Bayern Munich dhe Real Madridi kanë barazuar 2-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ky rezultat nënkupton se Real Madridi merr rezultat pozitiv në Gjermani, ndërsa në Spanjë i pret një udhëtim i vështirë gjermanët.


30/04/2024 23:54-Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i është përgjigjur veprimeve Jude Bellinghamit gjatë ndeshjes para se të shënonte një penallti për Bayern Munich në barazimin 2-2 kundër Real Madridit.

Lajmi i plotë>>>

kane 1

30/04/2024 23:53-Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Carlo Ancelotti është shprehur tejet i kënaqur me rezultatin e marrë në Allianz Arena.

Lajmi i plotë>>>

ancelotti 2

30/04/2024 23:52-Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Aurelien Tchouameni e ka ndërprerë në mënyrë qesharake Thomas Mullerin në intervistën pas ndeshjes.

Lajmi i plotë>>>

thomas 1

30/04/2024 23:19-“Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu”, Vinicius paralajmëron ashpër Bayernin

Bayern Munich dhe Real Madrid kanë luajtur baras 2-2 në një ndeshje spektakolare në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për vendasit golat i shënuan Leroy Sane dhe Harry Kane, ndërsa për Real Madridin ‘hero’ i natës së sotme ishte pikërisht Vinicius Junior i cili shkëlqeu me dy gola.

Ylli brazilian fillimisht shënoi në pjesën e parë për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Real Madridit pas asistimit magjik të Toni Kroos, ndërkaq në pjesën e dytë me gjakftohtësi realizoi nga penalltia për të barazuar shifrat në 2-2.

Lexo lajmin e plotë...

vinicius junior bilx2bywmr401vl806ztcx5us

30/04/2024 23:15-Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Bayern Munich dhe Real Madridi kanë barazuar 2-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për vendasit golat i shënuan Leroy Sane dhe Harry Kane, ndërsa për Real Madridin autor i dy golave ishte ylli brazilian Vinicius Junior.

Ekip më i mirë sipas Sofascore ishte Bayern Munich që u vlerësua me notën 7.04, ndërsa Real Madridi mori notën 6.87.

Lojtari me notën më të madhe në këtë ndeshje ishte Toni Kroos i cili u vlerësua me notën 8.5 falë asistimit magjik tek goli i parë si dhe paraqitjes fantastike në përgjithësi.

Lexo lajmin e plotë...

real madrdiii

30/04/2024 22:41

83' GOOOOOOL, Vinicius Junior shënon nga penalltia për të barazuar shifrat në 2-2.

30/04/2024 22:37

78' Vinicius Junior shpërdoron një super rast për gol pas asistimit të Modric

30/04/2024 22:14

56' GOOOOOOOL, Harry Kane shënon nga penalltia për t'i përmbysur shifrat dhe tani Bayerni po avancon me rezultat 2-1.

30/04/2024 22:10

52' GOOOOOOL, Leroy Sane shënon për të barazuar shifrat në 1-1

30/04/2024 22:08

50' Super gjuajtje nga Toni Kroos, e ndal me shumë mund Manuel Neuer

30/04/2024 22:02

46' Fillon pjesa e dytë e takimit

30/04/2024 21:43

41' Kane pati një mundësi të mirë nga gjuajtja e lirë, por topi shkoi jashtë portës

30/04/2024 21:24

23' GOOOOOOOL, Vinicius Junior shënon për t'i dhënë avantazhin prej 1-0 Real Madridit pas asistimit nga Toni Kroos

30/04/2024 21:02

1' Bayerni rrezikon me Leroy Sane, intervenon me sukses Andriy Lunin

30/04/2024 21:00

1' Fillon ndeshja

30/04/2024 19:44-Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Bayern Munich dhe Real Madridi do të takohen sot (e martë) me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Të dyja ekipet tashmë kanë publikuar formacionin zyrtar për këtë ndeshje, duke mos lënë shumë vend për befasi.

Tek Reali starton Lucas Vazquez për shkak se Dani Carvajal ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe rrjedhimisht është i suspenduar për këtë ndeshje.

Lexo lajmin e plotë...

rmaaaaa

30/04/2024 19:40-Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Në botën e futbollit, diskutimet e pafundme rreth sukseseve, aftësive dhe shpesh edhe fatit, janë një pjesë e pandashme e dinamikës sportive.

Detajet e plota>>>

kimmich 2

30/04/2024 18:12-Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Vetëm disa orë na ndajnë para përballjes mes Bayern Munichut dhe Real Madridit që do të luhet në kuadër të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00 në ‘Allianz Arena’.

Para asaj që njihet ndryshe si ‘klasikja e futbollit evropian’, Bayerni ka marrë një goditje të rëndë, pasi njëri ndër lojtarët e tyre kryesor do të mungojë në këtë takim.

Lexo lajmin e plotë...

bayern 4

30/04/2024 15:45-Gjyqtarët e ndeshjes Bayern Munich - Real Madrid

UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët për ndeshjen e sotme (e martë) mes Bayern Munichut dhe Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Francezi Clement Turpin do të jetë gjyqtar kryesor, ndërsa do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Nicolas Danos dhe Benjamin Pages.

Gjyqtar i katërt do të jetë Sandro Scharer nga Zvicra.

gjyqtart

30/04/2024 15:15-Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Jude Bellingham është lojtari i Real Madridit me rekordin më të keq të mundshëm ndaj Bayern Munichut.

Anglezi ka dështuar të mposht Bayernin në tetë tentime gjatë kohës që luante për Dortmundin. Shtatë nga ato ndeshje përfunduan me humbje dhe një përfundoi baras.

Bellingham u lëndua gjithashtu nga Bayerni sezonin e kaluar kur skuadra e tij Dortmund u mund në titullin e Bundesligës në ditën e fundit.

