Në stadiumin Wembley është zhvilluar finalja e madhe e ‘Euro 2020’ ndërmjet Italisë dhe Anglisë.

Tre Luanët bënë historinë në turneun e sivjetmë duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të madhe të Kampionatit Evropian.

Por, ishin Azzurrët ata që e fituan turneun e sivjetmë, të dytin në histori të Kampionateve Evropiane.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e finales Itali 1-1 Angli (3-2).


11/07/2021 23:55-Italia është kampione e 'Euro 2020'

Italia e ka fituar Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’, duke mposhtur Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1, falë golave të Luke Shaw dhe Leonardo Bonucci.

Ndërsa në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan Azzurrët.

penallti

11/07/2021 23:54-Bukayo Saka

Humb

11/07/2021 23:53-Jorginho

Humb

11/07/2021 23:52-Jadon Sancho

Humb

11/07/2021 23:51-Federico Bernardeschi

Shënon

11/07/2021 23:50-Marcus Rashford

Humb

11/07/2021 23:49-Leonardo Bonucci

Shënon

11/07/2021 23:48-Harry Maguire

Shënon

11/07/2021 23:48-Andrea Belotti

Humb

11/07/2021 23:47-Harry Kane

Shënon

11/07/2021 23:46-Domenico Berardi

Shënon

11/07/2021 23:45-Fillon ekzekutimi i penalltive

Italianët ekzekutojnë të parët.

11/07/2021 23:42-Statistikat pas 120 minutave

anglistat (Foto: Flashscore)

11/07/2021 23:40-Përfundon pjesa e dytë e vazhdimeve, Itali 1-1 Angli

Është mbyllur edhe pjesa e dytë e vazhdimeve dhe rezultati ndërmjet Italisë dhe Anglisë është i barabartë (1-1).

Golat e Luke Shaw (2’) dhe Leonardo Bonucci (67’) mbesin vendimtarë në këtë finale të madhe të ‘Euro 2020’.

Fituesi i duelit në Wembley do të vendoset përmes ekzekutimit të penalltive.

ita scaled (Foto: Twitter/Euro 2020)

angli 3 (Foto: Twitter/England)

11/07/2021 23:39

120'+2 Skuadrat nuk duan të pranojnë gol në këtë fazë të lojës.

11/07/2021 23:35

118’ Trajnerët po bëjnë ndryshimet e fundit në lojë për të tentuar ta fitojnë Evropianin në këto pak minuta të mbetura.

11/07/2021 23:32

115’ Nuk ka ndryshim rezultati, ndërkohë që kanë mbetur edhe pesë minuta nga koha e rregullt e vazhdimeve.

maguire 1 (Foto: Twitter/Italy)

11/07/2021 23:28

112’ Tre Luanët janë duke bërë presion drejt portës së Donnarummas.

11/07/2021 23:25

108’ Situatë e rrezikshme në anën tjetër që nuk shfrytëzohet nga anglezët.

11/07/2021 23:23

107' Gjuajtje e lirë për Italinë. Jordan Pickford mbron goditjen e Federico Bernardeschit.

11/07/2021 23:19-Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve

Nuk ka gol pas pjesës së parë të vazhdimeve. Anglezët patën më shumë nga loja, por italianët patën një rast shumë të rrezikshëm.

11/07/2021 23:15

103’ Mundësi e mirë për Italinë që shpërdorohet.

11/07/2021 23:12

100’ Nuk ka ndryshim rezultati. Anglia po luan më mirë në pjesën e parë të vazhdimeve.

11/07/2021 23:08

96’ Situatë e mirë për Raheem Sterling, por ndërhyrja e Chiellinit ishte vendimtare.

11/07/2021 23:05

93' Trajnerët vazhdojnë të japin instruksionet e tyre edhe gjatë vazhdimeve.

mancini 3 (Foto: Twitter/Italy)

11/07/2021 23:01-Statistikat pas kohës së rregullt

itali (Foto: Flashscore)

11/07/2021 22:57-Përfundon koha e rregullt, nuk ka fitues

Është mbyllur me rezultat 1-1 koha e rregullt e finales së ‘Euro 2020’ ndërmjet Italisë dhe Anglisë.

