithmonë shënon. Nëse Lyoni në ndeshjen kthyese nuk arrin të shtrojë kualitetin evropian ashtu si ndaj Realit, do të jetë kot, pasi që Bordeaux do të shkonte në atë rast më tej, por mos e harroni as Lisandro Lopezin që 89 minuta nuk vërehet dhe më pas shënon.
CSKA Moska – Inter (0-1)
Epërsia e Interit nga ndeshja e parë ndoshta nuk është aq e lartë por nëse nuk do ekzistonte egoizmi brenda përbrenda skuadrës Nerazzure, Interi do shënonte më shumë gola. Sidoqoftë, Interi tregoi edhe njëherë fuqinë, ndërsa ajo çfarë ndodhi në Meazza të mërkurën është pasojë e mos thirrjes së Balotellit, që sigurisht se do ishte më konkret në rastet e humbura. Sidoqoftë, Interi nuk do ta ketë dhe aq lehtë në ndeshjen kthyese. Moti i papërshtatshëm dhe fusha sintetike do t’i shkaktojnë mjaft probleme Interit. Megjithatë, duke parë klasin e lojtarëve të CSKA-s, Interi është favorit për t’u kualifikuar.
Barcelona – Arsenal (2-2)
Barcelona është favorit për kualifikim. Ndeshja e parë në Emirates lirisht merr titullin e ndeshjes më të bukur këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Barcelona që në pjesën e parë mbyti Arsenalin, por dështoi të deklasojë Topçinjtë, të cilët në pjesën e dytë shtrënguan dhëmbët dhe arritën një rikthim sensacional. Në fushëbetejën e Emirates, tek Arsenali viktimë e barazimit ra Fabregas ashtu si Gallas dhe Arshavin të cilët prehen jo të qetë para ndeshjes kthyese. Nga ana tjetër Puyol është plagosur rëndë ashtu si Pique dhe që të dy mungojnë në betejën e radhës, në fushën epike të Camp Nou.
Ndeshja e dytë premton shumë. Edhe pse Barcelona është favorit i ‘lehtë’, mund të ndodhë që Arsenali të befasojë. Natyrisht, kjo do të ndodhë nëse Arsene Wenger në ndeshjen kthyese hyn me një plan të qartë dhe jo si në pjesën e parë të ndeshjes së parë kur i la lojtarët të luajnë sipas qejfit, e si pasojë Barcelona bombardoi Almunian. Faktor do të jetë mungesa e Fabregas tek Arsenali, por jo edhe të mbrojtësve të Barcës, pasi që blaugranët kanë Militon dhe Marquezin.
Gjëja e vetme për të cilën duhet të lavdërohet Arsenali dhe për të cilën duhet të shpresojë në ndeshjen e dytë është izolimi i Messit që funksionoi perfekt nga minuta e parë. Për çdo rast është Ibrahimovic që gozhdoi të gjithë kritikët e tij. Camp Nou si fushëbetejë do të ketë ndikim, por, nuk duhet harruar shpirti luftarak i Arsenalit i treguar në çastet e fundit të sfidës së parë edhe pse Barcelona nuk e ka ndërmend të ndërpresë hovin drejt një trofeu tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Manchester United interesohet për yllin e Real Madridit
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Real Madridi interesohet për transferimin e yllit të Interit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë