Liverpool ka hapur bisedimet për të nënshkruar me Omar Marmoush, me raporte që sugjerojnë se sulmuesi 25-vjeçar mund t'i bashkohet klubit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, David Ornstein i The Athletic raporton se Marmoush ka më shumë gjasa të largohet nga klubi i tij aktual, Eintracht Frankfurt, gjatë verës.


Marmoush, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 9 asistime në të gjitha garat.

Mbresëlënëse kanë qenë edhe paraqitjet e tij për kombëtaren e Egjiptit, ku luan përkrah Mohamed Salah.

Nëse Liverpool siguron të ardhmen afatgjatë të Salah me një kontratë të re, The Reds synojnë që me Marmoush të krijojnë një dyshe egjiptiane në repartin e tyre ofensivë.

Liverpool përballet me konkurrencë për sulmuesin, me Bayern Munich gjithashtu thuhet se është i interesuar, por edhe skuadrat e tjera angleze si Man Utd, Newcastle United apo Tottenahm Hotspur.

Megjithatë transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, me Frankfurtin që synon të fitojë rreth 70 milionë euro nga shitja e egjiptianit. /Telegrafi/

telegrafi sport app