Bajrami: “BOREA” dhe Brezovica kompletojnë njëra- tjetrën
(E plotësuar)- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami gjatë konferencës së investitorëve të projektit “BOREA” ka thënë se nuk është e thënë që nëse kemi dështuar diku të zhgënjehemi.
“Është mësuar nga Brezovica, dhe nuk dmth nëse kemi dështuar diku të zhgënjehemi. Me këtë kabinet qeveritar kemi përmirësuar dukshëm klimën e investimeve dhe zhvillimit të biznesit. Ne kemi punuar në përmirësimin e politikave fiskale”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka shtuar se nuk duhet të shihet Brezovica dhe Borea se po ia zënë vendin njëra-tjetrës dhe po i konkurrojnë njëra- tjetrës, por thjeshtë janë komplementare me njëra – tjetrën./Telegrafi/
Muhaxheri: Projekti “BOREA” filloi në vitet e 70-ta
(E plotësuar)- Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se projekti “BOREA” është projekt i cili ka filluar në vitet e 70-ta nga elita intelektuale e Pejës.
Muhaxheri ka falënderuar ministrin e Financave, Avdullah Hotin për angazhimin e tij.
“Ky projekt hynë në këtë garë që në partneritet publiko privat do të vijnë investitorë dhe ky projekt do të jetë realitet. Rrethanat politike kanë ndryshuar, dhjetorin e ardhshëm besoj se do të skijojmë në këtë qendër”, ka thënë Muhaxheri./Telegrafi/
Mustafa: “BOREA” projekt mbarëkombëtar
(E plotësuar)- Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka folur para të pranishmëve për projektin e madh “BOREA”.
Mustafa ka theksuar se ky projekt është projekt i mrekullueshëm dhe një iniciativë e dobishme, raporton Telegrafi.
Kryeministri ka theksuar se ky projekt është i gjithë vendit dhe projekt mbarë kombëtar.
“Do të jep impulse pozitive në zhvillimin ekonomik të Pejës dhe Kosovës. Do të mburremi me Pejën dhe bukuritë e saj. Ftoj afaristet vendor që të investojnë këtu në këtë projekt. Qeveria do ta bëjë të gjithë atë që ka në dorë dhe me përgjegjësi për t’i ndihmuar afaristet të interesuarit për të investuar në këtë projekt”, ka thënë Mustafa.
Ai në fund u ka uruar suksese të gjithëve në këtë projekt të rëndësishëm./Telegrafi/
Live: Fillon konferenca e investitorëve për projektin “BOREA” (Video/Foto)
Sot në qytetin e Pejës do të mbahet konferenca e investitorëve për projektin “BOREA”, ku do të marrin pjesë edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa, ministri i Financave, Abdullah Hoti, ministrja e Tregëtis dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe shumë personalitete tjera.
Konferenca ka filluar me pak minuta vonesë ndonëse ishte paraparë të fillojë në orën 17:00, ndërkaq ju mund ta ndiqni live në linkun e mëposhtëm.
Në videon më poshtë mund ta ndiqni të plotë konferencën.
Ditë më parë, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri kishte deklaruar se projekti “BOREA” do të jetë shëndeti human, ekonomik dhe kulturor i komunës së Pejës, e cila sipas tij, do të ketë impakt pozitiv edhe në imazhin e vendit tonë të dashur, transmeton Telegrafi.
Projekti “BOREA” ka për qëllim shndërrimin e Pejës në njërin nga destinacionet më të frekuentuara jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Ky projekt është në harmoni të plotë me strategjinë e zhvillimit ekonomik si dhe zhvillimin e turizmit të qytetit të Pejës.
Projekti do të kapë vlerën e investimit mbi 54 milionë euro, ku pritet që operatori privat të ofrojë shërbime të skijimit, hotelerisë dhe shërbime të turizmit në katër stinët e vitit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës