Viola fitoi me rezultat prej 2-0 kundër ekipit kryeqytetas, ndërsa Ljajic shënoi golin e parë në minutën e 45-të. (Golin e dytë e realizoi Luca Toni në fund të ndeshjes).

ljajic1


Pasi shënoi, 21-vjeçari vrapoi drejt bankës rezervë dhe e mori një bluzë ku shkruante “Bajram Mubarek Olsun”.

Ljajic është mysliman i lindur në Novi Pazar dhe ka luajtur për përfaqësuesen e Serbisë, por kujtojmë se ai u përjashtua nga ekipi pasi refuzoi ta këndonte himnin e Serbisë në një ndeshje miqësore kundër Spanjës. /Telegrafi/

telegrafi sport app