LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli mposht Sunderlandin, bëhet lider i Ligës Premier (Video)

Liverpooli mposht Sunderlandin, bëhet lider i Ligës Premier (Video)

Liverpooli ka shënuar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Sunderlandit, me rezultat 2-0.

Djelmoshat e Jurgen Klopp kanë arritur të marrin një fitore të madhe ndaj skuadrës së mesfushorit shqiptar, Adnan Januzaj, fitore kjo që i pozicionon në vendin e parë të Ligës Premier, me 30 pikë, po aq sa ka edhe Manchester City, në vend të dytë.

Redsat e nisën furishëm takimin duke provuar disa herë të gjejnë golin e epërsisë, por edhe pas shumë rasteve ishin të pasaktë ose ua mohonte golin portieri, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rezultat të barabartë 0-0.


coutinho1
Coutinho i lënduar!

Në pjesën e parë të ndeshjes u lëndua ylli kryesor i skuadrës, Philippe Coutinho, i cili u detyrua ta lë fushën e blertë në minutën e 30-të.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të ‘Reds’ që sulmonin pareshtur për të gjetur golin e parë të takimit, me anë të Roberto Firmino (58’), Emre Can (65’) dhe Sadio Mane (73’), por topi nuk donte të hynte në portë.

origi1
Grinta e Origut pas golit të shënuar

U desh të presim minutën e 75-të për të parë golin e parë të ndeshjes, i cili erdhi me anë të Divock Origut, i cili shënoi pas asistimit të Jordan Henderson.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit shënuan edhe një herë me anë të James Milner, i cili konvertoi penalltinë në gol në minutën e 91-të, për rezultatin përfundimtar 2-0.

milner
Festa e Milner pas penalltisë së shënuar

Vlen të theksohet se Adnan Januzaj u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të duke zëvendësuar Duncan Watmore.

Në javën tjetër, Liverpooli luan në udhëtim te Bournemouthi, ndërsa Sunderlandi pret në shtëpi Leicester Cityn. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=koyGlw0wurE

https://twitter.com/MeticulousMane/status/802555595786174464

Në trend Sport

Më shumë
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Përfaqësueset
Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

La Liga
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Kalo në kategori