Përveç bojkotit të seancave të Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe nuk po përfill edhe në komisionin që u dedikohet komuniteteve. Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili është edhe kryesues i Komisionit Parlamentar për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, nuk ka qëndruar deri në fund të mbledhjes së këtij komisioni, gjatë ditës së sotme.
Simiq pas përgjigjeve të marra nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në lidhje me numrin e policëve të pranuar të komunitetet serb, ka lënë komisionin, nën kryesimin e nënkryetarit, Xhelal Sveçla. Për çka u kritikua nga anëtarja e komisionit, Emilija Redzepi.
Sipas nënkryetarit të këtij komisioni, e po ashtu edhe deputetit të VV’së, kjo sjellje e Listës Serbe është e papranueshme, duke përmendur kështu edhe bojkotimet e kësaj partie në seancat e Kuvendit të Kosovës.
“Është bërë qesharake pozita e Listës Srpska, e cila kur donë vjen në Kuvend, mban takime, kur donë nuk vjen. Tash ka disa muaj që ata thonë që e bojkotojnë punën e institucioneve, a në të vërtetë vijnë edhe udhëheqin edhe komisione…. Nuk e shoh në rregull, meqenëse ju keni marrë një kërkesë për të raportuar për një çështje specifike, debati duhet të mbahet për çështje komplet e jo të tjera, dhe debati të tentohet që të devijohet kuptimi i këtij takimi, nuk k asgjë të keqe me u zgjeru, por shumë më në rregull është me kërku një takim të ri me ju, me ardh ju para komisionit, kur ne paraprakisht ju njoftojmë për çështje që na interesojnë”, tha ai.
Në komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka treguar se në konkursin e Policisë Kosovës, kishin aplikuar mbi 17 mijë persona, ku nga këta kishte edhe pjesëtarë të komuniteteve.
“Aplikues në konkursin e fundit kemi pasur 92,30 për qind aplikues nga komuniteti shqiptarë, 4,91 për qind aplikues nga komuniteti serb, 0,57 për qind aplikues nga komuniteti turk, 1,11 për qind aplikues nga komuniteti boshnjak, 0,19 për qind aplikues nga komuniteti rom, 0,36 për qind aplikues nga komuniteti ashkali, 0,33 për qind aplikues nga komuniteti egjiptianë, 0,15 për qind aplikues nga komuniteti goran, 0,07 për qind aplikues të tjerë…Nga numri i përgjithshëm prej 17 mijë e ca të aplikuesve, në testin me shkrim kanë kaluar në përgjithësi 3847”, ka thënë ai.
Këto shifra sipas Igor Simiqit janë paushall, e jo zyrtare. I njëjti ka folur edhe për sulmet e drejtuara në institucionet fetare, siç ka përmendur ai.
“Mua më intereson si përfaqësues i komunitetit serb, në bazë të raportit zyrtar të stejt departamentit në periudhën e vitit të kaluar ka pasur 100 sulme ndaj serbëve, kishave ortodokse serbe dhe pasuritë e tyre. Dhe dy herat e kaluara kur kanë ardhur ministrat unë kam pyetur nëse ekziston ndonjë plan i policisë që të parandalohet kjo. E di se askush askujt nuk mund t’i garantoj siguri absolute, por unë dëshiroj të di nëse institucionet janë duke bërë punën e tyre në kuptimin që kjo të parandalohet dhe të mos përsëritet. Sepse kam informacione jo zyrtare sipas të cilave nga këto 100 sulme vetëm në pesë raste policia ka të dyshuar që është 5 për qind. Do të thotë mua vetëm kjo më intereson dhe nuk dua të ju shqetësoj më shumë, nëse keni këtë të dhënë se cili është plani I policisë për këtë cështje në mënyrë që most ë ngriten tensionet”, ka thënë ai.
Por me këtë deklaratë nuk u pajtua drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
“Kryesues i nderuar nuk është e vërtetë fare, abstolutisht kurrë numri i rasteve që ka ndodhë që i përmendet, nuk e di ku i ke marrë këto statistika, numri nuk është i vërtetë fare, numri i statistikave që është po ua jap zyrtare, për vitin 2018 në të gjitha objektet fetare është 87 .Të ndara në bazë të komuniteteve fetare është….. ndaj objekteve religjioze fetare është 56 raste, ndaj objekteve të religjionit ortodoks është 21 raste, ndaj objekteve të fesë katolike është gjashë raste, dhe objekte të tjera janë katër raste apo 4,60 për qind”, ka thënë ai.
Të pakënaqur me këtë konkurs të Policisë së Kosovës, janë shprehur edhe deputetët e komuniteteve tjera.
Sipas Veton Berishës nga Partia Liberale Egjiptiane, komuniteti egjiptian dhe ashkali është përjashtuar nga konkursi, ani pse të njëjtit kanë aplikuar.
“ Që nga hapja e konkursit komuniteti egjiptian dhe ashkali, e kemi pranuar që ka qenë teknikisht por jemi ndjerë të ofenduar, ka qenë i përjashtuar prej konkursit të Policisë, nuk është përfshirë. Kanë qenë kroat në listën tuaj, kanë qenë qerkezët, por kanë munguar egjiptianët dhe kanë munguar ashkalitë. ..Zyra ligjore është dashur të dijë që ekzistojnë komunitetet tjera. Dhe në start ne kemi pasur një mohim të mundësisë për me apliku”, ka thënë Berisha.
Këtë konkurs e ka kritikuar edhe Demush Ademi nga Nisma SocialDemokrate.
E ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa Mustafa tha se ka raport të mirë me deputetët e komuniteteve në Kosovë, duke thënë se ka autorizuar zyrën ligjore, ku në rastet e aplikimeve të lejohet diskriminimi pozitiv për komunitetet, të cilët nuk dijnë gjuhët zyrtare në Kosovë, shqipe dhe atë serbe. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi