Sipas njoftimeve të fundit, një nga sulmuesit në Munih ka vrarë veten me plumb në kokë, transmeton Telegrafi.

Sky News raporton se sulmi mund të jetë kryer nga ekstremistët e krahut të djathtë gjerman.


Po ashtu, një dëshmitar okular ka thënë për RTL se ka dëgjuar sulmuesin teksa ka bërtitur: “Jam gjerman” dhe “të huajt janë të fëlliqur”.

Por, siç njofton BBC, Policia këtë sulm e cilëson si “terrorizëm i dyshimtë”. Ndërkaq, Reuters raporton se nga udhëtarët kërkohet të shmangin autostradat që lidhin këtë qytet dhe të rrinë nëpër shtëpi.

Ndiqni LIVE zhvillimet nga Munihu. /Telegrafi/