E plotësuar: Spektakli më i ndjekur televiziv në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, u rikthye të shtunën me edicionin e tij të katërt!

Me sytë nga shtëpia më e famshme në vend, pritshmëritë ishin të larta për surpriza, emocione dhe momente të paharrueshme.


Plot 16 personazhe VIP u futën vetëm në natën e parë, duke iu lënë vend edhe disa të tjerëve që do t'iu bashkohen gjatë rrugës.

Telegrafi ju ka mbajtur të informuar minut pas minute me çdo zhvillim nga nata hapëse – nga prezantimi i konkurrentëve, te sfidat e para dhe gjithçka tjetër që ndodhi brenda dhe jashtë skenës.

testestestes

testestestes

22/12/2024 01:02-Laert Vasili - i fundit që futet në natën e parë të BBVA 4

larti

Aktori i njohur shqiptar, Leart Vasili, është personazhi i fundit që u fut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ai shquhet për deklaratat e tij të forta publike, debatet në studio televizive, por edhe paraqitjet e tij skenike.

22/12/2024 00:54-Loredana Brati - bukuroshja shqiptare nga Italia futet në Big Brother VIP Albania 4

loriii

Këtë vit diaspora shqiptare në Itali nuk do të jenë pa një pëerfaqësues!

Bukuroshja Loredana Brati e cila ka studiuar psikologji por punon si foto-modele, është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për të shijuar aventurën e Big Brother VIP Albania.

22/12/2024 00:50-Livia Brunga - Nga Për'puthen në BBVA

liv

Ashtu siç edhe është bërë zakon tashmë, personazhe nga spektakli Për'puthen nuk mungojnë në Big Brother VIP Albania.

Këtë herë, banore e zgjedhur nga ky format është Livia Brungu, e cila do të jetë pjesë e këtij edicioni.

22/12/2024 00:25-Amber - transgjinorja e parë që futet në Big Brother VIP Albania

ammbm

Artistja e makijazhit Amber, iu bashkua banorëve në edicioni ne katërt të BBVA.

Ajo tha se ka pasur disa intervista që kanë bërë bujë, teksa pret që në këtë spektakël të tregojë shumë nga vetja e saj.

22/12/2024 00:22-Regjisori Aldo Marku, banor në Big Brother VIP Albania

amb1

Edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania iu bashkua edhe regjisori Aldo Marku.

22/12/2024 00:08-Rozana Radi futet në Big Brother VIP Albania 4

rozzana

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rozana Radi, është futur në shtëpinë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Ajo ka vendosur që ta sprovojë veten në këtë aventurë, teksa para se të hynte performoi këngën e saj më të re "Vetes".

22/12/2024 00:03-Banori i radhës - këngëtari Jozi

jozzzi

Këngëtari i ri Jozi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania 4.

Ai është me prejardhje nga Laçi dhe krahas muzikës, merret edhe me palestër.

21/12/2024 23:27-Xum Allushi, i nënti banor që futet në Big Brother VIP Albania

xummi

Influencuesi i rrjeteve sociale, Xum Allushi, është futur i nënti në radhë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai është i njohur për videot e tij qesharake në rrjetet sociale dhe shakatë, teksa tha se është futur në shtëpinë e BBVA pa i njoftuar fare familjarët.

21/12/2024 23:17-Gerta Gixhari, banorja e radhës në BBVA

gertu

Gazetarja e Radio Televisionit Shqiptar, Gerta Gixhari, është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ajo është motra e aktores së famshme, Olta Gixhari, e cila ishte një nga banoret më të diskutuara të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania 2.

21/12/2024 22:44-Klajdi Musabelliu - banori i shtatë

klajd

Klajdi Musabelliu është banori i radhës që futet në shtëpi.

Ai është këngëtar, i cili e nisi rrugëtimin e tij në "Ethet e Së Premtes", por që më pas emigroi në Itali, ku është marrë me punë më të rëndomta.

21/12/2024 22:35-Gili futet në Big Brother VIP Albania, bashkë me djalin e saj Redonin

giili

Për shumë kënd erdhi si befasi, por po! Këngëtarja e famshme shqiptare, Fevzie Konushevci e njohur ndryshe si Gili, ka pranuar të futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ajo ka hyrë bashkë me djalin e saj, Redonin, i cili është reper i ri në skenën shqiptare.

Nën e bir janë futur në këtë aventurë si një konkurrent i vetëm.

21/12/2024 22:26-Zebërvoki futet në shtëpi

zbr

Inspektori i krimeve, Marius Dervishi, i njohur ndryshe edhe me nofkën Zebërvoki, u fut si banori i pestë të Big Brother VIP Albania.

Ai punon edhe si regjisor i filmave, çka i ka dhënë një njohje më të madhe në fushën e kinematografisë.

21/12/2024 22:19-Banorja e katërt - Valbona Mhilli

Gazetarja Valbona Mhilli është banorja më e re në edicionin e katërt të BBVA.

Ajo njihet veçanërisht për lapsusin e saj të famshëm në emisionin e mëngjesit, ku nuk kishte shqiptuar dot emrin e kampit 'Auschwitz' gjatë transmetimit të lajmeve të mëngjesit.

21/12/2024 21:52-Producenti Ols Abazi futet në BBVA si banori i tretë

olssss

Ols Abazi është banori i tretë që futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Ai e prezantoi veten si producent televiziv, por që më shumë tha se njihet si "hallexhi".

21/12/2024 21:42-Reperi G-Bani, banori i dytë

gbani

I dyti në radhë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri është reperi G-Bani.

Ai u prezantua duke kënduar "Të dua" live në spektakël bashkë me Anxhela Peristerin, e cila i uroi shumë suksese në këtë rrugëtim.

21/12/2024 21:33-Hyn banorja e parë - Egli Tako

bb1

Është prezantuar tashmë edhe banorja e parë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Ajo është 27 vjeçe dhe ka mbaruar studimet për regji teatri dhe aktrim, teksa aktualisht punon si trajnere e fitnesit.

21/12/2024 21:31-Arbër Hajdari dhe Neda Balluku - opinionistët e këtij viti

ned

Në nisje të spektakli janë prezantuar edhe dy opinionistët e edicionit të sivjetmë.

Ata janë humanisti Arbër Hajdari (opinionist prej katër vitesh) dhe Neda Balluku, banore e Big Brother Albania 4.

21/12/2024 21:22-Prezantohen ambientet luksoze të shtëpisë

Në nisje të spektaklit është prezantuar shtëpia, ku banorët e Big Brother VIP Albania 4, do të qëndrojnë të izoluar për mbi 100 ditë.

sh1

sh2

sh3

sh4

sh5

21/12/2024 21:18-Nis zyrtarisht Big Brother VIP Albania 4

ledjon

Prezantuesi Ledion Liço, ka bërë hapjen e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4.