Liverpooli shënon dy gola të shpejtë dhe tash është në epërsi të dyfishtë në rezultatin e përgjithshëm

Liverpooli e ka ngushtuar epërsinë e Villarrealit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe pastaj e ka barazuar rezultatin (2-2) në këtë takim.
Në takimin e zhvilluar në Estadio de la Ceramica, Nëndetësja e verdhë krijoi epërsi të dyfishtë në fraksionin e parë përmes Boulaye Dia (3’) dhe Francis Coquelin (41’).
Mirëpo, në gjysmën e dytë, Redsat bënë përpjekje më të mëdha për të realizuar dhe ia arritën qëllimit.

Mohamed Salah asistoi në zonë te Fabinho dhe ai shënoi nga një pozitë e vështirë nën këmbët e portierit vendas (62’).
Një harkim të Trent Alexander-Arnold e priti në zonë Luis Diaz për të realizuar me kokë (67'), pasi intervenimi i portierit sërish ishte i pasuksesshëm.
Pas këtyre golave, rezultati i përgjithshëm është 4-2 në favor të Liverpoolit. /Telegrafi/
https://twitter.com/BolaTameng/status/1521586327128444928





















































