LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli ia bënë të qartë Dortmundit: Duam Sanchon

Liverpooli ia bënë të qartë Dortmundit: Duam Sanchon

Klubi i madh anglez, Liverpooli i është afruar Borussia Dortmundit për sulmuesin e tyre Jadon Sancho, duke u interesuar edhe për çmimin e tij.

Sipas mediumit Daily Mail, Liverpooli ka informuar Dortmundin për dëshirën e tyre për të nënshkruar me Sanchon këtë verë, me klubin gjerman që pritet të kërkojë të paktën 100 milionë funte (120 milionë euro) për 19-vjeçarin anglez.

Manchester City pritet gjithashtu të bëjë ofertë për Sanchon, i cili u largua nga Etihad për Dortmundin në verën e vitit 2017, ndërsa interesim të madh për të ka edhe nga klube tjera të mëdha.


Sky Germany: Jadon Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmundi
Lexo po ashtu Sky Germany: Jadon Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmundi

Në Ligën Premier e duan edhe Manchester Unitedi dhe Chelsea, ndërsa reprezentuesi anglez pëlqehet edhe nga dy gjigantët spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona.

Liverpooli është gati të kompletoj një marrëveshje rekord sponsorimi me kompaninë Nike dhe në bashkëpunim me ta dhe lidhjet e menaxherit Jurgen Klopp me ish-klubin e tij, Dortmundin, do të tentojnë fitimin e garës për Sanchon.

Tifozët e United fillojnë të ëndërrojnë për Sanchon – parashikojnë numrat e mundshëm në fanellë për anglezin
Lexo po ashtu Tifozët e United fillojnë të ëndërrojnë për Sanchon – parashikojnë numrat e mundshëm në fanellë për anglezin

Sancho është gjithashtu mik i mirë me anglezët e Liverpoolit që luajnë në kombëtaren angleze si Trent Alexander-Arnold, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Jordan Henderson.

Ai gjithashtu është i afërt me Rhian Brewster, në huazim te Swansea nga Liverpooli, dyshja që ka ndihmuar Anglinë të fitojë Kupën e Botës për U-17 vjeç në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

La Liga
Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori