Liverpooli për tu rikthyer te fitoret ndaj Burnleyt, formacionet zyrtare

Liverpool nuk ka pasur paraqitje të mira në ndeshjet e fundit në elitën e futbollit anglez.
The Reds kanë barazuar në tri nga pesë ndeshjet e fundit duke humbur pozitën e parë në tabelë.
Në takimin e fundit skuadra e Jurgen Klopp u ndal në barazim pa gola 0-0 nga Evertoni.
Tani The Reds synojnë të rikthehen te fitoret në javën e 30-të të kampionatit ku përballë kanë Burnleyn.
Burnley në anën tjetër është në kërkim të pikëve, pasi në dy ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje.
Ekipi i udhëhequr nga Dyche udhëton drejt Anfieldit për t’i befasuar vendasit.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Lallana, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Mane, Firmino.
Burnley: Heaton, Bardsley, Tarkowski, Mee, Taylor, McNeil, Cork, Westwood, Hendrick, Barnes, Wood. /Telegrafi/





















































