Afati kalimtar dimëror përfundon sot (31 janar) në disa prej ligave kryesore evropiane. Ashtu siç është bërë tashmë traditë në sezonet e fundit, ora 24:00 do të shënojë momentin e fundit kur klubet duhet ta kompletojnë dokumentacionin, në mënyrë që të zyrtarizohet transferimi (në Angli, Spanjë e Francë).
Gjermanët duhet t’i përfundojnë gjërat në orën 18:00, kurse në Itali, afati do të mbyllet një orë më herët se zakonisht, në orën 23:00.
Turqia dhe Portugalia kanë një ditë shtesë (1 shkurt), ndërsa në Zvicër (15 shkurt), Rusi (24 shkurt), Kinë (28 shkurt) e Norvegji – afati është hapur shumë më gjatë.
Ka përfunduar afati kalimtar i janarit 2017!
Në ligat kryesore evropiane është mbyllur afati kalimtar dimëror i këtij viti. Për transferimet eventuale të rëndësishme që kanë ndodhur në momentet e fundit, do t’ju njoftojmë në vazhdim me lajme të veçanta.
Zyrtare: Wildschut i bashkohet Norwichit
Yanic Wildschut i është bashkuar Norwichit nga Wigan Athletic për një shifër të pa bërë publike, teksa ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë.
Zyrtare: WBA transferon Wilsonin
Marc Wilson ka nënshkruar me West Brom Albion nga Bournemouth, me anë të huazimit deri në fund të sezonit.
Zyrtare: Guedioura te Middlesbrough
Middlesbrough ka nënshkruar me Adlene Guedioura nga Watford për një shifër rreth 3.5 milionë funte me kontratë prej dy vjet e gjysmë.
Zyrtare: Rodrigo Ely, nga Milani te Alaves
Mbrojtësi i Milanit, Rodrigo Ely, i është bashkuar Deportivo Alavesit si huazim deri në fund ët sezonit.
Zyrtare: Kishna transferohet te Lille
Lille ka njoftuar transferimin e 22-vjeçarit holandez, Ricardo Kishna. Futbollisti ka ardhur si huazim me të drejt blerje nga skuadra italiane, Lazio.
Zyrtare: Bielik huazohet nga Arsenali te Birminghami
Me kënaqësi ju njoftojmë se Krystian Bielik është huazuat te Birminghami – thuhet në njoftimin e klubit.
Bielik drejt Birminghamit
Gianfranco Zola ka thënë se Birminghami do ta transferojë Krystian Bielikun nga Arsenali.
“Po, po e sjellim”, ka thënë trajneri rreth transferimit të 19-vjeçarit.
Zyrtare: Limaj kalon te Horn
Mesfushori i talentuar i Përfaqësues së Kosovës në futboll U-21, Vesel Limaj, ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin austriak SV Horn.
Limaj në ekipin austriak ka kaluar nga skuadra gjermane Hamburg.
Talenti i Arsenalit huazohet te Notts County
Notts County e ka huazuar 19-vjeçarin e Arsenalit, Marc Bola, deri në fund të sezonit.
Talenti 18-vjeçar largohet nga Evertoni
Talenti i Evertonit, Steven Kinsella, i është bashkuar Dundalkut deri në fund të sezonit.
Anësori 18-vjeçar, e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në Saint Patrick’s Athletic, ku realizoi 10 paraqite.
Zyrtare: Marshall te Wolves
Wolves ka nënshkruar me Ben Marshall nga Blackburn për një shifër të pa bërë publike, dhe ka lidhur kontratë deri në vitin 2020.
Ake qëndron te Chelsea
Skuadra e Chelseat ka vendosur ta mbaj Nathan Ake, duke mos e pranuar ofertën prej 18 milionë funtesh të Bournemouthit.
Zyrtare: Hull City transferon N’Diayen
Hull City ka nënshkruar me Alfred N’Diaye nga Villarreal me huazim deri në fund të sezonit.
Deslandes nënshkruan për Bury
Bury e ka transferuar mbrojtësin e majtë të Wolves, Sylvain Deslandes, si huazim deri në fund të sezonit.
Bundesliga vendos rekord të transferimeve
Pas rekordeve të fitimeve në vitin e 12 radhazi mbi sponsorizimet dhe të drejtat televizive, Bundesliga arrin një tjetër rekord të pashënuar më parë.
Ekipet gjermane të futbollit tejkaluan rekordin e shpenzimeve në afatin dimërore duke shkuar mbi 100 milionë euro blerje, një pjesë të mirë të të cilëve ishin për baste ende të pafituar si të rinjtë Leon Bailey dhe Alexander Isak. Detajet…
Ajaxi blen talentin e madh Campos
Ajaxi ka ofruar Neres David Campos nga Sao Paulo për 12 milionë euro.
Ai ka nënshkruar deri më qershor 2021.
Rafa Benitez nuk e transferon Townsendin
Ka dështuar transferimi i Andros Townsend nga Crystal Palace te Newcastle – njofton Sky.
Rafa Benitez shpresonte se do të siguronte shërbimet e mesfushorit, por duket se gjithçka ka dështuar në momentet e fundit.
Zyrtare: Sakho, nga Liverpooli te Crystal Palace
Mbrojtësi i Liverpoolit, Mamadou Sakho, është bashkuar me skuadrën e Crystal Palace me anë të huazimit deri në fund të sezonit.
Green largohet nga Bournemouthi
Jordan Green ka nënshkruar për Leyton Orient duke u larguar nga Bournemouthi në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri