Lizzo, 36 vjeçe, ka treguar një transformim të dukshëm trupor në disa fotografi të reja me të brendshme rozë nga marka e saj ‘Yitty’.

Në postimin në Instagram, ajo shfaqet me një trup më të tonifikuar, duke theksuar vetëbesimin dhe progresin në udhëtimin e saj drejt mirëqenies.


Këngëtarja e “Truth Hurts” tha më herët këtë vit se kishte arritur objektivin e saj të humbjes së peshës dhe theksoi se nuk kishte përdorur Ozempic.

Në një intervistë me Jay Shetty, Lizzo zbuloi se preferon termin “lirim peshe” në vend të “humbjes së peshës”, pasi ajo nuk dëshiron të “humbasë” diçka, por të fitojë qartësi dhe vetëdashuri.

Lizzo, e cila e nisi këtë udhëtim në vitin 2023, u shpreh se mediet shpesh ndikojnë në mënyrën si perceptohet trupi dhe se ajo tani është më e vetëdijshme për ndikimin e fjalëve të saj te ndjekësit e rinj.

Krahas fokusit në mirëqenie, Lizzo bëri së fundmi edhe një deklaratë politike gjatë performancës në Saturday Night Live, ku hodhi një kunjë ndaj Donald Trump. /Telegrafi/