Liverpooli e ka filluar sezonin 2018/19 në Ligën Premier me fitore.

Reds fituan ndaj West Hamit me rezultat 4-0, duke dominuar kështu nga fillimi deri në fund në Anfield.


Goli i parë në takim u shënua nga Mohamed Salah në minutën e 19-të pas asistimit nga Andrew Robertson.

Mohamed Salah (Foto: Getty Images)

Në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi Sadio Mane dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Mane shënoi edhe një herë në minutën e 53-të për të vulosur kështu fitoren, ndërsa pas golit të senegalezit ritmi i lojës ishte më ulët.

Sadio mane (Foto: Getty images)

Në minutën e 82-të në vend të Manes u fut Xherdan Shaqiri, duke bërë kështu debutimin e tij me skuadrën e Jurgen Klopp.

Pokeri i golave u kompletua nga Daniel Sturridge në minutën e 88-të.

Alisson (Foto: Getty Images)

Në ata pak minuta që anësori nga Kosova kishte në fushë u tregua mjaft aktiv.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është ndaj Crystal Palace, kurse West Hami kundër Bournemouthit. /Telegrafi/

telegrafi sport app