Liveprooli ka fituar ndaj West Ham me rezultat 2-1 në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Minutat e para ishin të barabarta, ku të dy skuadrat kërkonin që të gjenin ndonjë korridor në mbrojtjet kundërshtare.


Në minutën e 10-të të takimit West Ham kaloi në epërsi me golin e Pablo Fornals (1-0).

Liverpooli pas pranimit të golit u hodh në sulm për të shënuar golin e barazimit.

Në minutën e 41-të, Arthur Masuaku ndali në mënyrë të palejueshme Mohamed Sallahun, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Salah që shënoi për 1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Jurgen Klopp shtoi forcat sulmues, ku e futi në lojë edhe Xherdan Shaqiri në minutën e 70-të.

Në minutën e 77-të Liverpooli shënoi me Diogo Jotan, por goli u anulua pasi më parë Sadio Mane kishte shkaktuar ndërhyrje të palejuar.

Por nuk vonoi dhe goli i Liverpoolit erdhi.  Një aksion i gjatë dhe i bukur i vendasve, ku topi erdhi te Shaqiri, i cili me një asistim të bukur gjeti Jotan i cili shënoi për 2-1.

https://twitter.com/noobfcb/status/1322617912360927232

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Liverpooli mori tri pikët e radhës.

Liverpool pas fitores ka 13 pikë, aq sa Evertoni që është në pozitën e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app