Liverpooli është bërë klubi anglez me më shumë trofe të mëdhenj pas fitimit të trofeut të Superkupës së Evropës.
Superkupa e Evropës përfundoi në kohë të rregullt me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa fituesi nuk u përcaktua as në vazhdime pasi të dyja skuadrat shënuan edhe nga një herë.
Fati i penalltive i qeshi më shumë Liverpoolit, futbollistët e të cilit shënuan të pesë penalltitë, për dallim nga katër të Chelseat.
Fitorja në penallti bërë që Reds të fitojnë trofeun e Superkupës së Evropës, i cili e bënë klubin më të trofeshëm në Angli.
Kështu, Liverpooli tani ka plot 43 trofe të mëdhenj në Angli duke lënë pas vete rivalin e urryer të Manchester Unitedit me 42 trofe.
Sipas mediumit britanik The Sun, Reds kanë 18 tituj të Ligës Premier, gjashtë Liga të Kampionëve, shtatë Kupa FA, tetë Kupa të Ligës dhe katër trofe tjerë evropianë.
Në vendin e tretë renditet Arsenali me 30 trofe të mëdhenj, Chelsea në vendin e katërt me 24 trofe dhe Aston Villa e pesta me 20 trofe.
Manchester City është në rrugë të mirë drejt trofeve, pasi tani është ngjitur në pozitën e gjashtë me 19 trofe, ndërsa pas tyre vijnë Tottenhami dhe Evertoni. /Telegrafi/