Klubi i basketbollit i Prishtinës po vazhdojnë t'i largohen lojtarët nga radhët e veta.

Deri më tani është konfirmuar se janë larguar Dardan Berishës, Drilon Hajrizit dhe Andrew Lawrence.


Sipas KTV-së, edhe qendra e përfaqësueses së sonë, Lis Shoshi është larguar prej kampionëve të Kosovës.

sosss e1513365158778

Shoshi ishte një ndër lojtarët më të dalluar te bardhekaltërit gjatë kohës sa bënte pjesë klubi në garat e Champions League dhe FIBA Europe Cup.

Mësohet se basketbollisti do të vazhdojë karrierën jashtë Kosovës, ku është në bisedime me disa skuadra.

Ndryshe, Shoshi ishte pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës për eliminatoret e botërorit Kina 2019. /Telegrafi/

telegrafi sport app