Anglia triumfon ndaj Shqipërisë në ‘Air Albania’ – të gjitha detajet e ndeshjes

- 28/03/2021 20:00-Notat e lojtarëve
- 28/03/2021 19:59-Situata në Grupin I
- 28/03/2021 19:49-Përfundon ndeshja, Shqipëri 0-2 Angli
- 28/03/2021 19:46
- 28/03/2021 19:42
- 28/03/2021 19:32
- 28/03/2021 19:18-Anglia shënon golin e dytë
- 28/03/2021 19:14-Zëvendësime te Shqipëria
- 28/03/2021 19:13
- 28/03/2021 19:08
- 28/03/2021 19:05
- 28/03/2021 19:00-Fillon pjesa e dytë
- 28/03/2021 18:45-Përfundon pjesa e parë
- 28/03/2021 18:42
- 28/03/2021 18:38-Shënon Anglia
- 28/03/2021 18:35
- 28/03/2021 18:32
- 28/03/2021 18:30-Rasti fantastik i Uzunit në minutën e 13-të
- 28/03/2021 18:28
- 28/03/2021 18:17
- 28/03/2021 18:13-Super-rast për Shqipërinë
- 28/03/2021 18:10
- 28/03/2021 18:05
- 28/03/2021 18:00-Fillon ndeshja
- 28/03/2021 17:44
- 28/03/2021 17:36-Çmimet e formacioneve – në total janë 630 milionë euro në fushë
- 28/03/2021 17:33-Brojën e njohin në Angli
- 28/03/2021 17:29-Shqipëria në kërkim të triumfit historik
- 28/03/2021 17:10-Skena është gati për duelin Shqipëri-Angli
- 28/03/2021 17:05
- 28/03/2021 17:00
- 28/03/2021 16:41-Formacionet zyrtare
- 28/03/2021 16:29-Faqja zyrtare e Anglisë kujtoi ndeshjen e para 20 vitesh ndaj Shqipërisë
- 28/03/2021 16:24-Mesazhi i Tifozave Kuq e Zi
- 28/03/2021 16:21-Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Shqipëria e ka humbur (0-2) ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, ndërsa kundërshtar i Kuqezinjve në Arenën Kombëtare ishte Anglia.
Në sfidat e para në kuadër të Grupit I, Kombëtarja shqiptare fitoi në udhëtim te Andorra (1-0), kurse Tre Luanët triumfuan përballë San Marinos (5-0).
Kështu, Anglia ka statistikë të qind për qindtë, gjashtë pikë nga dy ndeshje, derisa Shqipëria numëron vetëm tri pikë.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e takimit Shqipëri 0-2 Angli.
28/03/2021 20:00-Notat e lojtarëve
28/03/2021 19:49-Përfundon ndeshja, Shqipëri 0-2 Angli
Me rezultat 2-0, Anglia ka fituar ndaj Shqipërisë në Arenën Kombëtare, ‘Air Albania’, të vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Harry Kane (38’) dhe Mason Mount (63’) ishin golashënuesit e Tre Luanëve.
https://twitter.com/wyngback/status/1376213470731886595
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376222676105244672
https://streamable.com/eppxmu
28/03/2021 19:46
90’+1 Kane rrezikon sërish, porse nuk është i saktë.
28/03/2021 19:42
86’ Kuqezinjtë nuk po arrijnë ta rrezikojnë kundërshtarin, ndërkohë që mbesin edhe pak minuta deri në mbyllje të sfidës.
28/03/2021 19:32
77’ Minuta të mirë për Shqipërinë që përpiqet të shënojë, porse mungon konkretizimi.
28/03/2021 19:18-Anglia shënon golin e dytë
63’ Ka ardhur edhe goli i dytë i Tre Luanëve. Mason Mount ishte realizues.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376222676105244672
28/03/2021 19:14-Zëvendësime te Shqipëria
59’ Edy Reja dëshiron të ndryshojë taktikë të lojës, në përpjekje për t’i ndryshuar gjërat në këtë sfidën.
Cikalleshi lëshon fushën për Manajn.
Gjasula inkuadrohet në vend të Brojës.
Lenjani është inkuadruar në vend të Memollës.
28/03/2021 19:13
58’ Tjetër aksion i anglezëve i ndalur me sukses nga Kuqezinjtë.
28/03/2021 19:08
52’ Tjetër mundësi për Tre Luanët, ndërsa Etrit Berisha intervenon për mrekulli për ta penguar golin me ndihmën e shtyllës, porse portieri shqiptar pëson edhe një lëndim të lehtë me zgjatjen e tij.
28/03/2021 19:05
50’ Pasqyrë e ngjashme e lojës edhe në fraksionin e dytë, Anglia që sulmon dhe Shqipëria që po mbrohet.
28/03/2021 19:00-Fillon pjesa e dytë
Shqipëria do ta kërkojë rikthimin në gjysmën e dytë të takimit kundër Anglisë.
Tre Luanët shënuan në pjesën e parë përmes Harry Kane, i cili njëherësh e goditi edhe shtyllën.
28/03/2021 18:45-Përfundon pjesa e parë
Shqipëria është në disavantazh prej një goli pas pjesës së parë të takimit kundër Anglisë në Arenën Kombëtare, ‘Air Albania’
Harry Kane shënoi golin e vetëm pas një harkimi nga Luke Shaë. Sulmuesi i Tottenham Hotspur pati një tjetër rast, por e goditi shtyllën.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376213638277660674
Mundësinë më të mirë për Shqipërinë e pati Myrto Uzuni, të cilin e nxori në rast Elseid Hysaj, por sulmuesi shqiptar goditi përmbi portë.
https://streamable.com/eppxmu
28/03/2021 18:42
42’ Me fat Shqipëria. Goditja e Harry Kane përfundon në shtyllë.
28/03/2021 18:38-Shënon Anglia
38' Harry Kane e ka zhbllokuar rezultatin në Arenën Kombëtare. Sulmuesi i Tottenham Hotspur shënoi pas harkimit nga Luke Shaw. Kjo ishte vetëm goditja e dytë e Tre Luanëve në kuadratin e portës.
https://twitter.com/LetsSWITCHGames/status/1376212802323505156
28/03/2021 18:35
35’ Me gjithë dominimin e anglezëve, skuadra shqiptare është duke i kryer mirë detyrat për të penguar ndonjë rrezik.

28/03/2021 18:32
33' Pritje fantastike nga Berisha pas goditjes së Walker nga largësia.
28/03/2021 18:30-Rasti fantastik i Uzunit në minutën e 13-të
https://streamable.com/eppxmu
28/03/2021 18:28
28’ Tjetër moment i rrezikshëm i ndërtuar nga Hysaj, porse finalizimi nga sulmuesit nuk ishte i duhuri.

28/03/2021 18:17
18’ Skemë e njëjtë e lojës, me Tre Luanët që luajnë në gjysmëfushën shqiptare, derisa Kuqezinjtë presin rastin për të kundërsulmuar.
28/03/2021 18:13-Super-rast për Shqipërinë
13' Myrto Uzuni gjuan përmbi portë. Një aksion i ndërtuar nga Hysaj e nxori sulmuesin para portierit, por ai gjuajti përmbi portë.
28/03/2021 18:10
10’ Vazhdon dominimi i Anglisë në gjysmëfushën shqiptare, ndërkohë që Kuqezinjtë po mbrohen.
28/03/2021 18:05
5’ Skuadrat janë të kujdesshme në këtë fillimtakimi duke mos dashur të pranojnë gol, derisa anglezët janë duke avancuar në gjysmën e kombëtares shqiptare.

28/03/2021 18:00-Fillon ndeshja
Ka nisur ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
28/03/2021 17:44
Armando Broja është vetëm 19 vjeçar dhe tashmë e ka siguruar paraqitjen e pestë për Shqipërinë.
Katër kundërshtarët e tij të mëparshëm kanë qenë: Lituani (dy herë), Kazakistani dhe Andorra, ndërsa nuk ka dyshim se kjo është sfida më e madhe me kombëtaren e talentit të Chelsea.

