Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda ka theksuar nevojën për një prani të shtuar të NATO-s në kufirin lindor të aleancës, në kohën e konfliktit të vazhdueshëm të Rusisë me Ukrainën.
Gjatë një takimi me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier në Vilnius më 30 maj, Nauseda theksoi rëndësinë e forcimit të aleancës në këtë rajon.
Ai bëri thirrje për krijimin e sistemeve të fuqishme të mbrojtjes ajrore dhe raketore, si dhe një vendosje më të madhe të forcave aleate.
“Kjo është një vijë e frontit që duhet të jetë shumë e fortë. Ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore dhe raketore dhe një prani më të madhe të forcave aleate në rajon”, tha ai.
Nauseda theksoi gjithashtu rolin e domosdoshëm të angazhimit të qëndrueshëm të Gjermanisë ndaj sigurisë së Lituanisë, i cili është vendimtar për ruajtjen e të gjithë krahut lindor të NATO-s.
Aktualisht, një njësi luftarake e NATO-s në Lituani, e udhëhequr nga Gjermania, përbëhet nga 760 ushtarë gjermanë.
Lituania është mbështetëse e fortë e Ukrainës dhe kundërshton pushtimin e saj nga Rusia.
Parlamenti lituanez miratoi muajin e kaluar një rezolutë, e cila propozon që Ukrainës t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO gjatë samitit të aleancës që do të mbahet në korrik, në këtë shtet.
Nga 141 deputetë të parlamentit, 129 morën pjesë në votim dhe të gjithë e votuan pro rezolutës.
“Ne besojmë se Ukraina do të kontribuojë në sigurinë tonë dhe do ta bëjë NATO-n më të fortë”, tha kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, Zygimantas Pavilionis.
Samiti i ardhshëm i NATO-s është planifikuar të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.
Në shkurt, Ukraina tha se shpreson të marrë ftesën për anëtarësim në NATO në fillim të kësaj vere.
Më 30 shtator të vitit të kaluar, Ukraina ka dorëzuar kërkesën për aplikim për anëtarësim në NATO përmes procedurës së përshpejtuar.
Në ditën e aplikimit, sekretarit i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kur u pyet për ofertën e Ukrainës në NATO tha se “çdo demokraci në Evropë ka të drejtë të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe aleatët e NATO-s e respektojnë këtë të drejtë. Dhe, ne kemi deklaruar vazhdimisht se dera e NATO-s mbetet e hapur”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës