LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli turpërohet nga Nottingham i vendit të fundit

Liverpooli turpërohet nga Nottingham i vendit të fundit

Liverpooli ka pësuar humbje shokuese nga Nottingham me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi me Liverpooli që kishin një rast të mirë që në start, kur rrezikuan me Fabio Carvalhon, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Dean Henderson.

Në mesin e pjesës së parë të dy skuadrat kishin nga një rast, me Jesse Lingard (Nottingham) dhe Mohamed Salah (Liverpool), por sërish nuk kishte gol.


Pjesa e parë u mbyll pa gola, duke treguar vështirësinë që kishte Liverpooli për të shënuar.

Vendasit e nisën pjesën e dytë shumë mirë dhe rrezikuan në dy raste para se të vinin te goli.

Zhvillohej minuta e 55-të, kur Taiwo Awoniyi gjeti rrjetën për 1-0, duke e mposhtur Alissonin.

Edhe në minutat e mbetura, Liverpooli nuk ishte më i rrezikshëm se sa Nottingham.

Në fundin e ndeshjes Alexandre Arnold kishte rast të barazonte, por Henderson ishin në vend.

Nottingham pas kësaj fitoreje kanë nëntë pikë dhe largohen nga pozita e fundit, ndërsa Liverpool mbetet në vendin e shtatë me 16 pikë, por mund ta humbin edhe këtë pozitë, pasi ata që e ndjekin nga pas do të luajë në këto dy ditë. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori