Afati kalimtar dimëror përfundon sot (31 janar) në disa prej ligave kryesore evropiane. Ashtu siç është bërë tashmë traditë në sezonet e fundit, ora 24:00 do të shënojë momentin e fundit kur klubet duhet ta kompletojnë dokumentacionin, në mënyrë që të zyrtarizohet transferimi (në Angli, Spanjë e Francë).

Gjermanët duhet t'i përfundojnë gjërat në orën 18:00, kurse në Itali, afati do të mbyllet një orë më herët se zakonisht, në orën 23:00.


Turqia dhe Portugalia kanë një ditë shtesë (1 shkurt), ndërsa në Zvicër (15 shkurt), Rusi (24 shkurt), Kinë (28 shkurt) e Norvegji - afati është hapur shumë më gjatë.

01/02/2017 00:24-Ka përfunduar afati kalimtar i janarit 2017!

Në ligat kryesore evropiane është mbyllur afati kalimtar dimëror i këtij viti. Për transferimet eventuale të rëndësishme që kanë ndodhur në momentet e fundit, do t’ju njoftojmë në vazhdim me lajme të veçanta.

01/02/2017 00:09-Zyrtare: Wildschut i bashkohet Norwichit

Yanic Wildschut i është bashkuar Norwichit nga Wigan Athletic për një shifër të pa bërë publike, teksa ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë.

wildschut

01/02/2017 00:06-Zyrtare: WBA transferon Wilsonin

Marc Wilson ka nënshkruar me West Brom Albion nga Bournemouth, me anë të huazimit deri në fund të sezonit.

wilson

01/02/2017 00:00-Zyrtare: Guedioura te Middlesbrough

Middlesbrough ka nënshkruar me Adlene Guedioura nga Watford për një shifër rreth 3.5 milionë funte me kontratë prej dy vjet e gjysmë.

Adlène Guedioura

31/01/2017 23:57-Zyrtare: Rodrigo Ely, nga Milani te Alaves

Mbrojtësi i Milanit, Rodrigo Ely, i është bashkuar Deportivo Alavesit si huazim deri në fund ët sezonit.

31/01/2017 23:51-Zyrtare: Kishna transferohet te Lille

Lille ka njoftuar transferimin e 22-vjeçarit holandez, Ricardo Kishna. Futbollisti ka ardhur si huazim me të drejt blerje nga skuadra italiane, Lazio.

kishna

31/01/2017 23:49-Zyrtare: Bielik huazohet nga Arsenali te Birminghami

Me kënaqësi ju njoftojmë se Krystian Bielik është huazuat te Birminghami – thuhet në njoftimin e klubit.

biel

31/01/2017 23:47-Bielik drejt Birminghamit

Gianfranco Zola ka thënë se Birminghami do ta transferojë Krystian Bielikun nga Arsenali.

“Po, po e sjellim”, ka thënë trajneri rreth transferimit të 19-vjeçarit.

31/01/2017 23:44-Zyrtare: Limaj kalon te Horn

Mesfushori i talentuar i Përfaqësues së Kosovës në futboll U-21, Vesel Limaj, ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin austriak SV Horn.

Limaj në ekipin austriak ka kaluar nga skuadra gjermane Hamburg.

horn 1

31/01/2017 23:39-Talenti i Arsenalit huazohet te Notts County

Notts County e ka huazuar 19-vjeçarin e Arsenalit, Marc Bola, deri në fund të sezonit.

31/01/2017 23:36-Talenti 18-vjeçar largohet nga Evertoni

Talenti i Evertonit, Steven Kinsella, i është bashkuar Dundalkut deri në fund të sezonit.

Anësori 18-vjeçar, e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në Saint Patrick's Athletic, ku realizoi 10 paraqite.

31/01/2017 23:35-Zyrtare: Marshall te Wolves

Wolves ka nënshkruar me Ben Marshall nga Blackburn për një shifër të pa bërë publike, dhe ka lidhur kontratë deri në vitin 2020.

marshall

31/01/2017 23:25-Ake qëndron te Chelsea

Skuadra e Chelseat ka vendosur ta mbaj Nathan Ake, duke mos e pranuar ofertën prej 18 milionë funtesh të Bournemouthit.

ake1

31/01/2017 23:21-Zyrtare: Hull City transferon N'Diayen

Hull City ka nënshkruar me Alfred N'Diaye nga Villarreal me huazim deri në fund të sezonit.

NDiaye

31/01/2017 23:20-Deslandes nënshkruan për Bury

Bury e ka transferuar mbrojtësin e majtë të Wolves, Sylvain Deslandes, si huazim deri në fund të sezonit.

31/01/2017 23:16-Bundesliga vendos rekord të transferimeve

Pas rekordeve të fitimeve në vitin e 12 radhazi mbi sponsorizimet dhe të drejtat televizive, Bundesliga arrin një tjetër rekord të pashënuar më parë.

Ekipet gjermane të futbollit tejkaluan rekordin e shpenzimeve në afatin dimërore duke shkuar mbi 100 milionë euro blerje, një pjesë të mirë të të cilëve ishin për baste ende të pafituar si të rinjtë Leon Bailey dhe Alexander Isak. Detajet...

Bundesliga

31/01/2017 23:14-Ajaxi blen talentin e madh Campos

Ajaxi ka ofruar Neres David Campos nga Sao Paulo për 12 milionë euro.

Ai ka nënshkruar deri më qershor 2021.

campos

31/01/2017 23:13-Rafa Benitez nuk e transferon Townsendin

Ka dështuar transferimi i Andros Townsend nga Crystal Palace te Newcastle - njofton Sky.

Rafa Benitez shpresonte se do të siguronte shërbimet e mesfushorit, por duket se gjithçka ka dështuar në momentet e fundit.

31/01/2017 23:11-Zyrtare: Sakho, nga Liverpooli te Crystal Palace

Mbrojtësi i Liverpoolit, Mamadou Sakho, është bashkuar me skuadrën e Crystal Palace me anë të huazimit deri në fund të sezonit.

sakho 1

31/01/2017 23:09-Green largohet nga Bournemouthi

Jordan Green ka nënshkruar për Leyton Orient duke u larguar nga Bournemouthi në formë huazimi deri në fund të sezonit.

31/01/2017 23:08-Zyrtare: Wague te Leicester City

Molla Wague është bashkuar me Leicester Cityn nga Udinese, me anë të huazimit deri në fund të sezonit.

wague

31/01/2017 23:05-Zyrtare: Gabbiadini transferohet te Southamptoni

Southampton ka nënshkruar me sulmuesin italian, Manolo Gabbiadini nga Napoli për një shifër rreth 17 milionë funte.

gabbiadini 2

31/01/2017 22:51-Zyrtare: Bournemouth transferon portierin Ramsdale

Bournemouth ka nënshkruar me portierin Aaron Ramsdale nga Sheffield United. Shifra nuk bëhet e ditur, teksa kontrata vlen për katër vite e gjysmë.

ramsdale

31/01/2017 22:49-Zyrtare: Ayew transferohet te Swensea

Jordan Ayew vjen nga Aston Villa si pjesë e shkëmbimit me Neil Taylor, i cili ka kaluar te Villa.

ayew

31/01/2017 22:47-Zyrtare: Morrison te QPR

Queens Park Rangers ka nënshkruar me Ravel Morrison nga Lazio, i cili ka ardhur me huazim deri në fund të sezonit.

morrison

31/01/2017 22:28-Zyrtare: Krul nënshkruan me AZ Alkmaar

Tim Krul është bashkuar me AZ Alkmaar me huazim nga Newcastle.

krul

31/01/2017 22:28-Dy transferime për Sassuolon

Gianluca Scamacca është transferuar te Sassuolo nga PSV, derisa Emanuele Terranova është larguar drejt Frosinonen. Të dy transferimet janë të përhershme.

31/01/2017 22:25-Zyrtare: Orellana te Valencia

Fabian Orellana ka nënshkruar me Valencian nga Celta Vigo.

orellana

31/01/2017 22:23-Verratti do të kthehet në Serie A, por nuk dihet kur

“Nuk ka dyshim se ai do të kthehet në Itali për të luajtur në Serie A, por nuk e di se kur”, ka thënë agjenti i Marco Verrattit për Premium Sport.

Klubet kryesore italiane janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit.

31/01/2017 22:21-Juve ka marrëveshje me 18-vjeçarin e Atalantas

Sky raporton se Juventusi ka marrëveshje për talentin e Atalantas, Fabio Castellano. Ai është 18 vjeçar dhe aktualisht i është i huazuar te Pro Vercelli.

31/01/2017 22:19-Napoli transferon një mbrojtës

Napoli e ka transferuar mbrojtësin e ri, Andrew Delly Marie Sainte, nga Prato.

Nga ana tjetër, mediat italiane thonë se Ghoulam, Hysaj dhe Insigne mund të largohen në verë.

31/01/2017 21:59-Edhe një transferim nga Sampdoria

Sampdoria e ka transferuar Valerio Verren nga Pescara, por ai do të qëndrojë te klubi i deritashëm si huazim deri në fund të sezonit.

31/01/2017 21:49-Zyrtare: Gapke te Chievo

Chievo e ka zyrtarizuar kalimin e sulmuesit të Genoas, Serge Gakpe.

Ai ka ardhur si huazim me të drejtë blerje.

gapkk

31/01/2017 21:43-Zyrtare: LA Galaxy nënshkruan me Alessandrinin

LA Galaxy ka nënshkruar me mesfushorin francez, Romain Alessandrini nga Olympique de Marseille. Francezi ka nënshkruar për tri vite dhe ka kushtuar tre milionë euro.

alessandrini

31/01/2017 21:40-Zyrtare: Burnley transferon Bradyn

Burnley ka nënshkruar me Robbie Brady nga Norwich, për një shifër prej 7 milionë funteve, shifër kjo që llogaritet si rekord i klubit.

brady

31/01/2017 21:31-Atalanta liron Carmonan

Atalanta e ka liruar nga obligimet kontraktuale Carlos Carmonan. Ai pritet të shkojë në Argjentinë.

31/01/2017 21:29-Honda refuzon Hullin, për të interesohet Lazio

Keisuke Honda e ka refuzuar një ofertë port ‘iu bashkuar Hull Cityt dhe ka vendosur të qëndrojë me Milanin deri në fund të sezonit – raporton Gazetta dello Sport.

Nga ana tjetër, Premium Sport bën të ditur se Lazio është duke u interesuar për mesfushorin.

31/01/2017 21:18-Zyrtare: Dijks transferohet te Norwichi

Norwich ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Ajaxit, Mitchell Dijks, i cili vjen si huazim deri në fund të sezonit 2016/17.

dijks

31/01/2017 21:10-QPR nënshkruan me Pawel Wszolek

Queens Park Rangers e kanë aktivizuar opsionin e tyre për transferimin e sulmuesit polak, Pawel Wszolek.

Wszolek, i cili ishte i huazuar te Hellas Verona, ka qenë mahnitës në pjesën e parë të sezonit, ndërsa i bashkohet QPR deri në verën e vitit 2019.

31/01/2017 21:07-Viv Solomon huazohet te Birminghami

Viv Solomon i është bashkuar Boltonit nga Birmingham City, si huazim deri në fund të sezonit.

31/01/2017 21:04-Fulhami transferon Gohi Cyriac

Fulhami e ka transferuar sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Gohi Cyriac, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Lojtari huazohet nga klubi belg, Oostende, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit.

31/01/2017 21:04-St Gallen ofertë për Emir Lenjani

St Gallen ka bërë ofertë për anësorin e Rennes, Ermir Lenjani, por që është refuzuar.

lenjani i pafat ka mundur t rsquo i sh euml noj marseilles hd

31/01/2017 20:55-Aubameyang do të largohet nga Dortmundi në verë

Pierre Emerick Aubameyang ka thënë për RMC se do të largohet nga Borussia Dortmundi në verë.

Shumë klube janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të BVB.

“Nëse dua të shkoj në një nivel tjetër, duhet të largohem këtë verë. Do t’i shqyrtoj ofertat që do të vijnë dhe ku do të luaj”, ka deklaruar Aubameyang.

31/01/2017 20:27-Ighalo shitet në Kinë

Watfordi e ka konfirmuar shitjen e Odion Ighalos te klubi kinez, Changchun Yatai.

igh

31/01/2017 20:25-Gerson mbetet te Roma

Gerson është përfshirë në skuadrën e Romës për ndeshjen e të mërkurës ndaj Cesenas, pasi që transferimi i tij te Lille dështoi.

31/01/2017 20:10-Zyrtare: Ighalo transferohet te Changchun Yatai

Odion Ighalo është transferuar nga Watfordi në Superligën Kineze te skuadra e Changchun Yatai për një shifër prej 20 milionë funte plus pesë tjera bonuse.

31/01/2017 20:08-Interi e refuzoi ofertën e Chelseat për Candrevan

Këtë pasdite, Chelsea ka bërë ofertë për Antonio Candrevan në vlerë prej 30 milionë eurosh, mirëpo Interi e ka refuzuar atë.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

31/01/2017 19:57-Raiola deklarohet rreth situatës së Donnarummas

“Është e vërtetë se Donnarumma e di se si do të jetë Milani. Tash për tash, ai nuk do të mbetet pa kontratë, ende nuk ka ndodhur. Këto janë drama që nuk ekzistojnë”.

“Milani është një klub i rëndësishëm dhe ata e dinë mirë si të përballen me situata të këtilla”.

“A e do Juve? Pyeteni Marottan, Paraticin dhe Nedvedin", ka deklaruar agjenti Mino Raiola.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

31/01/2017 19:45-Zyrtare: Poulsen rikthehet te Sonderjyske

Simon Poulsen është kthyer te Sonderjyske nga PSV, ku ka nënshkruar marrëveshje për dy vite, teksa shuma e transferimit nuk është publikuar.

poulsen

31/01/2017 19:35-Asgjë të re për Milan Badelj

“Nuk kam pasur kurrfarë kontakti me Romën në këto orët e fundit të afatit kalimtar. Chelsea? E di se ata po e përcjellin djaloshin, por nuk ka asgjë konkrete”, ka deklaruar agjenti.

31/01/2017 19:32-Sampdoria e transferon mbrojtësin e Hajdukut

Sampdoria e ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Hajdukut të Splitit, Lorenco Simic.

simic

31/01/2017 19:25-Torino vendos ta mbajë Maxi Lopezin

Torino e ka refuzuar një ofertë për largimin e Maxi Lopezit dhe duket se klubi ka vendosur t’i besojë atij dhe nuk do të transferojë sulmues tjetër.

31/01/2017 19:22-Zyrtare: Mandron te Wigani

Mikael Mandron i është bashkuar skuadrës së Wigan Athletic nga Eastleigh për një shifër të që nuk është treguar.

mandron

31/01/2017 19:19-Reece Oxford huazohet te Readingu

Readingu e ka konfirmuar huazimin e talentit të West Hamit, Reece Oxford. 18-vjeçari i i është bashkuar ekipit të Jaap Stam deri në fund të sezonit.

31/01/2017 19:17-Bournemouth ofron 18 milionë funte për Ake

Nathan Ake ishte pjesë e Bournemouthit në pjesën vjeshtore të kampionatit, por Chelsea e ktheu në skuadër nga huazimit. Por, tani Bournemouth kërkon blerjen e tij, dhe raportohet se kanë ofruar plot 18 milionë funte për transferimin e tij

ake 1

31/01/2017 19:12-Dembele konfirmon qëndrimin te Celticu

Moussa Dembele u kërkuar me ngulm nga skuadra e Chelseat, por në fund vendosi të qëndroj te Celtic.

31/01/2017 19:03-Zyrtare: El Kaddouri te Empoli

Mesfushori sulmuesi i Napolit, Omar El Kaddouri është zyrtarizuar si lojtar i Empolit.

Ai ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2021.

el kaudri

31/01/2017 18:56-Zyrtare: Reali huazon Silvan te Cruzeiro

Real Madrid ka njoftuar se mesfushori Lucas Silva është ribashkuar me ish-skuadrën e tij, Cruzeiro, me huazim deri më qershor 2018.

silva 2

31/01/2017 18:55-Zyrtare: Ilir Azemi ndërron skuadër

Sulmuesi i Kosovës, Ilir Azemin, nga Greuther Furth është larguar drejt Holstein Kiel në Bundesliga 3.

Skuadra e Furth e ka huazuar te ekipi i ri, për t’i dhënë mundësi të luajë më shumë minuta për të gjetur formën e dikurshme. Detajet...

31/01/2017 18:52-Zyrtare: Sirigu te Osasuna

Skuadra spanjolle, Osasuna, ka konfirmuar marrëveshjen me portierin e PSG-së, Salvatore Sirigu, i cili vjen si huazim deri në fund të sezonit, pa opsion blerje.

sirigu

31/01/2017 18:41-Zyrtare: Benfica nënshkruan me Pereiran

Pedro Pereira ka nënshkruar marrëveshje transferimi me Benfican nga Sampdoria, për një shifër rreth 3 milionë euro.

pereira

31/01/2017 18:40-Cikalleshi prezantohet te Akhisar Belediyespor (Foto)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikaleshi, ka arritur një marrëveshje dhe është prezantuar me skuadrën e Superligën turke, Akhisar Belediyespor.

Me kontratën e re Cikalleshi do të jetë pjesë e Belediyespor deri në qershor të vitit 2017 ku do të përfitojë plot ... Detajet...

cika kryesore

31/01/2017 18:38-Ighalo në Superligën e Kinës

Sulmuesi i Watfordit, Odion Ighalo ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore te skuadra kineze, Changchun Yatai. Zyrtarizimi pritet të bëhet brenda natës, ndërsa shifra e transferimit besohet të jetë 20 milionë funte plus pesë tjerë bonuse.

ighalo

31/01/2017 18:32-Milani ka marrëveshje për Giovanni Simeonen?

Tuttomercatoweb raporton se Milani ka marrëveshje me Genoan për transferimin e Giovanni Simeone. Mirëpo, transferimi mund të ndodhë në verë.

31/01/2017 18:28-Dështimi i kalimit të Gerson te Lille, do të thotë se Donsah nuk shkon te Roma

Sky Italia bën të ditur se Roma është përpjekur ta transferojë lojtarin e Bolognas, Godfred Donsah, mirëpo dështimi i kalimit të Gerson te Lille, do të thotë se Giallorossët nuk do të marrin mesfushor.

31/01/2017 18:25-Zyrtare: Traore te Sporting Gijon

Sporting Gijon ka konfirmuar marrëveshjen e huazimit me sulmuesin e AS Monacos, Lacina Traore, i cili do të luaj deri në fund të sezonit.

31/01/2017 18:24-Sakho afër Crystal Palace?

Karriera e Mamadou Sakhos si lojtar i Liverpoolit mund të përfundojë sonte. Ai mund të kaloje të Crystal Palace.

31/01/2017 18:20-Zyrtare: Altintop transferohet te Darmstadt 98

SV Darmstadt 98 ka nënshkruar me Hamit Altıntop, i cili vjen si transferim i lirë deri në fund të sezonit.

altintop

31/01/2017 18:17-Nantes kompleton transferimin e Heurtaux

Sipas L'Equipe, FC Nantes ka kompletuar transferimin e Thomas Heurtaux. 28-vjeçari vjen te skuadra franceze me huazim të thjesht deri në fund të sezonit.

Heurtaux

31/01/2017 18:12-Ghoulam mund të ndërrojë skuadër shkaku i pagës të ulët, e duan Reali e Bayerni

Fuazi Ghoulam është një nga lojtarët kryesor të Napolit në vitet e fundit.

Ai ka pagë prej 900 mijë eurosh, dhe po kërkohet nga Real Madridi dhe Bayern Munichu. Detajet...

Faouzi Ghoulam Napoli

31/01/2017 18:11-Zyrtare: Hjulsager transferohet te Celta Vigo

Celta Vigo ka nënshkruar marrëveshje transferimi me Andrew Hjulsager nga Brondby, me një kontratë që i lidh deri më 2020.

celta vigo

31/01/2017 18:05-Agjenti: Santon nuk largohet nga Interi!

“Milani nuk i ka kërkuar shërbimet e Santon. Mund ta hedh poshtë transferimin e tij te Milani. Ai do të qëndrojë te Interi”, ka thënë agjenti i Davide Santon, Renzo Contratto.

santon

31/01/2017 18:05-Kasami kërkohet nga Lazio

Mediat italiane raportojnë se Lazio po negocion me mesfushorin shqiptar të Olympiacosit, Pajtim Kasami, i cili aktualisht është i huazuar te Nottingham Forest. Detajet...

kasami 1 e1485882254754

31/01/2017 18:02-Duel mes Interit dhe Unitedit për Griezmannin

Interi do të garojë me Manchester Unitedin për Antoine Griezmann – raportojnë mediat italiane. Ndoshta në verë?

31/01/2017 17:59-Ish-lojtari i Unitedit, drejt Wiganit

Ish-anësori i Manchester Unitedit dhe Newcastle, Gabriel Obertan, është në bisedime me klubin nga Championship, Wigan. Obertan është lojtar i lirë, pasi është liruar nga klubi rus, Anzhi Makhachkala.

31/01/2017 17:54-Benitez i bindur për transferimet

Menaxheri i Newcastle United, Rafa Benitez, beson se do t’i jetësojë planet e tij për këtë afat kalimtar. A do të arrijë ta transferojë Andros Townsendin nga Crystal Palace?

beni 1

31/01/2017 17:52-Zyrtare: Burnley transferon Westwoodin

Burnley ka arritur marrëveshje për transferimin e Ashley Westwood nga Aston Villa, për një shifër rreth 5 milionë funte.

westwood

31/01/2017 17:50-Dy huazime nga Wigani

Wigani ka konfirmuar dy transferime nga Hull City, James Weir (mesfushor) dhe Alex Bruce (mbrojtës). Dy lojtarët do të luajnë te klubi i ri deri në fund të sezonit.

31/01/2017 17:43-Lazio ka nevojë për mesfushor

Nuk ka dyshim se Lazio duhet ta transferojë një mesfushor para mbylljes së afatit të janarit. Biglia, Parolo, Milinkovic dhe Lulic, nuk mjaftojnë kur luan tri herë në javë.

31/01/2017 17:38-Zyrtare: Sinclair te Birminghami

Skuadra e Birminghamit është e entuziazmuar me zyrtarizimin e Jerome Sinclair, i cili vjen si huazim deri në fund të sezonit nga Watford.

sinclair

31/01/2017 17:35-Vinicius te AEK-u

Lazio ka njoftuar se mbrojtësi brazilian i krahut, Vinicius, është shitur te AEK-u i Athinës.

31/01/2017 17:34-Zyrtare: Diks rikthehet te Vitesse

Kevin Diks ka kompletuar rikthimin e tij te Vitesse nga Fiorentina, me huazim deri në fund të sezonit.

kevid diks

31/01/2017 17:33-Juve nuk do të transferojë lojtarë?

Giuseppe Marotta e ka deklaruar të mbyllur afatin kalimtar për Juventusin.

31/01/2017 17:31-Në prag të zyrtarizimit

El Kaddouri te Empoli dhe Gabbiadini te Southamptoni, pritet të zyrtarizohen së shpejti.

31/01/2017 17:29-Në pritje të zyrtarizimit të Jerome Sinclair te Birminghami

Sulmuesi i Watfordit, Jerome Sinclair, i ka kaluar testet mjekësore te Birminghami dhe pritet ta kompletojë huazimin.

31/01/2017 17:25-Kaylen Hinds huazohet nga Stevenage

Stevenage e ka huazuar 18-vjeçarin Kaylen Hinds. Lojtari i Arsenalit do të qëndrojë te klubi i ri deri në fund të sezonit.

31/01/2017 17:15-Chelsea interesohet për Biabianyn

Chelsea mund të futet në garë për anësorin e Interit, Jonathan Biabiany.

28-vjeçari ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në Ligën e Evropës, ndërsa lidhet edhe me një kalim te Palermo.

inter 10

31/01/2017 17:13-Griezmann ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague, thotë se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, akoma nuk ka vendosur se ku do të luajë në edicionin e ardhshëm, por ai dëshiron të kalojë në Ligën Premier.

31/01/2017 17:10-Zyrtare: Pedraza prezantohet te Leeds United

Leeds United ka nënshkruar me Alfonso Pedraza nga Villarreali, në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.

pedraza

31/01/2017 17:08-Zyrtare: Obertan transferohet te Wigani

Skuadra ruse, Anzhi, ka konfirmuar marrëveshjen për lirimin e ish-anësorit të Manchester Unitedit, Gabriel Obertan, i cili transferohet si futbollistë i lirë te skuadra e Wigan Athletic, pjesë e të cilëve do të jetë për 18 muajt e ardhshëm.

obertan

31/01/2017 17:04-Santon drejt Milanit?

Mediat italiane e lidhin mbrojtësin e Interit, Davide Santon, me një kalim te Milani.

Mbrojtësi ka qenë i lidhur me një kalim te Napoli dhe Sunderlandi në verë, por  nuk arriti t’i kryej tekstet mjekësore. Detajet

santon 12

31/01/2017 17:01-Deklarata e Mourinhos për qëndrimin e Ashley Young

“Ai do të qëndrojë, ai është zgjedhur për nesër. Ai do të mbetet me mua deri në fund të sezonit. Gjithçka ka marrë fund për këtë temë”, ka deklaruar Jose Mourinho.

ash 1

31/01/2017 16:57-Zyrtare: Aston Villa ka nënshkruar me Bedeaun

Aston Villa ka transferuar Jacob Bedeau nga Bury për një shifër prej 600,000 funte.

aston villa

31/01/2017 16:55-Steven Caulker kryen tekstet mjekësore te Lokomotiva e Moskës, pritet zyrtarizmi

Ish mbrojtësi i Liverpoolit dhe Tottenhamit gjendet në Moskë, ku ka kryer testet mjekësore.

Pas disa orësh pritet edhe zyrtarizimi i tij në klubin rus. Lokomotiva Moska.

coukuer

31/01/2017 16:54-Leitner te Augsburgu

Lazio e ka shitur mesfushorin gjerman, Moritz Leitner, te klubi i Bundesligas, Augsburg. Shuma e transferimit nuk është bërë e njohur.

lei

31/01/2017 16:53-Ivanovic për teste mjekësore te Zeniti, afër zyrtarizimi

Transferimi i Branislav Ivanovic te Zeniti është afër, pasi ai ka rënë dakord me kushtet e rusëve dhe është vendosur t'i nënshtrohet një mjekësore.

Ivanovic

31/01/2017 16:51-Adil Rami drejt PSG-së

Mbrojtësi i Sevillas, Adil Rami mund të ndërrojë mjedis në ditën e fundit të afatit kalimtar. Ai po kërkohet nga PSG.

RAMI

31/01/2017 16:48-Jack King te Stevenage

Stevenage e ka transferuar mesfushorin e Scunthorpe, Jack King, i cili ka kaluar si lojtar i lirë, ndërsa do të luajë deri në qershor 2018.

31/01/2017 16:46

Mbrojtësi i krahut i Watford, Juan Carlos Paredes, i është bashkuar klubit grek, Olympiakos, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

juan

31/01/2017 16:43-Tom Soares kalon te AFC Wimbledon

Lojtari i Buryt, Tom Soares, i është bashkuar AFC Wimbledonit.

31/01/2017 16:43-Palladino kalon te Genoa

Genoa ka konfirmuar blerjen e Raffaele Palladinos nga Crotone. Ai kishte luajtur edhe në të kaluarën në këtë skuadër në sezonet 2008 -2011, ku nga 66 ndeshje shënoi shtatë gola.

palladino

31/01/2017 16:42

Sampdoria është afër transferimit të Valerio Verres nga Pescara për katër milionë euro plus gjysmë milioni në formë bonusesh.

31/01/2017 16:32-LEXONI MË SHUMË PËR DITËN E FUNDIT TË AFATIT TË JANARIT

2017/01/Tansfers111.png

KLIKONI PËR LAJMET TJERA TË DITËS SË FUNDIT TË AFATIT TË JANARIT

31/01/2017 03:07-Orari i mbylljes së afatit të janarit në disa vende

2017/01/trans.jpg

Gjermani: 18:00
Itali: 23:00
Angli: 24:00
Uells: 24:00
Spanjë:24:00
Francë: 24:00
Holandë: 24:00
Skoci: 13:00 (1 shkurt)
Portugali: 1 shkurt
Maqedoni: 11 shkurt
Kroaci: 15 shkurt
Zvicër: 15 shkurt
Irlandë: 22 shkurt
Rusi: 24 shkurt
Sllovaki: 28 shkurt
Kinë: 28 shkurt
Poloni: 28 shkurt
Ukrainë: 2 mars
Norvegji: 31 mars
Suedi: 31 mars