28/03/2021 17:36-Çmimet e formacioneve – në total janë 630 milionë euro në fushë
Sipas Transfermarkt, vlera e 11-shes së Shqipërisë është 48.9 milionë euro, derisa Tre Luanët vlejnë plot 582 milionë euro, gati 12 herë më shumë se Kuqezinjtë.
Shqipëria: Berisha (2.4 milionë euro); Ismajli (1.5), Gjimshiti (22), Veseli (500 mijë); Hysaj (14), Laçi (1.2), Bare (1.5), Uzuni (2.2), Memolla (300 mijë); Cikalleshi (800 mijë), Broja (2.5) – (Totali: 48.9 milionë euro).
Anglia: Pope (15 milionë); Shaw (25), Maguire (40), Stones (30), Walker (35); Phillips (27), Rice (60), Foden (70); Mount (60), Kane (120), Sterling (100) – (Totali: 582 milionë euro).
28/03/2021 17:33-Brojën e njohin në Angli
Sulmuesi në pronësi të Chelseat, Armando Broja (i huazuar te Vitesse), i njeh disa prej kundërshtarëve të sotëm, pasi kishte debutuar me Blutë në mars të vitit 2020.
Golat e tij (nëntë sosh) këtë sezon i kanë ndihmuar skuadrës holandeze që të pozicionohet në vend të katërt në Eredivisie.

28/03/2021 17:29-Shqipëria në kërkim të triumfit historik
Shqipëria i ka fituar katër ndeshjet e fundit, tri prej tyre si vendas.
Është hera e parë që ka pasur një rrjedhshmëri të tillë që nga viti 2010, kur ishte ndalur me barazim nga Rumania.
Kurrë më parë Kuqezinjtë nuk i kanë fituar pesë ndeshje radhazi, prandaj triumfi i sotëm do të ishte historik.

28/03/2021 17:10-Skena është gati për duelin Shqipëri-Angli

28/03/2021 17:05
Mungesa e Kumbullës është e dhimbshme, si për lojtarin ashtu edhe për Kombëtaren.
Mbrojtësi i Romës e ka lënduar gjurin e djathtë në ndeshjen ndaj Andorrës dhe është kthyer te klubi i tij për t’u trajtuar.
Për shkak të mosprezencës së tij, Edy Reja është detyruar të bëjë ndryshime edhe në taktika.

28/03/2021 17:00
Hysaj, i cili pati rol më të avancuar ndaj Andorrës, kundër Anglisë do të jetë i tërhequr prapa në katërshen e mbrojtjes me Veselin që luan në krahun tjetër, derisa Gjimshiti dhe Ismajli janë në qendër të mbrojtjes.

28/03/2021 16:41-Formacionet zyrtare
Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha, Memolla, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Bare, Uzuni, Laci, Cikalleshi, Broja, Ismajli.
Formacioni startues i Anglisë: Pope, Walker, Shaw, Rice, Stones, Maguire, Foden, Philipps, Kane, Sterling, Mount.

28/03/2021 16:29-Faqja zyrtare e Anglisë kujtoi ndeshjen e para 20 vitesh ndaj Shqipërisë
Shqiptarët dhe anglezët nuk janë kundërshtarë që nuk njihen, pasi kanë luajtur edhe në të kaluarën në ndeshje kualifikuese.
I tillë ishte edhe takimi i 28 marsit 2001, kur Shqipëria priti Anglinë në ‘Qemal Stafa’ dhe ky takim është kujtuar nga faqja zyrtare e ekipit kombëtar anglez, kur skuadra e tyre kishte fituar me rezultat 3-1.
28/03/2021 16:24-Mesazhi i Tifozave Kuq e Zi
“Tifozat Kuq e Zi” janë përkujdesur të japin një mesazh para ndeshjes ndaj Anglisë.
Tifozët zyrtarë të Shqipërisë kanë bërë një koreografi, ku përfshihen figura historike shqiptare si Skënderbeu dhe Adem Jashari.
“Sytë dhe zemrën te ju” – është mesazhi i vendosur në njërën pjesë të tribunës së stadiumit.
28/03/2021 16:21-Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Portier: Etrit Berisha
Mbrojtës: Freddie Veseli, Ardin Ismajli, Berat Gjimshiti.
Mbrojtës/Anësorë: Elseid Hysaj, Ermir Lenjani
Mesfushorë: Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi.
Sulmues: Sokol Cikalleshi, Armando Broja.








































