Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova zhvilloi ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 2 ne Ligën C të Ligës së Kombeve. Greqia është kundërshtari i Dardanëve që fitoi me rezultat 0-1.

Në të kaluarën, Kosova dhe Greqia ishin takuar dy herë  në Ligën e Kombeve, njëra sfidë kishte përfunduar baras, kurse tjetrën e kishte fituar skuadra mysafire, ndërsa kjo ishte fitorja e dytë e Helenëve në këtë garë.

Këto skuadra kanë luajtur edhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe në të dyja përballjet kanë luajtur baras me rezultat identik (1-1).

05/06/2022 22:42-Situata në grupin e Kosovës

grupi8 (Foto: uefa.com)

05/06/2022 22:41-Statistikat e ndeshjes

statiostikat (Foto: Flashscore)

05/06/2022 22:39-Përfundon ndeshja

Kosova e ka humbur me rezultat minimal (0-1) nga Greqia, ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Me gjithë paraqitjen e mirë dhe lojën taktike, Dardanët nuk arritën në marrin rezultat pozitiv.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Anastasios Bakasetas në minutën e 36-të.

05/06/2022 22:37

90'+4 Goditje e lirë për grekët që bllokohet në mur.

05/06/2022 22:34

90'+1 Karton i kuq edhe për Aro Muric. Portieri do të mungojë ndaj Irlandës së Veriut.

05/06/2022 22:33

90' Momentet e fundit që Kosova të marrë një pikë në këtë takim. Gjyqtari ka dhënë pesë minuta shtesë.

05/06/2022 22:26

83' Harkim shumë i mirë nga Berisha dhe goditje e mrekullueshme me kokë nga Amir Rrahmani, por mbron portieri grek.

05/06/2022 22:18

Valon Berisha dhe Ibrahim Dresevic inkuadrohen në lojë. Largohen Florian Loshaj dhe Betim Fazliji.

05/06/2022 22:17

74' Tjetër pritje e mirë nga Aro Muric, pas goditjes së lojtarëve kundërshtarë.

05/06/2022 22:14

72' Fidan Aliti përjashtohet me kartonin e dytë të verdhë. Kartonin e parë e mori në minutën e 51-të dhe pas kartonit të dytë të verdhë, ndëshkohet me të kuq.

05/06/2022 22:13

70’ Tjetër aksion që nuk e ka përfundimin e duhur. Harkimi i Bytyqit nuk arrin te Muriqi.

muriqi 1

05/06/2022 22:10

68' Një aksion që nuk përfundon si duhet. Muriqi nuk ia dal ta shërbejë Zhegrovën.

05/06/2022 22:07

64’ Goditje shumë e mirë nga Edon Zhegrova, por topi shkon jashtë.

05/06/2022 22:06

63’ Në anën tjetër një kundërsulm i shpejtë i grekëve, ndalet nga portieri Aro Muric, i cili e shpëtoi skuadrën nga golin i dytë.

05/06/2022 22:05

62’ Përpjekje të skuadrës vendase për ta gjetur golin, mirëpo akoma nuk e kanë gjetur formulën e duhur për t’u treguar efektivë.

05/06/2022 22:03-Tifozët duan barazimin e rezultatit

tifoz

atmosfer5

atrmosfer3

05/06/2022 21:59

56' Dy ndryshime te skuadra e Greqisë. Po ashtu dy ndryshime te Kosova.

Zymer Bytyqi hyn në vend të Milot Rashicës, kurse Benjamin Kololli zëvendëson Arbër Zenelin.

05/06/2022 21:57

54’ Goditje nga Rashica, e cila devijohet, por intervenon portieri mysafir të larguar në goditje nga këndi.

05/06/2022 21:56

53’ Derisa Dardanët përpiqeshin të sulmojnë, një harkim i papërshtatshëm godet transversalen e portës së Aro Muric.

05/06/2022 21:46-Fillon pjesa e dytë

46' Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Helenët janë në epërsi me golin e Anastasios Bakasetas të shënuar në minutën e 36-të.

05/06/2022 21:39-Statistikat e pjesës së parë

kosgre (Foto: Flashscore)

05/06/2022 21:32-Përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët bënë paraqitje të mirë në 45 minutat e para, megjithatë pranuan një gol.

Anastasios Bakasetas pranoi një top nga Petros Mantalos dhe gjeti hapësirë për t’i kaluar grekët në epërsi (36’).

05/06/2022 21:29

44’ Çastet e fundit të pjesës së parë, nikoqirët në përpjekje për të rrezikuar, por nuk arrijnë te goli i barazimit.

05/06/2022 21:22

38’ Dardanët shkuan menjëherë përpara, mirëpo nuk arritën të tregoheshin efektivë për barazimin e rezultatit.

05/06/2022 21:21-Greqia kalon në epërsi

36' Përkundër që Kosova dukej se po bënte lojë të sigurt, Anastasios Bakasetas gjeti hapësirë për t’i kaluar grekët në epërsi.

greqia1

05/06/2022 21:18

34’ Vazhdon loja e kujdesshme e Kosovës duke mos u lëshuar në situatat të rrezikshme dhe duke i bërë ballë ekipit vizitor.

05/06/2022 21:13

28' Kalim fantastik nga Zhegrova, mirëpo aksioni nuk përfundon ashtu si duhet për Kosovën.

zhegrovafk

05/06/2022 21:12

27’ Dalje tjetër përpara e Dardanëve, të cilët nuk kanë arritur të ndërtojnë një aksion më të rrezikshëm.

05/06/2022 21:07

22’ Në anën tjetër një mundësi për të prodhuar rrezik nga Vedat Muriqi, mirëpo goditja e tij u bllokua.

05/06/2022 21:06

21’ Situatë e rrezikshme për portën e Aro Muric, por topi shkoi jashtë. Në ndërkohë, ishte ndërhyrje për Amir Rrahmanin.

05/06/2022 21:03

19’ Vendasit vazhdojnë të bëjnë lojë taktike duke pritur gabimin e skuadrës mysafire. Edon Zhegrova pati një solo aksion, por nuk ia doli të depërtonte në zonë.

zhegra

05/06/2022 20:58

13’ Periudhë paksa më e qetë nga Dardanët, ndërkohë që Helenët përpiqen të ndërtojnë aksione.

zhegrova

05/06/2022 20:52

8' Minuta shumë të mira për Kosovën në këtë fillim të takimit.

arberi

05/06/2022 20:50-Super-rast

5' Rast fantastik për Kosovën! Arbër Zeneli ka pasur një mundësi të mrekullueshme për ta kaluar Kosovën në epërsi, mirëpo portieri mysafir e ndali goditjen e tij nga afërsia që ishte nga një kënd i vështirë.

kosova4

05/06/2022 20:47-Koreografia

FORCA KOSOVË! - ishte koreografia e tifozëve nikoqirë.

kos7

05/06/2022 20:45-Fillon ndeshja

1‘ Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka nisur sfida e dytë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

05/06/2022 20:40-Intonohen himnet

Skuadrat kanë zbritur në fushë dhe po intonohen himnet shtetërore para fillimit të sfidës.

kos7

kosova3

05/06/2022 20:15-Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

forma1 (Foto: uefa.com)

05/06/2022 20:10-Qipro dhe Irlanda e Veriut luajnë pa gola

Derisa jemi në pritje të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, tashmë ka përfunduar një tjetër duel në Grupi 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Qiproja dhe Irlanda e Veriut kanë luajtur pa gola, duke i ndarë pikët.

Kështu që Kosova dhe Greqia vazhdojnë të jenë liderë të grupit me nga tri pikë, derisa dy përfaqësueset tjera kanë nga një pikë.

ghrpi (Foto: uefa.com)

05/06/2022 19:48-Kontrolle të detajuara para hyrjes në stadium

Hyrja e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur që nga ora 18:00, rreth tri orë para fillimit të ndeshjes Kosovë-Greqi.

Njoftohet se para hyrjes në stadium, secili tifoz po i nënshtrohet një kontrolli të detajuar nga sigurimi dhe policia e Kosovës.

Krejt kjo po bëhet për ta parandaluar futjen e mjeteve të ndaluara brenda stadiumit.

stadiu (Foto: KP)

05/06/2022 19:24-Zgjedhjet e trajnerit Alain Giresse

05/06/2022 19:18-Formacionet zyrtare

Formacioni startues i Kosovës: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Loshaj, Fazlijil Zhegrova, Zeneli, Rashica; Muriqi.

Formacioni startues i Greqisë: Vlachodimos; Baldock, Mavropanos, Hatzidiakos, Tsimikas; Bakasetas, Kourbelis, Mantalos; Limnios, Glakoumakis, Masouras.

kos1 (Foto: uefa.com)

05/06/2022 17:06-Deklarata e përzgjedhësit Alain Giresse

“Çfarë është me rëndësi është se të dy ekipet gjenden në pozitë të njëjte... Zgjedhjet e lojtarëve padyshim që gjithmonë janë të komplikuara duke e ditur grupin e lojtarëve, pasi në disa reparte kemi shumë lojtarë dhe në këtë rast sikur me krahët e sulmit është problematike”.

“Ideja mbi të gjitha është të vazhdojmë me këtë ritëm të fitores, të fitojmë ndeshjen tjetër dhe pastaj sipas nevojës të bëjmë ndryshime. Shohim që kemi pak probleme në mbrojtje, krahasuar me pjesën sulmuese ku kemi numër më të madh lojtarësh. Mundësia ekziston, shohim nesër se kush do të luajë në sulm”.

“Nuk do t’ju referohem ndeshjeve të kaluara, pasi ato që kanë përfunduar kanë përfunduar. Veçse e kemi filluar këtë kampanjë me rezultat pozitiv kundër Qipros dhe e kemi studiuar kombëtaren e Greqisë se si kanë luajtur kundër Irlandës. Ne do të tentojmë të paraqitemi me stilin dominues, sikurse kemi luajtur ndaj Qipros, ashtu edhe ndaj Greqisë. Pa dashur të futemi në detaje se si do të paraqitemi nesër”.

“Janë katër lojtarë që janë pjese e ekipit bazë dhe mund të luajnë edhe pse kanë karton të verdhë dhe nuk guxojmë assesi të shpërbëjmë strukturën e ekipit veçse ndokush ka marrë ndonjë karton të verdhë. I njohim dhe i dimë ata që kanë karton të verdhe. Varësisht prej rrethanave të lojës do të mundohemi që lojtarët që kanë karton të verdhë të shmangin një tjetër”.

“Deri tash jemi mësuar të shohim Mërgim Vojvodën në të djathtë dhe Florent Hadergjonjan në të majtë. Por, me mungesat e tyre ne do të tentojmë me lojtarët që kemi në dispozicion të bëjmë zgjedhjet më të mira”.

“Ne duam të bëjmë një lojë më të mirë veçanërisht në pjesën e parë, pasi pjesa e parë ndaj Qipros nuk ka qenë më e mira, as përzgjedhja e lojtarëve në pjesën taktike dhe sa i përket organizimit të lojës dhe përfundimit të aksioneve. Gjeja që siç e kemi parë ka funksionuar në pjesën e dytë dhe kemi shënuar dy gola. Pjesa e dytë kundër Qipros korrespondon me atë që kemi kualitet dhe atë çfarë presim”.

Kosova Giresse 3

05/06/2022 17:04-Komentet e Vedat Muriqit për sfidën ndaj Greqisë

“Jemi në prag të një ndeshje të rëndësishme për kombëtaren tonë, kemi marrë tre pikë nga Qipro, edhe pse çaluam në pjesën e parë rëndësi ka fitorja. Tani kemi Greqinë përpara, e njohim kundërshtarin dhe kemi punuar shumë dhe shpresojmë të marrim maksimumin”.

“E ardhmja? (në nivel klubi)Tani jam i fokusuar te ndeshjet e kombëtares, kam dhe tre ndeshje për të mbyllur. Jam pak i lodhur pasi kam luftuar për mbijetesë në La Liga, për momentin nuk po mendoj për të ardhmen por të jap maksimumin te këto ndeshje, kam kontratë me një klub, do kthehem atje dhe pastaj do shoh”.

“Greqia është kundërshtar shumë i fortë, i dimë pikat tona të forta. Nuk do i bëjmë gabimet që bëmë në pjesën e parë me Qipron, sa i përket golave nuk ka rëndësi kush shënon, por fitorja. Megjithatë edhe nëse shënoj dhe fitojmë do jem shumë i lumtur”.

