Klubet e Ligës Premier janë në alarm të kuq pasi Pierre-Emerick Aubameyang u dënua nga skuadra e Borussia Dortmundit.

BVB ka pezulluar golashënuesin e tij më të mirë Aubameyang për atë që klubi thotë se janë “arsye disiplinore”.


Dortmund ka lajmëruar në profilin e tyre në Twitter se Aubameyang, i cili ka 10 gola në 11 ndeshje të Bundesligas këtë sezon, është lënë jashtë për përballjen e tyre në udhëtim me Stuttgartin të premten mbrëma.

Aubameyang është duke u lidhur me Barcelonën, megjithëse ai u përmend si një objektiv gjatë verës për Chelsean dhe Liverpoolin e Jurgen Kloppit.

GettyImages 609104880 Aubameyang duke festuar një nga golat e shumtë me fanellën e Dortmundit (Getty Images)

“Kishte një kohë në afatin kalimtar të transferimeve kur unë mund të kisha ndryshuar skuadër dhe ambient”, ka thënë Aubameyang për Bild.

“Ne (Aubameyang dhe bordi i Dortmundit) ramë dakord për këtë së bashku në të gjitha pikat, por asgjë nuk ndodhi”.

“Gjithmonë kam ndjerë shumë rehati në Dortmund, në ekip dhe në BVB, dhe kjo është e vërtetë edhe sot”.

“BVB është familja ime!”, ka përfunduar sulmuesi nga Gaboni. /Telegrafi/   

telegrafi sport app