Fitim Thaqi - personi që kishte sulmuar gazetarin Vehbi Kajtazi - është liruar nga paraburgimi.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, avokati i tij, Gazmend Halilaj.


Prokuroria kishte kërkuar vazhdim të paraburgimit, mirëpo pala mbrojtëse ka kundërshtuar.

Thaqit fillimisht iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata themelore në periudhë njëmujore.