“E di se jam ndër ambasadorët e shtetit atje (në La Liga), kur pash që jam shpallur lojtar i muajit jam ndjerë shumë i lumtur jo vetëm në aspektin personal, por edhe për flamurin. Pasi i dimë problemet që kemi pasur me Spanjën. Të shpallesh lojtari i muajit në një nga katër ligat më të forta në botë më bën krenar”.

muriqi

05/06/2022 17:01-Deklarata e përzgjedhësit të Greqisë, Gustavo Poyet

“Kam dy gjëra për të thënë. Njëra ishte se kur analizova Greqinë para se të bashkohesha me ekipin, pashë (edhe) ndeshjet me Kosovën. E kam parë edhe ndeshjen e Kosovës me Qipron. Ne duhet të luajmë shumë mirë nëse duam të fitojmë nesër”.

“Kosova ka ndërruar trajnerin, por me lojën që shfaqi ndaj Qipros u pa që ka potencial të madh dhe lojtar jashtëzakonisht të mirë individual”.

“E kam idenë për skuadrën... Por prisni, ne nuk do të nxitojmë për vendimin përfundimtar. Dua të formoj ekipin më të mirë të mundshëm. Massouras nuk ishte i disponueshëm me Irlandën e Veriut. Dua të shoh se si është ai. Unë kam një formacion në mendjen time dhe do të pres deri nesër në mëngjes”.

“Para se të fillojmë ndeshjen shkojmë për fitore. Ndoshta pas lojës mund t’ju them nëse jam i kënaqur, në varësi të zhvillimit të lojës. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë mirë në ndeshje. Në këtë moment do të them se do të rreshtoj një ekip me qëllimin e fitores”.

poyet

05/06/2022 16:58-Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë

Trajneri Alain Giresse nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacionin titullar nga ndeshja e kaluar për faktin se Dardanët bënë një lojë të madhe.

Porta pritet t’i besohet përsëri gjigantit Arijanet Muric, derisa në mbrojtje mund të ketë ndryshime në krahun e djathtë me Benjamin Kolollin që mund ta zëvendësojë Lirim Kastratin, por ky i fundit është favorit për një fanellë titullari.

Tre mbrojtësit tjerë Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu dhe Fidan Aliti do të jenë në fushë nga minuta e parë.

Betim Fazliji dhe Valon Berisha do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, derisa Ibrahim Dresevic ose Florian Loshaj pritet ta zëvendësojnë Blendi Idrizin që nuk ishte në ditën e tij më të mirë ndaj Qipros.

Edon Zhegrova pritet ta nis ndeshjen nga minuta e parë pasi ishte më i miri ndaj Qipros, njëjtë si Vedat Muriqi, i cili është i pa konkurrencë në krye të sulmit.

Ndërkohë në krahun e majtë të sulmit mund të ketë ndryshime pasi Milot Rashica mund të lihet në bankë dhe vendin e tij ta zënë njëri mes Zymer Bytyqit dhe Arbër Zenelit.


Formacioni i mundshëm i Kosovës

Portier: Muric.

Mbrojtës: Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti.

Mesfushorë: Fazliji, Loshaj, Berisha.

Sulmues: Zhegrova, Muriqi, Bytyqi.


05/06/2022 16:54-Greqia, kundërshtar i njohur për Kosovën

Kosova është nikoqir i një kundërshtari që e njeh mjaft mirë, Greqinë, pasi janë takuar shpeshherë kohëve të fundit dhe tani e presim në “Fadil Vokrri”.

Ndeshjet mes Kosovës dhe Greqisë janë kthyer në një trend kohëve të fundit, pasi për më pak se dy vjet, përfaqësuesja jonë ka zhvilluar katër takimeve me helenët.

Megjithatë, takimet mes Kosovës dhe Greqisë gjithnjë kanë sjellw rivalitet të madh dhe bilanci është thuajse i barabartë. Tri ndeshjet kanë përfunduar me barazim, ndërsa në një rast Greqia ka shënuar fitore.

Greqia ka fituar më 6 shtator të vitit 2020 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës C të Kombeve. Pastaj, Kosova barazoi (0-0) në udhëtim te Greqia më 14 tetor të vitit 2021.

Në kualifikueset për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Kosova dhe Greqia barazuar në dy ndeshjet me rezultat identik (1-1), të parën në Prishtinë më 5 shtator dhe të dytën në Athinë më 14 nëntor, 2021.

Goldallimi është në favor të grekëve, pasi nga këto katër ndeshje kanë shënuar katër gola, ndërsa Kosova e ka tundur tri herë rrjetën.

perballje