Liverpooli po e shkatërron Manchester Cityn pas 45 minutave të para në gjysmëfinalen e Kupës FA

Liverpooli është duke e shkatërruar Manchester Cityn në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA.
Pas 45 minutave të para, The Reds janë në epërsi prej tre golave 3-0.
Ibrahima Konate realizoi golin e parë pas nëntë minutave lojë pas asistimit nga Robertson.
Në minutën e 17-të, Sadio Mane shfrytëzoi një gabim të portierit Steffen për ta dërguar topin në rrjetë për 2-0.
E krejt në fund të pjesës së parë, sulmuesi senegalez Sadio Mane realizoi për 3-0 pas asistimit nga Thiago Alcantara. /Telegrafi/
https://twitter.com/EmiratesFACup/status/1515342658134151175?s=20&t=qoRxWhGgTfs0JPzuQKBvBw

Nga
Telegrafi
16/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































