Një eksplodim i madh ka ndodhur te Kuvendi i Kosovës.


Eksplodimi, mëson Telegrafi, është ndjerë në të gjitha objektet përreth, gjë që ka shqetësuar qytetarët.

Policia ka rrethuar vendin dhe ka ndaluar qarkullimin e veturave te Kuvendi i Kosovë.

Policia ka nisur të kontrolloj kalimtarët. /Telegrafi/