Luke Shaw realizoi për Tre Luanët (2’), ndërsa Leonardo Bonucci e barazoi rezultatin për Azzurrët (67’).

Pritet të shihet nëse do të vendoset fituesi në vazhdime, apo do t’i shohim edhe penalltitë.

angli 2 (Foto: Twitter/England)

11/07/2021 22:51

90’ Përfundon koha e rregullt e finales së ‘Euro 2020’, Italia 1-1 Angli. Gjashtë minuta do të jetë shtesa për ta vendosur fituesin apo të nëse ndeshja do të shkojë në vazhdime.

cies1 (Foto: Twitter/England)

11/07/2021 22:45

85’ Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit final të ‘Euro 2020’ dhe rezultati vazhdon të jetë identik (1-1).

11/07/2021 22:38

78’ Italianët po e qarkullojnë më mirë topin në fushë dhe kanë më shumë nga loja që nga goli i barazimit.

11/07/2021 22:34

73’ Një top i gjatë nga Bonucci nuk shfrytëzohet mirë nga Berardi që del i vetëm para portierit, por gjuan mbi portë.

11/07/2021 22:27-Gooool... Italia 1-1 Anglia

67’ Leonardo Bonucci i ka barazuar shifrat në Wembley. Pas një tollovie në zonë, Veratti goditi shtyllën me kokë, ndërsa qendërmbrojtësi i Juventusit e futi topin në rrjetë.

https://twitter.com/BarcaFootba11/status/1414321147177472004

https://twitter.com/azzurri/status/1414320578635485192

11/07/2021 22:24

64’ Pas një harkimi nga këndi, John Stones gjuan me kokë, mbron Donnarumma.

11/07/2021 22:22

62’ Federico Chiesa me një tjetër depërtim, por Pickford intervenon për mrekulli.

11/07/2021 22:17

60’ Një orë lojë dhe Anglia vazhdon të bëjë lojë komode duke ruajtur avantazhin.

11/07/2021 22:17

57’ Rast shumë i mirë për Azzurrët. Fillimisht Chiesa dhe pastaj Insigne, por Pickford ishte në vend.

11/07/2021 22:11

51’ Tjetër gjuajtje e lirë nga Lorenzo Insigne që shkon jashtë portës.

insigne (Foto: Twitter/Italy)

11/07/2021 22:08

48’ Raheem Sterling krijon një moment të rrezikshëm, por intervenimi i Gigi Donnarummas ishte vendimtar.

11/07/2021 22:05-Fillon gjysma e dytë

46’ Ka filluar pjesa e dytë e finales së ‘Euro 2020’ ndërmjet Italisë dhe Anglisë që po zhvillohet në Wembley.

Tre Luanët janë në epërsi me golin e Luke Shaw të shënuar në minutën e dytë.

edyta (Foto: Twitter/England)

11/07/2021 22:01-28 raste nga Trippier përgjatë 'KB 2018' dhe 'Euro 2020'

Përgjatë Kampionatit Botëror të vitit 2018 dhe ‘Euro 2020’, Kieran Trippier ka krijuar më së shumti raste se cilido mbrojtës (28). Në përgjithësi, vetëm Kevin De Bruyne (36) ka krijuar më shumë raste se futbollisti anglez përgjatë këtyre dy turneve.

trippier scaled (Foto: OptaJoe)

11/07/2021 21:54-Statistikat e pjesës së parë

stat (Foto: Flashscore)

11/07/2021 21:49-Përfundon pjesa e parë, Itali 0-1 Angli

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së ‘Euro 2020’ ndërmjet Italisë dhe Anglisë që po zhvillohet në stadiumin Wembley.

Tre Luanët krijuan epërsi të hershme dhe e mbrojtën rezultatin deri në fund të 45 minutave të para.

Një harkim të Kieran Trippier e prit Luke Shaw që ishte i vetëm në këndin tjetër të portës për ta futur topin në rrjetë (2’).

eng4 (Foto: Twitter/England)

11/07/2021 21:46

45’ Anglezët vazhdojnë të mbrohen duke pritur kundërsulmet, derisa italianët po sulmojnë.

11/07/2021 21:40

40’ Vazhdon epërsia e Anglisë, ndërkohë që Italia përpiqet të ndërtojë aksione në drejtim të portës kundërshtare.

11/07/2021 21:35

35’ Solo aksion nga Chiesa, por topi shkon pranë shtyllës.

chiesa (Foto: Twitter/Italy)

11/07/2021 21:33

33’ Moment i mirë për italianët, të cilët me aksione të gjata përpiqen të rrezikojnë.

11/07/2021 21:30

30’ Azzurrët pa opsione për të rrezikuar portën e Tre Luanëve.

veratti (Foto: Twitter/Italy)

11/07/2021 21:24

24' Jorginhos i jepet ndihma mjekësore. Mesfushori italian ka probleme fizike, por është kthyer në fushë.

11/07/2021 21:20-Momenti i golit në fotografi

eng1 (Foto: Twitter/England)

eng2 (Foto: Twitter/England)

eng3 (Foto: Twitter/England)

eng4 (Foto: Twitter/England)

11/07/2021 21:19

19’ Lojë kryesore në mesfushë në këto minuta dhe në ndërtim të aksioneve që nuk finalizohen në fazën e tretë.

11/07/2021 21:14

14’ Lojë dinamike nga të dyja skuadrat që kanë objektiv të shënojnë.

11/07/2021 21:11

11’ Tentativa në të dyja anët. Azzurrët duan ta barazojnë rezultatin. Tre Luanët të thellojnë epërsinë.

11/07/2021 21:07

7' Goditje e lirë për Italinë. Insigne gjuan mbi portë.

11/07/2021 21:02-Gooooool... Itali 0-1 Angli

2’ Anglia kalon në epërsi që në minutën e dytë. Harkim nga Kieran Trippier dhe Luke Shaw ishte i vetëm në këndin tjetër të portës për ta futur topin në rrjetë.

https://twitter.com/fangazzetta/status/1414299508989730821

11/07/2021 21:01

2' Italia me goditjen e parë nga këndi që pastrohet nga anglezët.

11/07/2021 20:59-Fillon finalja e 'Euro 2020', Italia-Angli

1’ Në stadiumin Wembley ka filluar ndeshja e madhe finale e ‘Euro 2020’ ndërmjet Italisë dhe Anglisë.

11/07/2021 20:54-Hapja spektakolare e finales

spek3

ang

uro

11/07/2021 20:46-Parashikimi i lexuesve të Telegrafit për finalen e madhe

Screenshot 3 18

>>>LAJMI I PLOTË<<<

11/07/2021 20:38-Çmimi i biletave për finale arrin deri në 41.000 euro

Tifozët anglezë po bëjnë gjithçka për të siguruar bileta për finalen e ‘Euro 2020’ në çastet finale.

Vetëm 60.000 tifozë do të mund ta shikojnë finalen Itali-Angli në Wembley, ndërsa rishitja e biletave në Ticombo dhe LiveFootball Tickets ka lëvizur nga 1.622 funte (1.898 euro) deri në 15,000 funte (17.558 euro).

Derisa një person i ka ofruar dy bileta në eBay për 70.000 funte (82.000), që do të thotë 41.000 euro për biletë.

ebay1

11/07/2021 20:32-Ky është çmimi në ofertë

cmimi e1626028329976

11/07/2021 20:30-Kanë filluar nxehjet e lojtarëve

11/07/2021 20:29-Edhe pse më të paktë në numër, tifozët italianë të gatshëm për t'i mbështetur Azzurrët

11/07/2021 20:08-Dueli për librat e historisë

Të zgjedhurit e Roberto Mancinit nuk kanë humbur në 33 ndeshje dhe kurrë nuk kanë humbur nga Anglia në një turne të madh.

Ndërkaq, të zgjedhurit e Gareth Southgate kanë pranuar vetëm një gol në ‘Euro 2020’ që ishte gjuajtja e lirë nga Mikkel Damsgaard.

Kjo është finalja e 10 e madhe e madhe Italinë dhe vetëm e dytë për Anglinë.