Lajmi i plotë..

30/04/2024 14:30-Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich dhe Real Madridi do të luajnë sot (e martë) mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët janë nikoqir të Los Blancos në ndeshjen e parë gjysmëfinale të edicionit 2023/24, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në tokën gjermane.

Lajmi i plotë..

30/04/2024 13:45-“Real Madridi kishte fat ndaj Manchester Cityt”, ikona gjermane konsideron Bayernin favorit

Një nga përballjet më të zjarrta të këtij sezoni do të luhet sot (e martë) teksa Bayern Munichu do të jetë nikoqir i Real Madridit në duelin e parë të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes, ish-legjenda gjermane Lothar Matthaus, ka dhënë parashikimin e tij. Sipas Matthaus, Bayerni është favorit për të fituar ndaj Real Madridit, për të cilët beson se ishin me fat ndaj Manchester Cityt në çerekfinale.

Lajmi i plotë..

30/04/2024 13:15-Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Bayern Munichu dhe Real Madridi do të përballen sot (e martë) në kuadër të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dje (e hënë) të dy trajnerët ishin të pranishëm në konferencën për shtyp ku folën para këtij dueli kyç.

Thomas Tuchel mes të tjerash insistoi se reprezentuesi gjerman Serge Gnabry do të shënojë patjetër në sfidën ndaj Real Madridit.

Lidhur me këto fjalë që tha tekniku gjerman u pyet në konferencë Carlo Ancelotti i cili iu përgjigj me shaka pretendimeve të tij.

Lajmi i plotë..

30/04/2024 12:45-Thomas Tuchel zbulon se çfarë i duhet Bayernit për të eliminuar Real Madridin në gjysmëfinale

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka folur rreth mënyrës se si planifikon ai që ekipi i tij t’i qaset ndeshjes ndaj Real Madridit, që do të luhet sot (e martë) me fillim nga ora 21:00.

Për ta ilustruar më mirë planin e tij të lojës, tekniku gjerman mori një shembull mjaft të mirë.

Lajmi i plotë..

30/04/2024 12:15-Haaland dhe dy sulmues të tjerë kanë dështuar në testin e Rudiger në Champions – a do të jetë Kane i radhës?

Antonio Rudiger ka qenë i jashtëzakonshëm për Real Madridin këtë sezon, veçanërisht në Ligën e Kampionëve ku skuadra është në gjysmëfinale.

Gjermani ishte i shkëlqyer që nga fazat e grupeve ku ndaloi supersulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, që të nuhaste portën e Real Madridit në të dy ndeshjet.

Në raundin e 16-të, ishte radha e Benjamin Seskos të vuante nga Rudiger. Sulmuesi i fuqishëm i RB Leipzig u stopua për dy ndeshjet teksa Real Madrid u mbajt për të eliminuar skuadrën gjermane.

Lajmi i plotë..

30/04/2024 11:45-Tri befasi të mëdha te Real Madridi para duelit me Bayernin në Ligën e Kampionëve

Lista e skuadrës së Real Madridit për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Bayern Munich të martën ka tri surpriza të mëdha.

14-herë fituesit e kompeticionit kanë udhëtuar për në Bavari dhe janë në nivelet më të larta pasi në La Liga tashmë thuajse e kanë siguruar titullin.

Lajmi i plotë..

30/04/2024 11:00-Kimmich tregon se si planifikon të ndalojë Viniciusin

Mesfushori i Bayernit, Joshua Kimmich, do të luajë si një mbrojtës i djathtë kur skuadra e tij të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Ajo krijon një përballje mes superyllit gjerman dhe krahut të majtë të pamëshirshëm të Real Madridit, Vinicius Junior.

Lajmi i plotë..

30/04/2024 10:15-Formacioni më i mirë i mundshëm i Real Madridit që mund ta mposhtë Bayernin

Real Madridi do të përballet sot (e martë) me Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zgjedhja e formacionit të duhur fillestar është thelbësor për të sjellë një rezultat pozitiv nga Allianz Arena. Kjo është arsyeja pse përsëritja e formacionit që triumfoi ndaj Manchester City në fillim të këtij muaji duket lëvizja më e mençur.

Lajmi i plotë..

30/04/2024 09:30-Harry Kane me vetëbesim parashikon se sa gola do të shënojë ndaj Real Madridit

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka thënë se ai ka besim të madh dhe shpreson që do të futet në listën e golashënuesve ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi anglez u pyet në një konferencë për shtyp se sa gola mendon ai që do të shënojë para ndeshjes gjysmëfnale me ‘Los Blancos’.

Lajmi i plotë..

30/04/2024 08:45-Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka zbuluar një shqetësim të madh para përballjes me Real Madridin në Ligën e Kampionëve. 'Los Blancos’ do të udhëtojnë në Gjermani për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (30 prill) ndaj Bayernit.

Dy ndeshjet ndaj ekipit të Carlo Ancelottit do të jenë përcaktuese të aventurës së Tuchel në Munich, teksa gjermani po përgatitet që të largohet gjatë verës.

Pasi humbën titullin në Bundesliga nga Bayer Leverkuseni, suksesi në Evropë është e vetmja mundësi për të fituar një trofe këtë sezon për bavarezët.

Lajmi i plotë..

30/04/2024 08:00-“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Bayern Munich po bëhet gati për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Real Madridin dhe lajmet nga infermieria janë tashmë pozitive.

Trajneri i bavarezëve, Thomas Thucel, në konferencë për media ka zbuluar se Serge Gnabry është kthyer nga dëmtimi dhe do të shënojë ndaj Los Blancos.

Lajmi i plotë..