Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova ishte nikoqir i Sllovenisë në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, të cilën e fituan mysafirët me rezultat 0-1.

Të zgjedhurit e Bernard Challandes kanë arkëtuar vetëm një pikë nga tri ndeshjet e para, një barazim (ndaj Moldavisë) dhe dy humbje (ndaj Greqisë dhe Sllovenisë).


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e përballjes së rëndësishme, Kosovë 0–1 Slloveni.  


11/10/2020 22:43-Situata në Grupin 3 të Ligës C

Sllovenia dhe Greqia janë shmangur me nga shtatë pikë në krye të grupit. Kosova dhe Moldavia mbesin me nga një pikë.

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon në Greqi më 14 tetor.

grupi (Foto: uefa.com)

11/10/2020 22:40-Kosova 0-1 Sllovenia, statistikat e ndeshjes

stats 1 (Foto: flashscore.com)

11/10/2020 22:36-Përfundon ndeshja

Me rezultat 0-1, Kosova e ka humbur nga Sllovenia ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e  Kombeve.

Haris Vuckic e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë (22’) të ndeshjes.

slogol2

11/10/2020 22:34

90’+2 Rashani nuk ia del ta devijojë topin drejt portës kundërshtare.

11/10/2020 22:31

89’ Pak kohë në dispozicion të Kosovës deri në mbyllje të takimit.

11/10/2020 22:31

88’ Florent Hasani inkuadrohet në vend të Edon Zhegrovës.

11/10/2020 22:26

84’ Benjamin Kololli dhe Herolind Shala e lëshojnë fushën. Inkuadrohen Elbasan Rashani dhe Florent Muslija.

kololli 2

11/10/2020 22:25

82’ Elbasan Rashani përgatitet të inkuadrohet në lojë, ndërsa edhe Florent Muslija është duke u përgatitur.

11/10/2020 22:21

78’ Arbër Zeneli largohet duke i bërë vend Lirim Kastratit.

11/10/2020 22:18

75’ Dy zëvendësime deri më tani nga sllovenët, ndërsa Challandes akoma nuk ka bërë asnjë. Ndërkohë që bëhet gati Lirim Kastrati që të hyjë në lojë.

11/10/2020 22:16

74’ Situatë e rrezikshme, por Hadërgjonaj fiton duelin e shpejtësisë, ndërsa Muric e rrëmben topin.

muriqi 3

11/10/2020 22:15

73’ Kosova dominon me posedimin e topit, mirëpo epërsia është në favor të Sllovenisë.

11/10/2020 22:14

71' Rast që nuk shfrytëzohet pas një harkimi nga këndi të Zhegrovës. Mungoi goditja finale nga lojtarët tanë.

11/10/2020 22:11

69’ Kalojnë minutat ndërkohë që topi qarkullon kryesisht në mesfushë, ndërsa depërtimet nuk janë të duhurat.

11/10/2020 22:08

66’ Mungon loja e duhur për të shkuar në ofensivë dhe për të krijuar aksione të rrezikshme.

berisha 2

11/10/2020 22:06

63’ Zeneli driblon disa kundërshtarë nga e majta, por depërtimi është i pamundur. Përpjekje për të dribluar bën edhe Zhegrova dhe në fund tanët e humbin topin.

11/10/2020 22:01

59’ Depërtim nga Zeneli që nuk arrin të godasë drejt portës, ndërkohë që topi i kthyer më pas nuk shfrytëzohet në mënyrën më të mirë.

11/10/2020 21:57

55’ Vazhdojnë përpjekjet e nikoqirëve për të shkuar drejt portës kundërshtare.

11/10/2020 21:55

52’ Herolind Shala tentoi me një goditje nga largësia, por topi shkoi përmbi portë.

11/10/2020 21:54

51’ Disa përpjekje të Dardanëve për të ndërtuar aksionet e nevojshme për të shënuar.

11/10/2020 21:49

47' Goditje fantastike nga Zhegrova, por topin e bllokon Kololli.

zherga

11/10/2020 21:46-Fillon pjesa e dytë

Ka filluar gjysma e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, në të cilën Dardanët do të tentojnë ta përmbysin rezultatin.

11/10/2020 21:38-Statistikat e pjesës së parë

statistika (Foto: flashscore)

11/10/2020 21:32-Përfundon pjesa e parë

Është mbyllur pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra mysafire është në avantazh prej një goli të shënuar nga Haris Vukcic në minutën e 22-të.

11/10/2020 21:29

44’ Momente të mira të krijuara nga skuadra e Kosovës në fund të pjesës së parë, mirëpo akoma nuk vjen goli i dëshiruar.

oblak

oblak1

11/10/2020 21:28

43’ Jan Oblak pret goditjen e Paqaradës, ndërsa më pas një tjetër rast të mirë e pati Celina që sërish Oblak ishte në vend.

11/10/2020 21:27

41’ Lëvizje e bukur nga Zhegrova, por Berisha ndalet me ndërhyrje të palejuar pranë zonës.

11/10/2020 21:25

40’ Pesë minuta deri në fund të pjesës së parë, sllovenët vazhdojnë të jenë në epërsi prej një goli.

11/10/2020 21:21

35’ Goditja e Zenelit nga gjuajtja e lira shkon drejt portës, por Jan Oblak intervenon.

11/10/2020 21:19

33’ Një kombinim i mrekullueshëm i lojtarëve të Kosovës. Zhegrova dhe Berisha ishin arkitektë, por goditja finale e Zenelit përfundon jashtë portës.

11/10/2020 21:15

30’ Futbollistët vendas janë duke u përpjekur që të kthehen në lojë.

11/10/2020 21:07-Sllovenia në epërsi

22' Një tjetër kundërsulm dhe Sllovenia shënon gol. Haris Vuckic pranoi një asistim të mirë nga Sandi Lovric dhe shënoi në portën e Aro Muric.

logol1

slogol2

11/10/2020 21:05

20’ Nuk kuptohen si duhet në zonë futbollistët e Kosovës, humbet një rast i mirë.

11/10/2020 21:04

18’ Menjëherë vjen reagimi i sllovenëve, por goditja e tyre përfundon mbi portë.

11/10/2020 21:03

18’ Tjetër kundërsulm i shpejtë i futbollistëve nikoqirë, por që sërish përfundon para zonës së gjashtëmbëdhjetëmetërshit të ekipit kundërshtar.

11/10/2020 21:01

15’ Kundërsulm nga Dardanët që nuk shkon deri në fazën finale të sulmit.

11/10/2020 20:55

9' Me fat Muriqi, pasi futbollisti slloven rrëzohet i vetëm përballë tij.

11/10/2020 20:53

7' Mysafirët prodhojnë një moment të rrezikshëm, por goditja shkon jashtë portës së Muriqit.

11/10/2020 20:51

5’ Fillim i shpejtë i ndeshjes nga të dyja palët që e kanë objektivin të qartë.

kos sllo 1

kos sllo 2

11/10/2020 20:46-Fillon ndeshja

1’ Ka nisur ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

11/10/2020 20:40

Lojtarët zbresin në fushë.

11/10/2020 20:38

Gjithçka gati, Dardanët të motivuar për t’iu kthyer fitoreve.

11/10/2020 20:18-Lojtarët rezervë

Kosova: Ujkani, Bekaj, Loshaj, Rashkaj, Kastrati, Rashani, Vojvoda, Hasani, Nuhiu, Muslija.

Sllovenia: Belec, Rozman, Skubic, Tijanic, Vetrih, Kramer, Petrovic, Bohar, Stankovic, Jurcevic, Bizjak, Mitrovic.

11/10/2020 19:40-Disa ndryshime në përzgjedhjen e Challandes

Leart Paqarada është inkuadruar nga minuta e parë në vend të Mërgim Vojvodës në krahun e majtë të mbrojtjes.

Benjamin Kololli luan në sulm në vend të Atdhe Nuhiut, Florent Hadërgjonaj është kthyer në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa si anësor i djathtë starton Edon Zhegrova.

11/10/2020 19:37-Formacionet zyrtare

Formacioni i Kosovës: Muric, Hadërgjonaj, Dresevic, Aliti, Paqarada, Shala, V. Berisha, Zhegrova, Celina, Zeneli, Kololli.

Screenshot 2 34

Formacioni i Sllovenisë: Oblak, Balkovec, Mevlja, Blazic, Stojanovic, Verbic, Kurtic, Bijol, Rep, Lovric, Vuckic.

slo

11/10/2020 18:52-Ndeshjet e deritanishme në Grupin 3 të Ligës C

Kosova ka barazuar në udhëtim te Moldavia (1-1) dhe ka humbur në shtëpi nga Greqia (1-2).

Sllovenia ka barazuar në shtëpi ndaj Greqisë (0-0) dhe ka fituar si nikoqir i Moldavisë (1-0).

ndeshjeat (Foto: uefa.com)

11/10/2020 18:49-Renditja në Grupin 3 të Ligës C

Kosova në vend të tretë me një pikë, nga një barazim dhe një humbje.

Sllovenia në vend të dytë me katër pikë, nga një barazim dhe një fitore.

renditja (Foto: uefa.com)

11/10/2020 18:43-Forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

Kosova: humbje, humbje, barazim, humbje, humbje

Sllovenia: fitore, fitore, barazim, humbje, fitore

kosssllo (Foto: uefa.com)

11/10/2020 18:40

Kosova dhe Sllovenia përballen për herë të parë në historinë e këtyre dy përfaqësueseve.

11/10/2020 17:52-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovenisë

Të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Challandes nuk kanë fituar në gjashtë sfidat e fundit, ku kanë marrë vetëm një barazim.

Gjithsesi tani synohet që të mposhtet Sllovenia, në një ndeshje e cila është e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Trajneri zviceran pritet t’i bëjë disa ndryshime:

11/10/2020 17:47-Vojvoda: Dashuria për vendin nuk mund të diskutohet

Mërgim Vojvoda është ndër futbollistët që reaguan pas dëshpërimit nga humbja në ‘play-off’ nga Maqedonia e Veriut.

“Dashuria për vendin nuk mund të diskutohet. Dhemb shumë sepse të gjithë ndihemi të tradhtuar, por është futbolli”.

“E ardhmja është e jona dhe ne nuk do të dorëzohemi kaq lehtë”.

“Në fitore ose humbje, ne mbetemi të bashkuar dhe të fortë. Sot dhe përgjithmonë me Kosovën”, ka shkruar Vojvoda.

11/10/2020 17:43-Hadërgjonaj shpreson në rikthimin e Kosovës

Humbja nga Maqedonia e Veriut i ka dëshpëruar të gjithë, nga lojtarët e deri te tifozët e Kosovës, ndërsa dëshpërimi i madh ka bërë që të ketë komente dhe kritika të ndryshme.

I fundit që ka reaguar pas këtyre kritikave është pikërisht golashënuesi i vetëm i Dardanëve në Shkup, Florent Hadergjonaj, që beson se do të rikthehen edhe më të fortë.

“Do të rikthehemi më të fortë. Forca Kosova jonë e shenjtë”, ka shkruar Hadërgjonaj në profilin e tij në Facebook.

11/10/2020 17:37-Deklarata e Challandes lidhur me ndeshjet e fundit

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje me lojtarët që janë këtu tani. Sfida e dytë pas këtij dështimi… duhet ta dini se lojtarët janë të shkatërruar. Si dhe fizikisht lojtarët janë të dërrmuar, pasi vijnë nga një ndeshje e vështirë”.

“Flas për sfidat, sepse për mua, e qartë është se është detyrë e imja që t’i kthejë lojtarët në nivel të lartë për këtë ndeshje. Mendoj se është mundësi e mirë gjithashtu për të treguar mentalitetin dhe karakterin tonë”.

“Kundër Rumanisë, Sllovenia ishte skuadër e fortë fizikisht. Do të thotë duhet të jemi gati për luftë të fortë. Nuk mund të kemi vetëm përgjigje me forcë. Duhet të gjejmë përgjigje me topin, me aftësitë. Duhet të gjejmë zgjidhje me principet tona. Të mbajmë topin, të luajmë kombinime, pasime të shpejta. Të luajmë filozofinë tonë të lojës. Menjëherë”, ka thënë Challandes pas humbjes nga Maqedonia e Veriut.

challandes shkup

11/10/2020 16:35-Ndeshja drejtohet nga gjyqtarë anglezë

Bëhet fjalë për një katërshe të njohur të gjyqtarëve që vijnë nga Anglia.

Gjyqtar kryesor do të jetë Andrew Madley, i cili gjykon rregullisht në Ligën Premier.

Dy gjyqtarët anësor apo ndihmës të Madley janë Daniel Richard Cook dhe Constantine Hatzidakis, ndërsa gjyqtar i katërt është Paul Tierney.