LAJMI I FUNDIT:

Ljupço Nikollovski kërkon që Kosova ta tërheq vendimin për rritjen e doganave

Ljupço Nikollovski kërkon që Kosova ta tërheq vendimin për rritjen e doganave

Ministri i Bujqësisë në Maqedoni Ljupço Nikollovski, pret që Kosova menjëherë ta tërheq vendimin për rritjen e doganave për importin e pemëve dhe perimeve në Kosovë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Nikollovski nuk precizoi nëse Maqedonia do të vendos kundër-masa, ndërsa tha se Kosova ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe është vendim i paqartë juridikisht dhe formalisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Po bëhen analiza intenzive për vendimin e Kosovës, i cili nuk përmban numra tarifor, ndërsa në vend të pemëve dhe perimeve, në tabela shkruan edhe misri”, tha Nikollovski.


Ministri i Bujqësisë njoftoi se do të reagohet në marrëveshjen për këmbim mes dy vendeve.

Përndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës para disa ditëve solli vendim që të vendos dogana për 30 për qind të prodhimeve bujqësore që importohen në Kosovë. Kjo masë e cila pritet të hyjë në fuqi të premten, do të zgjasë 90 ditë./Telegrafi/

Masat mbrojtëse në import, Maqedonia jep sinjal për masë reciprociteti
Lexo po ashtu Masat mbrojtëse në import, Maqedonia jep sinjal për masë reciprociteti

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori