Liverpooli vazhdon eksperimentin në Kupën FA, me të rinjtë e ekipit kalon në raundin tjetër
Liverpooli ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Shrewsbury me rezultat 1-0 për të kaluar tutje në Kupën FA.
Ndeshja e parë në mes të këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 2-2 dhe Liverpooli me rezultat të përgjithshëm 3-2 kalon tutje.
Jurgen Klopp edhe në këtë ndeshje, nuk ishte në bankë, duke ia besuar tërësisht ndeshjen trajnerit Neil Critchley, që udhëheq ekipin U-23 të Liverpoolit.

Edhe në këtë ndeshje, nuk ishte asnjë lojtarë i ekipi të parë në fushë, e as në bankën rezervë.
Ndeshja u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë me një autogol të Ro-Shaun Williams, por që iu mjaftoi The Reds të kalojnë tutje.
Kjo fitore ia mundëson Liverpoolit të kalojë tutje në raundin tjetër. /Telegrafi/






























