Lista Serbe ende nuk ka vendosur se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës në rast se Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi sillet në legjislativ për t’u ratifikuar.
Igor Simiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhe zëdhënës i këtij subjekti, thotë se çështja e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje nuk paraqet ndonjë prioritet për këtë subjekt politik parlamentar, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës.
Deri më tash, sipas tij, lidhur me këtë çështje nuk ka pasur fare konsultime me subjektet tjera, të cilat janë partnere në koalicionin qeverisës.
“Nuk do të mund të jepja, në këtë moment, sqarime lidhur me këtë çështje. Demarkacioni si çështje nuk është në kreun e prioriteteve, kur bëhet fjalë për punën e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës. Kur bëhet fjalë për obligimet, të cilat Kosova i ka marrë në raport me bashkësinë ndërkombëtare, për ne prioritet është formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Për demarkacionin ne nuk kemi biseduar as me partnerët e koalicionit në periudhën e kaluar. Por, e dimë që brenda korpusit politik të përfaqësuesve shqiptarë, jo vetëm ndërmjet opozitës dhe pushtetit, por edhe brenda vet pushtetit, ekzistojnë mendime të ndryshme”, thotë Simiq.
Ai shton se pavarësisht që për Listën Serbe formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, është kulmi i prioriteteve të këtij subjekti, megjithatë, nuk do ta ndërlidhë në asnjë mënyrë me çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe votat e këtij subjekti për ose kundër këtij ratifikimi.
“Nuk do të tregtojmë në atë mënyrë. Kur kemi hyrë në formimin e kësaj qeverie, në mënyrë të qartë e kemi paraqitur qëndrimin se nuk do t’i bëjmë shantazh askujt. Do të luftojmë për interesat e serbëve, por nuk do ta shantazhojmë askënd. Formimi i Bashkësisë së komunave serbe është obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe ne jemi këtu t’ia përkujtojmë këtë dhe të përpiqemi që kjo të vijë sa më shpejt në rend dite. Nuk do të lejojmë që kjo të jetë pjesë e tregtimit, Demarkacioni për Bashkësinë e komunave serb apo të ngjashme”, thekson Simiq.
Sipas tij, Lista Serbe do ta bëjë të qartë vendimin e saj lidhur me votimin për ose kundër ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi atëherë kur kjo çështje do të futet në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës.
“Të mos flasim paraprakisht, sepse kjo bie në nivelin e spekulimeve. Kur të vijë në Kuvend, Lista Serbe do shprehë në mënyrë të qartë qëndrimin e saj”, shprehet Simiq.
Për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e cila është marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën, nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili ka 120 ulëse.
Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për Kosovën, nëse do të arrijë të zë afatin e fundit për t’u përfshirë në agjendën evropiane, duke ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kriteri i fundit i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës