Drita shpallet kampione e Kosovës pas aktit final ndaj Prishtinës

- 20/05/2018 17:57-DRITA KAMPIONE E KOSOVES
- 20/05/2018 17:56
- 20/05/2018 17:53
- 20/05/2018 17:46
- 20/05/2018 17:43
- 20/05/2018 17:42
- 20/05/2018 17:41
- 20/05/2018 17:33
- 20/05/2018 17:31
- 20/05/2018 17:30
- 20/05/2018 17:27-Zëvëndësim
- 20/05/2018 17:24
- 20/05/2018 17:23
- 20/05/2018 17:20-Shaqiri: Forca Drita
- 20/05/2018 17:20
- 20/05/2018 17:19
- 20/05/2018 17:17-A bën një selfie?
- 20/05/2018 17:13
- 20/05/2018 17:11
- 20/05/2018 17:10-Fillon pjesa e dytë, Prishtina bën ndryshim
- 20/05/2018 17:04-Prishtina vs Drita në fotografi (Pjesa e parë)
- 20/05/2018 17:02
- 20/05/2018 16:58-Pjesa e parë: Prishtina 0-0 Drita
- 20/05/2018 16:50
- 20/05/2018 16:49-Ndërpritet ndeshja
- 20/05/2018 16:46
- 20/05/2018 16:45-Edhe kryeministri është në stadium!
- 20/05/2018 16:42-Koment
- 20/05/2018 16:40-Zëvëndësim
- 20/05/2018 16:39
- 20/05/2018 16:37-KARTON I KUQ - Përjashtohet Debatik Curri
- 20/05/2018 16:35
- 20/05/2018 16:32
- 20/05/2018 16:30
- 20/05/2018 16:29
- 20/05/2018 16:21-Nuk ka arsye për t'u nxituar
- 20/05/2018 16:16
- 20/05/2018 16:11
- 20/05/2018 16:07-Rast i qind për qindët për Dritën!!!
- 20/05/2018 16:04-Ka filluar ndeshja
- 20/05/2018 16:00
- 20/05/2018 15:59
- 20/05/2018 15:55
- 20/05/2018 15:48-Plisat me vështirësi po arrijnë të hyjnë në stadium
- 20/05/2018 15:46-Çmenduri...
- 20/05/2018 15:45
- 20/05/2018 15:40-Siguria maksimale në Pejë
- 20/05/2018 15:27-Formacionet zyrtare, taktizime nga trajnerët
- 20/05/2018 15:19-Pesë arsye pse Drita meriton të shpallet kampion
- 20/05/2018 15:17-Pesë arsye pse Prishtina e meriton të shpallet kampion i Kosovës
- 20/05/2018 15:15-Nga Werderi, në finalen e Superligës tonë!
- 20/05/2018 15:09-Fatmir Tahiri gjyqtari kryesor i ndeshjes!
- 20/05/2018 15:01-Informata të rëndësishme rreth ndeshjes!
- 20/05/2018 14:50-Minut pas minuti...
Drita është shpallur kampione e Kosovës në futboll për herë të dytë në histori të klubit pas plot 15 vitesh pritje, pasi ka i maftuar një barazim prej 0-0 ndaj rivales së drejtpërdrejt, Prishtinës.
Në një atmosferë nga mbi 1200 tifozë të mbledhur në Shahin Haxhiislami, gjithçka ishte gati për spektakël.
Fusha ishte në gjendje të shkëlqyer dhe masat e sigurisë ishin të larta qysh në orët e hershme të mëngjesit për tifozët e flaktë të mbledhur në stadium.

Rastin më të mirë e pati Endrit Krasniqi në minutën e dytë, kur doli para portierit Visar Bekaj dhe nuk shënoi. Ky i fundit ishte hero në këtë takim.
Të dy skuadrat vazhduan me lojë të matur takimin, duke mos rrezikuar.

Në minutën e 32-të nga loja ishte përjashtuar Debatik Curri, pas një ndërhyrje të ashpër jashtë vijave që erdhi si kundërsulm nga një mundësi e lëshuar prej Mankendës.
Prishtina bëri ndryshime, por nuk u përshtat në lojë dhe nuk arriti të rrezikonte aq sa duhet portën rivale.

Pjesën e dytë kryeqytetasit e nisën më agresiv, teksa Drita ishte e kujdesshme. Në tribuna vazhdoi spektakli i dy tifozerive të flakta.
Prishtina provoi me disa dalje dhe harkime të tregohet e rrezikshme, por nuk ja doli të realizonte.

Drita në anën tjetër pati mundësinë dy herë të realizonte, por nuk kishte fat para portës së Visar Bekajt.
Pjesa e dytë u përshkua edhe nga lojë e ashpër me shumë ndërhyrje dhe tensione.

Në fund, me barazimin pa gola me rezultat 0-0, Drita shpallet kampion i Vala Superligës së Kosovës në futboll me 67 pikë në vendin e parë, tri pikë më shumë se Prishtina që shpallet nënkampione. Për Dritën kjo ishte ndeshja e 29-të pa humbje, një seri e jashtëzaknshme kjo.
Drita fiton kështu trofeun e çmuar pas 15 vitesh pritje. Ky është titulli i dytë i kampionit në histori të klubit gjilanas.
20/05/2018 17:57-DRITA KAMPIONE E KOSOVES
Përfundon ndeshja me rezultat 0-0 dhe Drita shpallet kampione e Kosovës.
20/05/2018 17:56
Katër minuta lojë shtesë, karton i kuq ndaj Armend Dallkut. Tashmë gjithçka ka përfunduar .
20/05/2018 17:53
Minuta 87 - Harkon Bozovic, por nuk gjen asnjë prej bashklojtarëve për të shënuar. Fest ka nisur në tribunën e vogël Intelektuale.
20/05/2018 17:46
Minuta 81 - Rast i qind për qindët për Dritën që nuk i jep fund dot dilemës.
20/05/2018 17:43
Qindra Intelektualë kanë filluar festën jashtë stadiumit pasi mbetën pa bileta.
20/05/2018 17:42
Minuta 79 - Mundësi e artë për Livorekën, humb përballë portierit Visar Bekaj. Në rastin tjetër në kundërsulm Pefqeli godet, por ishte e lehtë gjuajtja e tij.
20/05/2018 17:41
Minuta 78 - Drita është kthyer në mbrojtje. Prishtina provon të krijojë aksion, por ndërpriten aksionet me lehtësi.
20/05/2018 17:33
Minuta 70 - Tensione, harkim nga Bozovic. Vetëm korner. Mbrojtja e Dritës e pathyeshme.
20/05/2018 17:31
Minuta 69 - Xhevdet Shabani krijon hapësirë bukur dhe lanson goditje të fuqishme e cila ndalet nga Visar Bekaj.
20/05/2018 17:30
Minuta 67 - Ergyn Ahmeti kalon katër lojtarë në mënyrë fantastike dhe lanson projektil në drejti të portës së Dritës. Shumë afër golit Prishtina.
20/05/2018 17:27-Zëvëndësim
Minuta 65 - Largohet nga loja Astrit Fazliu, Përparim Livoreka inkuadrohet në lojë te Drita.
20/05/2018 17:24
Minuta 62 - Harkim fantastik nga goditja e dënimit e Xhevdet Shabanit. Drita për pak sa nuk kaloi në epërsi.
20/05/2018 17:23
Minuta 59 - Harkon Osmani, kap topin portieri Rexhepi. Prishtina vazhdon ta kërkojë golin. Në fakt, i duhen dy gola...
20/05/2018 17:20-Shaqiri: Forca Drita
Xherdan Shaqiri sërish e ka mbështetur Dritën në ndeshjen vendimtare për titull kundër Prishtinës.
Fubtollisti i famshëm shqiptar ka publikuar në Instagram edhe një fotografi, në të cilën ka pozuar me një bluzë me mbishkrimin "FC Drita - Intelektualët".
20/05/2018 17:20
Minuta 58 - "ikin sekondat, ikin minutat", Drita po mbrohet fuqishëm, teksa Prishtina po provon të krijojë raste.
20/05/2018 17:19
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, po e mbështet Prishtinën.
20/05/2018 17:17-A bën një selfie?
Nuk ka si të mungojë në stadium kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Kërkesa të shumta për selfie me të në tribuna.
20/05/2018 17:13
Minuta 49 - Bozovic krijon rast për Prishtinën, largon topin mbrojtja e Dritës. Mundësi serioze për Prishtinën e cila s'ka çka të humbë.
20/05/2018 17:11
Prishtina duket më agresive në pjesën e dytë... edhe pse me një lojtar më pak.
20/05/2018 17:10-Fillon pjesa e dytë, Prishtina bën ndryshim
Basit Khalid ka hyrë në lojë në vend të Mankendas me të filluar pjesa e dytë.
20/05/2018 17:04-Prishtina vs Drita në fotografi (Pjesa e parë)
20/05/2018 17:02
Plisat në numër masiv në Pejë
20/05/2018 16:58-Pjesa e parë: Prishtina 0-0 Drita
Mbaron pjesa e parë në Shahin Haxhiislami, rezultat i barabartë pa gola. Prishtina me një lojtar më pak në teren.
20/05/2018 16:50
Katër minuta lojë shtesë në pjesën e parë. Kastriot Rexha lanson goditje të fortë, jashtë portës.
20/05/2018 16:49-Ndërpritet ndeshja
Minuta 44 - Në minutën e fundit të pjesës së parë ndërpritet shkurt ndeshja pas hedhjeve të gjësendeve nga Plisat dhe fyerjeve në kor ndaj presidentit të federatës, Fadil Vokrri. Pasi Dallku bisedoi me tifozët, vazhdon ndeshja.
20/05/2018 16:46
Minuta 42 - Januzi godet me kokë pas krosimit të Bozovic. Topi jashtë portës.
20/05/2018 16:45-Edhe kryeministri është në stadium!
Në ngjarjen më të madhe sportive të vendit nuk mungon as prezenca e kryeministrit, Ramush Haradinaj. Vërtet sportiv po duket, por futbolli është sport i lehtë.
20/05/2018 16:42-Koment
Kartoni i kuq ka krijuar momentum të ri në ndeshje dhe Prishtina duhet të riorganizohet nga plani fillestar në këtë ndeshje. Gjithçka tash do të jetë më e vështirë për kryeqytetasit, kur dihet se duhet të fitojnë me dy gola epërsi.
20/05/2018 16:40-Zëvëndësim
Minuta 34 - Zëvëndësimi i parë te Prishtina, largohet Arbër Hoxha. Në lojë Ergyn Ahmeti!
20/05/2018 16:39
Minuta 33 - Korner për Prishtinën, Arago godet por jashtë portës.
20/05/2018 16:37-KARTON I KUQ - Përjashtohet Debatik Curri
Minuta 32 - E pabesueshme, menjëherë pas rastit të Mankendas, Debatik Curri në rastin vijues ndëryn ashpër dhe gjyqtari Fatmir Tahiri menjëherë përjashtoi Currin. Prishtina me një lojtar më pak në terren!
20/05/2018 16:35
Minuta 31 - Mankenda gjendet në pozitë shënimi, por rrëzohet në zonë. Fatmir Tahiri vendos se nuk ishte penalti.
20/05/2018 16:32
Minuta 28 - Rrezikon me dalje të panevojshme Leutrim Rexhepi i Dritës, për pak sa nuk shfrytëzon Januzi. Gabim që ka mundur t'i kushtojë Dritës.
20/05/2018 16:30
Minuta 26 - Bozovic provon një kombinim me Januzin në 16 metërsh, por ky i fundit nuk përgjigjet. Mundësi e mirë e pa konkretizuar.
20/05/2018 16:29
Minuta 25 - Drita ka një rreshtim të përkryer në mesfushë, ku po tenton t'i prishë idetë e Prishtinës. Koha po kalon dhe Prishtina duhet që të sulmojë.
20/05/2018 16:21-Nuk ka arsye për t'u nxituar
Minuta 15 - lojë e qetë dhe e matur nga dy skuadrat. Rasti më i mirë mbetet ai i Endrit Krasniqit në minutat hapëse të ndeshjes.
20/05/2018 16:16
Minuta 12' - Prishtina realizon goditjen e parë pas 12 minutash lojë me Debatik Currin. Topi fluturon larg mbi portë...
20/05/2018 16:11
Minuta 7 - Prishtina ka marrë lojën në kontroll, po provon të dalë para golit.
20/05/2018 16:07-Rast i qind për qindët për Dritën!!!
Minuta 2 - Endrit Krasniqi pranon një top dhe del para portierit Visar Bekaj i cili në mënyrë fantastike mbron mundësinë e pastërt. Hero portieri i përfaqësueses U-21.
20/05/2018 16:04-Ka filluar ndeshja
Me disa minuta vonesë ka filluar ndeshja në Shahin Haxhiislami në Pejë. Arsyeja? Spektakli me piroteknikë i Plisave.
Vërtet atmosferë madhështore nga dy tifozeritë raportohet nga gazetarët tanë të pranishëm në këtë takim.
20/05/2018 16:00
Moti fantastik në Pejë... ndërkohë përshëndeten edhe dy trajnerët Bekim Isufi dhe Mirel Josa.
20/05/2018 15:59
Skuadrat janë në fushë dhe pritet fillimi i ndeshjes...
20/05/2018 15:55
Skuadrat kanë kryer nxehjet pak momente para fillimit të duelit mitik...
20/05/2018 15:48-Plisat me vështirësi po arrijnë të hyjnë në stadium
Tribuna qëndrore që u takon Plisave ende nuk është mbushur 12 minuta para fillimit të ndeshjes. Shumë tifozë janë bllokuar në hyrje të stadiumit për shkak të masave të sigurisë.
20/05/2018 15:46-Çmenduri...
Qindra tifozë të Dritës në mungesë të biletave kanë gjetur vend në ballkonet dhe terracat e shtëpive dhe banesave përreth. Kjo është arsyeja pse e duam futbollin...
20/05/2018 15:45
Tifozët e Dritës kanë zgjedhur të uniformohen si ushtarë...
20/05/2018 15:40-Siguria maksimale në Pejë
Masa të rrepta sigurie, ku njësia speciale operative madje ka bllokuar rrugët përreth stadiumit Shahin Haxhiislami.
Tifozë të shumtë të Prishtinës dhe Dritës kanë arritur qysh në orët e hershme të mëngjesit në Pejë.
20/05/2018 15:27-Formacionet zyrtare, taktizime nga trajnerët
FC Prishtina: Bekaj, Osmani, Dallku, Curri, Bashiru, Taipi, Arago, Bozovic, Hoxha, Mankenda, Januzi.
Drita FC: Rexhepi, Musaj, Limani, Gerbeshi, Leci, Kuka, Shabani, Krasniqi, Fazliu, Shabani, Rexha.
20/05/2018 15:19-Pesë arsye pse Drita meriton të shpallet kampion
Gazetari Lavdim Pireva në një nga analizat e tij para ndeshjes ka listuar disa arsye pse Drita meriton të shpallet kampion.
Lexoni më shumë rreth rrugëtimit të klubit gjilanas drejt majes...
20/05/2018 15:17-Pesë arsye pse Prishtina e meriton të shpallet kampion i Kosovës
Gazetari Lavdim Pireva ka listuar pesë arsyet pse Prishtina meriton të shpallet kampion..
20/05/2018 15:15-Nga Werderi, në finalen e Superligës tonë!
Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica gjendet në stadiumin Shahin Haxhiislami në Pejë për ta përcjellur takimin final përcaktues për titullin. Foto: SS Kosova
20/05/2018 15:09-Fatmir Tahiri gjyqtari kryesor i ndeshjes!
FFK ka vendosur të caktojë vetëm pak orë para takimit gjyqtarin kryesor të takimit, duke ditur rëndësinë e madhe të ndeshjes.
20/05/2018 15:01-Informata të rëndësishme rreth ndeshjes!
Prishtina bëhet kampion – nëse arrin të shënojë fitore me dy gola epërsi. Çdo rezultat tjetër ështëi pafavorsëm.
Drita bëhet kampion – nëse barazon ose fiton. Madje edhe një humbje me një gol disavantazh do t’i bënte gjilanasit kampionë.
Prishtina është në cilësinë e nikoqirit, por ndeshja zhvillohet në Pejë në stadiumin “Shahin Haxhiislami” për shkak se stadiumi i qytetit të Prishtinës ende nuk është deklaruar i gatshëm nga institucionet për zhvillim të ndeshjeve të futbollit.
Në stadium do të jenë prezent vetëm 1200 tifozë. 1100 janë të nikoqirit, Prishtinës, dhe 100 tifozë të Dritës. Të gjitha biletat janë shpërndarë falas nga FC Prishtina.
Foto: Arkiv
20/05/2018 14:50-Minut pas minuti...
Mirë se vini në komentimin LIVE nga Telegrafi Sport për ngjarjen më të madhe sportive të vitit në vend, përcaktuesen e titullit të kampionit në futboll, Prishtina vs Drita. Do të sjellim materiale nga vendi i ngjarjes, ngjarjet më të fundit, statistika dhe shumëçka tjetër nga kjo betejë epike e futbollit kosovar.



























