Azzurrët kërkojnë trofeun e dytë Evropian (pas atij të vitit 1968), derisa Tre Luanët kanë arritur për herë të parë në histori në një finale të Kampionatit Evropian.

Formacionet zyrtare itali angli 2

11/07/2021 19:55-Edhe italianët ndodhen në Wembley

11/07/2021 19:54-Mbrëmje e madhe për anglezët

11/07/2021 19:53-Rrugëtimi i Anglisë për në finale

Njësoj sikurse finalisti tjetër, edhe Tre Luanët nuk e kanë humbur asnjë ndeshje në ‘Euro 2020’.

Në Grupin D, Anglia doli triumfuese përballë Kroacisë, Republikës Çeke dhe Skocisë për tra fituar grupin.

Në të tetën e finales, anglezët fituan përballë Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale e mposhtën Ukrainën.

Gjysmëfinalja kundër Danimarkës shkoi në vazhdime dhe vendosën penalltitë, ku lojtarët e Anglisë u treguan më të mirë.

11/07/2021 19:48-Rrugëtimi i Italisë për në finale

Katër fitore në kohën e rregullt, një fitore në vazhdime dhe një triumf pas ekzekutimit të penalltive i dërgoi Azzurrët në finalen e madhe në Wembley.

Italia fitoi ndaj Turqisë, Zvicrës dhe Uellsit në Grupin A për t’u kualifikuar si lider.

Në 1/8 e finales triumfoi përballë Austrisë, derisa në çerekfinale e eliminoi Belgjikën.

Në gjysmëfinale, Azzurrët dolën fitues ndaj Spanjës vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

11/07/2021 19:37-Formacionet zyrtare

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Phillips, Rice, Shaw; Mount, Kane, Sterling.

itlia (Foto: uefa.com)

forma (Foto: uefa.com)

11/07/2021 19:28-Autobusët e skuadrave drejt Wembleyt

https://twitter.com/skysports_bryan/status/1414265863809769475

11/07/2021 19:22-Përballjet direkte

Italia - 10 fitore, 9 barazime, 8 humbje

31 gola të shënuar - 33 gola të pranuar

Anglia - 8 fitore, 9 barazime, 10 humbje

33 gola të shënuar - 31 gola të pranuar

perball (Foto: uefa.com)

11/07/2021 19:18-Forma në pesë ndeshjet e fundit

Italia – 5 fitore

Anglia – 4 fitore, 1 barazim

11/07/2021 19:14-Tifozë të shumtë janë përpjekur të hyjnë në Wembley pa bileta

11/07/2021 19:12-Tifozët kanë shfaqur kreativitetin para finales

its

>>>LAJMI I PLOTË<<<

11/07/2021 18:58-Finalja e 10 e Italisë në turnetë e mëdha

6 – në Kampionate Botërore

4 – në Kampionate Evropiane

Vetëm Gjermania ka luajtur në më shumë finale të mëdha nga përfaqësueset evropiane – 14 sosh.

11/07/2021 18:26-Formacionet e mundshme dhe pozicionimet

Italia (4-3-3)

Portier: Donnarumma

Mbrojtës: Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson

Mesfushorë: Barella, Jorginho, Verratti

Sulmues: Chiesa, Immobile, Insigne

Anglia (3-4-2-1)

Portier: Pickford

Qendërmbrojtës: Walker, Maguire, Stones

Mbrojtës krahu: Trippier, Shaw

Mesfushorë: Rice, Phillips

Anësorë: Mount, Sterling

Qendërsulmues: Kane

11/07/2021 18:16-Disa tifozë italianë tashmë ndodhen në Wembley

11/07/2021 18:15-Deklarata trajnerit të Anglisë

“Duam ta sjellim trofeun në shtëpi për të gjithë”, është shprehur Gareth Southgate.

11/07/2021 18:08-Tifozët anglezë përleshen me njëri-tjetrin para finales

Tifozët anglezë janë xhiruar duke u përleshur me njëri-tjetrin jashtë stadiumit Wembley, vetëm disa orë para finales së madhe të ‘Euro 2020’.

Nuk dihet arsyeja e fillimit të zënkës, mirëpo është dashur intervenimi i policisë për ta qetësuar situatën.

angli1

11/07/2021 18:04-Tribunat e rezervuara për italianët

italioan

11/07/2021 18:01-Gjyqtari më i pasur në botë gjykon finalen e Euro 2020

Bjorn Kuipers do të jetë holandezi i parë që gjykon finalen e Kampionatit Evropian, pasi UEFA njoftoi të enjten se ai do ta ndajë drejtësinë të dielën në Wembley midis Anglisë dhe Italisë.

Kuipers është një gjyqtar 48-vjeçar, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 13.4 milionë euro.

Ai thuhet se i bëri paratë duke filluar zinxhirin e supermarketeve Jumbo Kuipers, i cili është një sponsor i shoferit të Formula 1, Max Verstappen.

Holandezi filloi të gjykojë ndeshje ndërkombëtare në vitin 2006, dhe para kësaj finale ai gjykoi dy finale të Ligës së Evropës dhe një finale të Ligës së Kampionëve.

48-vjeçari gjithashtu ishte pjesë e ekipit të arbitrimit në Kampionatet Evropiane 2012 dhe 2016 dhe dy Kupat e fundit Botërore.

Përveç ndihmësve të tij standardë, gjyqtari i katërt do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande dhe gjyqtari i VAR-it, gjermani Bastian Dankert.

11/07/2021 17:07-Kush do të shënojë i pari?

italia 3

11/07/2021 17:05-Po bëhen përgatitjet finale të stadiumit

stadium

11/07/2021 16:54

Harry Redknapp nuk ka dyshim se Harry Kane do të shënojë ndaj Italisë dhe do të bëhet golashënuesi më i mirë i ‘Euro 2020’.

“Është e shkruar në yje”, ka pohuar trajneri i Birminghamit.

Kane ka një gol më pak se Cristiano Ronaldo, i cili u eliminua me Portugalinë në të tetën e finales.

kane1 (Foto: Daily Express)

11/07/2021 16:37-Ku do të shkojë trofeu

romegome (Foto: Twitter/mackolik/caricaturella)

11/07/2021 16:34

Raportohet se Anglia mund ta transformojë formacionin me tre qendërmbrojtës – që do të thotë se do të luajë me pesë lojtarë në fazën defensive (duke i përfshirë edhe mbrojtësit e krahut) – ashtu që do të bazohet në kundërsulme ndaj Italisë.


Formacionet e mundshme

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.

Anglia: Pickford; Trippier, Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice; Sterling, Kane, Mount.


11/07/2021 16:24

Kjo është finalja e dhjetë e Italisë në turne të mëdha (Kampionate Evropiane dhe Botërore), ndërsa vetëm e dyta për Anglinë pas asaj të Kampionatit Botëror të vitit 1966.

Italia i ka humbur dy finale të Kampionateve Evropiane në dy dekadat e fundit (‘Euro 2000; nga Franca dhe ‘Euro 2012’ nga Spanja).

11/07/2021 16:02-Pesë befasitë taktike që Southgate mund të përdorë në finale

Të startojë me Sanchon në të djathtë për të shënjestruar Emersonin

Përdorimi i Trippier si dyfishim i krahut të djathtë

Mbajta e Mount në mesfushë

Të fillojë me Calvert-Lewin dhe Kane së bashku në sulm

Grealish titullar

>>>LAJMI I PLOTË<<<

11/07/2021 15:57-Letra motivuese e Spinazzolas për lojtarët e Italisë

Leonardo Spinazzola u shkroi letër shokëve të tij te kombëtarja e Italisë përpara finales së Euro 2020 të kësaj mbrëmje kundër Anglisë. 28-vjeçari mori një dëmtim të tendinit të Akilit në çerekfinale kundër Belgjikës dhe nuk mundi ta ndihmoj ekipin në gjysmëfinale dhe në finale.

Ai tashmë i është nënshtruar një operacioni, por ka udhëtuar në Londër me ekipin dhe do të jetë në tribunat në stadiumin Wembley për të brohoritur për Azzurrët.

Nëse do të kthehesha në kohë, do të vrapoja përsëri për topin. Do ta bëja 100 herë përsëri, duke u përpjekur të fitoja një metër kundërshtarin dhe ta zhvendosja ndeshjen në anën tonë. Nuk është asgjë e veçantë, këto janë rregullat e Azzurrëve.

Në fund të fundit, ju kapërceni kufirin vetëm nëse jeni gati të jepni shpirtin tuaj për shokët tuaj të skuadrës. Lëndimi më largoi nga fusha, por nuk mund të më ndante nga grupi. Djali im Mattia, i cili është vetëm tre vjeç, e kuptoi që babai i tij nuk mund të qëndronte në divan në shtëpi për të parë ndeshjen e sotme.

Unë jam i emocionuar, nuk mund ta fsheh. Kur hyra në aeroplan, ndjeva se isha rilindur pak. Pas disa orësh, unë do të jem në fushë me shokët e mi të skuadrës dhe në tribunat me pjesën tjetër të vendit. Mund të kishte qenë më mirë, por mund të ishte edhe më keq.

Ne kemi betejën e fundit të këtij Evropiani në Ëembley. Një turne që do ta mbaj brenda përgjithmonë. Nga netët magjike të Stadio Olimpico në tempullin e futbollit, ne kemi bërë një rrugë të gjatë.

Në rastin tim, fati i ka shtuar edhe disa kilometra këtij udhëtimi: një fazë vuajtjesh në Finlandë, për të rregulluar Tendonin e Akilit.

Tani, unë jam gati. Ndjej se kam akoma aq shumë për të dhënë. Do të kthehem në fushë pas disa muajsh, por më pëlqen të mendoj se këtë mbrëmje do të vrapojmë të gjithë së bashku.

Unë luaj me idenë për të parë Bryan Cristanten, shoku i parë i skuadrës që më ngushëlloi pas dëmtimit, ngre diçka më kuptimplote sesa kokën time. Ja ku jemi Forza Azzurri!

11/07/2021 15:52-Wembley Stadium – nikoqiri i finales

Lokacioni: Wembley, Londër, Angli Kapaciteti: 90.000 Pjesëmarrja rekorde: 89.874 (Futboll: Cardiff City vs Portsmouth, 17 maj 2008); 98.000 (Koncerti i Adele, qershor 2017)

wembleu (Foto: Instagram/wembleystadium)

Stadiumi Wembley është një stadium futbolli që ndodhet në Londër, ndërsa është hapur në vitin 2007 në vendin ku më parë ndodhej stadiumi i mëhershëm, i cili ishte shkatërruar gjatë viteve 2002-2003.

Është arena e ndeshjeve të mëdha të futbollit duke i përfshirë ato të ekipit të Kombëtar të Anglisë, si edhe këtu zhvillohet finalja e Kupës FA.

Wembley është nën pronësi të Federatës Angleze të futbollit, ndërsa me 90.000 ulëse është stadiumi më i madh në Britani të Madhe dhe i dyti më i madhi në Evropë. Ndërtimi i këtij stadiumi ka kushtuar plot 798 milionë funte (928 milionë euro).

wemb1 (Foto: Instagram/wembleystadium)

Community Shield, finalja e Kupës së Ligës, gjysmëfinalet e Kupës FA, barazhet e Football League, FA Trophy dhe shumë ndeshje të tjera zhvillohet pikërisht në këtë stadium.

UEFA e vlerëson me katër yje, ndërsa në vitet 2011 dhe 2013 ka qenë nikoqir i finaleve të Ligës së Kampionëve dhe do të jetë nikoqir i tetë ndeshjeve të ‘Euro 2020’. Në mesin e tyre në Wembley do të zhvillohet finalja dhe dy gjysmëfinale.

11/07/2021 15:48-Në Londër ka rreth 4.000 kafene dhe asnjë tavolinë nuk është e lirë ditën e finales

11/07/2021 15:46-Gary Lineker: Mos e vërshëlleni himnin italian, ia vlen ta dëgjosh si e këndojnë

Ish-sulmuesi legjendar anglez, Gary Lineker, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për tifozët e Anglisë. Legjenda angleze ka kërkuar nga tifozët e ‘Tre Luanëve’ mos ta vërshëllejnë himnin e Italisë.

“Nëse do të jesh aq fatlum sa të kesh një biletë për finalen, të lutem, mos e vërshëlle himnin italian”.

E3n7YvzVUAcRtNp

“Jo vetëm që është diçka e paedukatë, por ia vlen ta dëgjosh mënyrën se si ata e këndojnë atë”, ka thënë Lineker.

>>>LAJMI I PLOTË<<<

11/07/2021 15:44-Reagimi i Rio Ferdinand në rrjetet sociale

11/07/2021 15:40-Formacioni më i mirë i kombinuar

kombinim

11/07/2021 15:34-Tallja e John Stones me italianët para finales

Ylli i Anglisë, John Stones, është tallur pamëshirshëm me lojtarët italianë gjatë një seance stërvitore të Anglisë përpara përplasjes monumentale të Tre Luanëve në finalen e Euro 2020 ndaj Azurrëve.

Pamjet kanë dalë nga një seancë stërvitore në Angli, kur mbrojtësi 27-vjeçar i Manchester Cityt, Stones tallej me italianët.

Në atë video shihet Stones dhe mund të dëgjohet duke thënë “amano” (me dorë).

Stones gjithashtu tallej me kundërshtarët e tij të ardhshëm duke u bërë kinse po kërkon lojë me dorë, duke ua kujtuar prekjen e topit me dorë nga Giorgio Chiellini kundër Spanjës.

https://twitter.com/CFCMM19/status/1413926184358981632

11/07/2021 15:31-Gara për Këpucën e Artë në ‘Euro 2020’: Ronaldo, Kane apo Sterling

Megjithëse Portugalia u eliminuan nga turneu në raundin e 1/8, Cristiano Ronaldo mbetet në rrugën të mirë për të fituar Këpucën e Artë për Euro 2020.

Për ta kaluar atë në garë reale janë vetëm edhe dy lojtarë Harry Kane ose Sterling Raheem.

Ronaldo shënoi në çdo ndeshje ku mori pjesë në Euro 2020, duke shënuar në total pesë gol, gjë që e mbanë në të njëjtin vend me Patrick Schick i cili shënoi gjithashtu pesë, por kishte një asistim më pak se CR7 dhe minuta më shumë të zhvilluar.

kane 3

Kane dhe Sterling kanë shënuar katër, përkatësisht tre gola. Anglia luan në finalen e madhe në Wembley dhe njëri nga Sterling dhe Kane mund ta marrin “Këpucën e Artë” për veten e tyre.

Kane është në pozitë më të mirë pasi shënoi kundër Gjermanisë, Danimarkës dhe shtoi dy në ndeshjen çerekfinale ndaj Ukrainës dhe atij do t’i duhet vetëm edhe një gol kundër Italisë të dielën.

Një gol i mëtejshëm do të ishte gjithashtu i mjaftueshëm që Kane të bëhet golashënuesi kryesor i Anglisë me të gjitha kohërat në turnet e mëdhenj, duke tejkaluar Gary Lineker që ka 10 gola.

Sterling ka qenë katalizatori për lojën sulmuese të Anglisë këtë verë, dhe pavarësisht se shënoi një gol më pak se Kane, mund të argumentohet se ai ka qenë më i rëndësishëm.

Nga ana e tij, “Këpuca e Artë”, duke larg për sulmuesin i Manchester Cityt, pasi ka nevojë të shënojë dy gola, pas atyre kundër Kroacisë, Gjermanisë dhe Republikës Çeke.

11/07/2021 15:21-Gjashtë fakte që duhet të dini për ndeshjen Itali-Angli

Italia, specialiste në finale

Finalja e parë e Anglisë në 55 vjet

Një hap … nga rekordi negativ

Anglia dhe dy historitë e fundit si nikoqir

Finalja e tretë në ‘The Temple’

Tashmë janë 13 finalistë të ndryshëm

>>>LAJMI I PLOTË<<<