Liverpoli ka shënuar fitore ndaj Bolognas me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Reds e nisën ndeshjen me shumë sulme, duke arritur pastaj të marrin epërsinë. Zhvillohej minuta e 11-të, kur Alexis Mac Allister përfitoi nga asistimi i Mohamed Salah për të të shënuar për 1-0.  Të besuarit e Arne Slot arritën që të sigurojnë fitoren në minutën e 75-të me një gol të shënuar nga Salah për 2-0.  

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app